Për një natë të ftohët  

Ibri më bëri thinjosh  

Mbi qyngat e zeçanit  

Dilnin  dihamat e kuajëve  

Mbi pirtit  bien përposhtë  

Kejlushta më mungon  

Nga esulla ,nga  egërsia  

Prej Bajrit nga një breg i fshehtë  

Një minë çorre  

Mblodhi duar këmbë koka e  

Sandale  setra e këpucë  

Se aty ishte treg  

I bashkoi me ujin e Lushtës  

Veç stërpikë gjak sot e atë ditë mbetë  

Ibri më vë dry  

Dhe syza në sy  

Më bënë të ligafët  

Më fëmijëri  pa skaf  

E më minatorë  

Ndezë llampë  

Ndër mote shekullor  

Dhe ne dali zot  

Nuk zhbihem nga kjo tokë ….