Nga Agron Shabani

Konistenca akute, kronike ose permanente, për t’i dukur ose imponuar gjithëmonë i madh (i pari) në skenën, mozaikun ose panoramën e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, informative, institucionale, parlamentore, politike ose diplomatike të Kosovës, pa potencën, kredencën, kadencën, prezencën, korpulencën, vlerat, parimët, postulatët, atributët dhe prerogativët paraprake në domenin ose kontekstin e njohur intelektual, intelegjent, profesional, trupor (organik), mental (psikologjik) dhe kështu me radhë: Jo vetëm që të bëjnë qesharak (tragjikomik), inkoshient ose dekadent në sytë e opinionit të brendshëm dhe atij të jashtëm, por edhe rob ose recidivist të iluzionëve ose fiksionëve të sëmuara autoritare, totalitariste, karieriste, profeteriste, mentale ose psikologjike, nga kthetërat e të cilave, nuk mund të lirohësh (çlirohësh) edhe pse je viktimë ose pëng i tyre.

“Ti je me i mençuri, me i dituri, me trimi, me meritori, me i pëgatituri etj…!”, mos i bësoni kurrë këtij “komplimenti”. Të ngjanë në stisje ose kamuflazhë të armiqve ose lajkatarëve.

Morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula  kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive. E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk duhen. Pa i harruar këtu edhe mirëshëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit së bashku me familjen, karirën, profesionin, standardin ose kualitetin e njohur jetësor, intelegjencën e brendshme shpirtërore ose emocionale, stabilitetin e preferuar psikofizik, psikosocial, modelin pesëfaktorial dhe të ngjajshme, në kuadrin e faktorëve të tjerë determinant ose paradigmatik.

“Në mes Fjalës së Zotit, natyrès, vullnetit dhe vetëdijes sonë individuale dhe kolektive, duhet të ngrisim ose ndërtojmë një ujdi jetësore, qiellore dhe tokësore.”(Madeline Dalbrell)

Ndryshe nga kjo, sipas filozofisë kristiane, sytë dhe fytyra e njeriut janë pjesët më ekspresive dhe specifike në trupin ose organizmin e tij. Kjo për faktin se në sytë dhe fytyrën e njeriut, nganjëherë shfaqen ose manifestohen gëzimi, kënaqësja dhe lumturia e tij objektive dhe subjejtive, nganjëherë tjetër hidhërimi, dëshprimi, trishtimi, frika, urrejtja, xhelozia, stresi, mërzia, tensioni, depresioni etj. “Sytë dhe fytyra e njeriut, janë të bukur, sepse përmes tyre shihet shpirti, dhe shipirti i njeriut është i dashur, i bukur dhe aq thellë, sepse përmes tij shihet Zoti. (Immanuel Kant)

Ndaj, fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë, si dhe kur pandeh se arsimi, shkenca, edukata, kultura, politika, diplomacia, populli (kombi), shteti, pushteti, liria (çlirimi), pavarësia dhe gjithëçka tjetër, nisin ose fillojnë nga ai ose prej tij, gjegjësisht nga egoja ose libidoja e tij polare, të mbushura ose stërngarkuara me “forcë” ose “enërgji” të madhe egocentrike ose narcisoide. Natyrisht se kjo mund të quhet edhe egopati, egomani, apo “shizofreni (skizofreni) e butë” ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin.

Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhën poligon ose ‘arenë e gladiatorëve” të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetësh ose simbolësh instiktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndërrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar nè Kosovë.

Sidomos atëherë kur në emër të empatisë, simpatisë dhe një idolatrie inflatore dhe inflamatore ndaj SHBA-s, Izraelit, apo dikujt tjetër, përbuzën, shpërfillën, injorohën ose nënçmohen Gjermania, Franca, Italia, Natoja, UE-s, OKB-s, Rusia, Palestina ose krejt bota arabe ose muslimane dhe kështu me radhë.

Bota ose civilizimi ynë në esencën ose substancën e tyre ndodhën të ngritur dhe projektuar në diversitete të ndryshme dhe polaritet. Duke i nënkuptuar këtu edhe strukturën diskursive ose aksiologjike të dialogut (diskutimit), koperimit dhe bashkëpunimit bilateral, multilateral etj.

Politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave ose diskrepancave të ndryshme politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj. Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste sè bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike. Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve. Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme, politika e jashtme ose diplomacia, duhet tè jenë globale ose universale, të ngritura, projektuara dhe mbështetura në ndërkohëve në ngritjen ose ndërtimin e një etike dhe filozofie globale, universale dhe humaniste në domenin ose kontekstin e një narrativi, gjakimi dhe vizioni të njohur për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.

K. Manheim në veprën e tij me titull “Ideologjia dhe Utopia”(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?!

U mor vesh se politologjia dhe filozofia e sotme politike, i kanë përjashtuar ose hudhur poshtë, si të tejkaluara, reaksionare dhe anakronike, idetë ode teoritë e ndryshme klasike, proteksioniste, paternaliste, elitare, egalitare, megalomane ose hegjemoniste sipas të të cilave: “shtetèt ose kombet e mëdha dhe me të kualifikuara, duhet të jenë gjithëmonë të fuqishme ushtarakisht, ekonomikisht, teknologjikisht dhe në çdo formë tjetër, për të pasur prezente dhe gjithèmonë aktive fuqinë e tyre ushtarake (luftarake) politike, ekonomike, industriale (teknologjike), ose dominante dhe ekskluziviste”!

