Më shklitën këmbët rrugës’historisë,

As vet se di – orëligën – s’e matēm!

Uratën as bekimin ogur s’e patëm

S’ia gjeta rrënjën katrore maturisë.

 

Kupën e Odinit e theva mirë e mirë!

Një poet hardallisht tinës më qeshi,

Vargun e pa shkruar ta thotë deshi,

Ballit djersët – sumbllash i djersirë…

 

Mos u nis mos u nis gjetheshkundur,

Mos druaj nga ugurzezat si shtriga

Po u nise mos u kthe as nga friga,as

Nga grabofçat ecin me maska tundur.

 

Mos u nis mos u nis edhe pa zjarrin,

Dushmani kur të sulet me rreptësi –

Para tij mbëltoi vjollcat për liri,sepse

Rrugës s’nisur eshtrat janë’n barin.

 

Po u nise mos u kthe ende i pashkuar,

Rruga ka pusira – mos ke tutë as frikë!

Radari i zemrës larg e heton çdo pritë;

Dyluftime e fitore ndodhin pa menduar.

 

Sa bukur u nise, i vlerëshmi udhëtar,

Nisja është një lindjesim i përtrirë,dhe

Pa buk’e ujë n’cak duhet për t’arrirë,

Kapto shtigje zgjidh detyrën shtegtar.

 

Nisja asnjëherë nuk është e gabuar,e

Kthehu me guxim me të ardhmen, E

bardha, e kaltra s’e marrin t’galmen,

E kuqja me të zezën rrin zbukuruar.