Pasi qe e shkaterroi LDK-ne e linjes politike te dr.Ibrahim Rugoves, Isa Mustafa dha doreheqje nga kryetari i partisë dikur me te madhe ne Kosove.Mustafa dha doreheqje shume te vonuar , nuk dha kur ishte koha per te dhene doreheqje per gabimet e shumta ne drjetimin e LDK-se. Mustafa dha doreheqje kur e kreu misionin për rrenimin e LDK-se, se bashku me argatet e tij mbrenda dhe jashte ketij subjekti politike.E luajti lojen ne menyren me perfide dhe dinake te mudshme prej komunisti te rryer, per ta qite pertoke nje parti e cila e kishte barren kryesore te shtetndertimit sa ishte gjalle Rugova.Vete menyra së si u ngjitë në krye të LDK-së më puq ndaj Sejdiut , ishte treguesi së ai ngadalë kur të forcon pozitën në parti, edhe do të fillon lojen e ndyre politike per ta qitur prej sistemi LDK –ne. Qysh nga humbja e Prishtines në zgjedhjet locale , LDK-ja e mori tatepjeten politike. Mustafa nuk e pa te arsyeshme doreheqjën së ende sipas tij LDK, ishte e fortë dhe ate duhet dobësuar deri në zhbërje.E rrezojë së bashku më Thaqin qeverinë e mirë Kurti, siq thotë populli bigajri hak, por natyrisht së qellimi ishte krejt tjeter. Qëllimi ishte ta zhben koalicionin qeverisës për ta irituar elektoratin edhe më shumë , që kur të vjen koha , LDK të marr goditje finale nën brez Prishja e koalicionit gjithashtu ishte rasti më I mirë që LDK të dobësohet, të liget në strukturë dhe të pëson humbje katastrofale më vetëm 13 përqind ne zgjedhjet 14 shkurtit. Kjo shifer baksuze flet për hilet e mëdha që ju ban subjektit të themeluesit të saj, Ibrahim Rugovës.Pse ekziston dyshimi I bazuar besoj të shumica që Mustafa e kishte mision rrenimin e LDK-së? Mustafa kurrë sa ka qenë gjallë Rugova nuk ka qenë në strukturat e larta të LDK-së. Ishte shef I financave në Qeverinë Bukoshi, një tjetri satrapi të LDK-së, të cilët shumë e urryen Rugovës dhe LDK-në.Dihet së sa e kan ndihmuar Rugovën gjatë okupimit, pak ose hiq. Qe të dytë , Mustafa dhe Bukoshi koketuan gjatë gjithë kohës më njerezit të cilët e kan urryer Rugovën dhe LDK e tij.Qeveria Bukoshi destinoj mjete atje ku nuk ishte I thirrur.Këta ishin dhe janë nder fajtoret kryesor te gjendjës së krijuar politike gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj. Sa eshte e vlefshme doreheqja e Mustafës për LDK-në?Ne këtë situatë kur ky subjekt politike doli e treta duke pësuar dëbakël, kjo doreheqje pak gje do ti ndihmon në rehabilitimin politik të saj.Topi është kthyer në anën e kundërt dhe shumë veshitirë do të jetë , kushdo që e zevendëson Mustafën të bën edhe për një kohë të gjatë apo edhe kurre kthimin e saj në pozitën që kishte. Po thuaj e gjithë struktura e lartë por edhe degët e saja janë njerez të Mustafës, dhe kjo I ngjan thenjës “ Zbritja e Kurtës dhe ngjitja e Murtës”. Duhet të hiqen komplet këto struktura servile të Isa Musfatës , e tek atëherë të flasim për reformat e nevojshme. Flitet në opinion së jo Kujtimi , e jo tjetri duhet të vijne në postin e të parit të LDK-së. Unë e theksova edhe më lartë së e gjithë struktura e LDK ,janë përkrahës në një mënyrë apo tjetër të liderit të dorëqur , Isa Mustafa. Vdekja e Rugovës la zbrazëtirë të madhe në LDK, dhe kjo reflektojë në vazhdim së nuk pati zëvëndësues të denjë. Zatën partitë lideriste më vdekjen e liderit edhe bien nga skena politike.Kështu ka ndodhur pë partinë e Izetebegoviqit në Bosnje dhe më partinë e Tugjmanit në Kroaci.