Ndaj, politika e jashtme ose diplomacia kosovare, duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të re konstruktive dhe pragmatike të marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare. E jo duke qenë gjithëmonë epigone ose recidiviste e një politike ose diplomacie unilaterale ose monologjike (bla-bla-bla ose tra-la-la!) në favor të SHBA-a, edhe atëherë kur është kundër ose në kolizion dhe disproporcion të thellë me interesat strategjike, gjeopolitike, ekonomike, konjukturale, nomenklaturale dhe të tjera të UE-s, Natos, OKB-s dhe kështu me radhë. Duke i ngjarë kështu politikës ose diplomacisë së beduinëve, gjegjësisht, emirëve, sulltanëve ose sheikëve të pasur (të shantazhuar, inkriminuar dhe korruptuar deri në fytë) nga gjiri (golfi) i njohur persiko-arabik, që penetrojnë ose frekuentojnë (si në “sfilatë mode”) me erë nafte dhe benzine, sallonëve ose kancelarive të ndryshme amerikane, europiane, ruse etj., pa ditur, menduar as reflektuar kurrë mbi shkaqët dhe pasojat e politikës dhe diplomacisë së tyre.

U mor vesh se politikani dhe diplomati i sotëm shqiptar ose kosovar, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i “borgjezisë politike” nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një “kauze” ose “ideologjie shtetrore dhe nacionale” që i zhvatet vazhdimisht llupès ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të “aristokracisë së lartë” industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë ose shpèrfaqen edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombtare. Tek ai natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit politik të personit ose individit. Edhe idetë dhe teoritë qèndrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale. Përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit dhe shtetit me pushtetin. Kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan, apo si lider institucional, konsiston në veçantinë e të qenit “misionar” ose ‘demiurg i vetëm’ që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë.., tè bèj çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ai mendon ose aludon se tejkalon detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur “gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenies njerëzore ose politike.”

Ndonëse, politologjia ose shkencat politike, e shohin me dyshim çdo lloj konceptimi të politikës, apo kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike që harron origjinën e vet të korruptuar dhe deligjitimuar tek pabarazia sociale, qytetare dhe politike. Formulimi i një teorie dialektike të kulturës politike dhe jetës materiale ose ekzistencialiste, me mohimin ose negacionin e dallimëve evidente ose ekzistuese, të duket sa absurd, po aq edhe abstrakt. Sidomos aty ku midis stimujve ose motiveve të kritikës së kulturës shtetrore, nacionale, institucionale ose politike, një vend të veçantë zë motivi i gënjeshtrës. Ku edukata dhe kultura politike dhe diplomatike, paraqesin imazhin e një shoqërie njerëzore, qytetare ose politike që nuk ekziston fare. Duke i mbuluar, disajnuar, valorizuar dhe glorifikuar kushtët dhe rrethanat materiale dhe ekzistencialiste. Aty ose atje pra, ku çdo gjë që është humane ose njerëzore, ngritet dhe lartësohet, dhe me veprimin e vet qetësues dhe ngushëllues, kontribuon duke mbajtur në jetë kilikat, strukturat ose nomenklaturat e korruptuara dhe kriminalizuara pushtetmbajëse ose politike në emër të ekzistencës ose mbijetesës individuale dhe kolektive. Dhe, kjo është dogmatike, demagogjike, hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Për kulturën dhe demokracinë amerikane ose perëndimore-sidomos.

Në politikë të lartë ose diplomaci, zëvendësimi aparent dhe transparent i një modeli me një model tjetër, është në të vërtetë recidiv, “revizion” ose një riprodhim i po atyre marrëdhënieve themelore ose elementare që ruajnë sistemin ose regjimin e kaluar autoritar ose totalitarist në tërësinë e tij.

Ndaj, duhet besuar dhe shpresuar se pushteti ose qevëria e re kosovare, mund t’i sherbejnë shoqërisë moderne ose bashkohore në esencën (substancën) dhe tërësinë e tyre. Sidomos në kuptimin e institucionalizimit, rikthimit ose ridefinimit të mendimit politik, shkencorë ose kritiko-metodologjik, për t’u kthyer nè institucion ose instancë të lartë morale, mendore, intelektuale dhe profesionale.  Dhe, jo në një mekanizem ose “institucion”që e redukton, prejudikon, determinon dhe e bën të pamundur puçjen ose inkuadrimin e Akademisë së Shkencave ose elitave të njohura shkencore, intelektuale, intelegjente, politike dhe diplomatike në politikëbërjen e Kosovës.

Nuk shkonë gjithëmonë me bërjen e politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare nga ana e liderëve ose politikanëve-shtet dhe shtetit-parti!

Politika dhe diplomacia bëhën në Akademinë e Shkencave, apo në qarqët dhe elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera.

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative. Dhe, aq më pak për “heronj”, “kalorës” ose “gardian” të ndryshëm “shtetror” ose “nacional” të tipit, modelit ose profilit të njohur partizan, revolucionar ose bolshevik, të cilët, menjëherë e vejnë dorën në brez ose revole, apo e linçojnë, pamundësojnë dhe eliminojnë publikisht ose fizikisht, sapo dëgjojnë dhe mësojnë për emrin dhe mbiemrin e një lideri ose politikani të ri energjikë, intelektual, profesional dhe intelegjent.

Po e ceku ose ritheksoj prap se në kuadër të ‘ritualit’ ose ‘celebrimit të përbashkët’ të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi “vullneti për të jetuar” (wille zum leben). Kështu që “fenomenët” e ndryshme shoqèrore, natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar që është thelbi i jetës dhe botës sonë. Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë. Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e mesipèrme dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, “veritates aeternae” (të vërtetat e përjetshme ose absolute). Sidomos aty dhe atëherë kur vullneti pèr tè sunduar ose qeverisur, bëhet pavetëdije.

“Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak.” tha dikur Talesi.

Zgjohu Kosovë!

ASh