Nga një ditë në tjetrën, gjithçka ndryshoi. Me pandeminë, zoom u bënë sallat e reja të mbledhjeve; kuzhinat – call center-ët e rinj dhe kompanive iu desh të riorganizonin ditën e punës.

Salesforce, kompani amerikane me seli në San Francisko në Kaliforni, i ka shndërruar pengesat në mundësi të reja. Tashmë orari tradicional i punës prej 8 orësh në ditë, në pesë ditë në javë, nuk do të zbatohet më. Të paktën në formën me të cilën ishim mësuar.

Udhëzimet e reja të promovuara nga Salesfoce të quajtura “Work from Anyëhere” (Puna nga kudo) u ofrojnë punonjësve tre opsione për të punuar:

Flex – punonjësit do të jenë të pranishëm në zyrë nga një deri në tre ditë në javë për aktivitete të rëndësishme si takimet, prezantimet dhe mbledhjet me kolegët. Salesforce tha se kjo do të jetë mënyra më e përdorur e punës.

Fully Remote – mundësia për të punuar plotësisht nga shtëpia u rezervohet atyre që nuk jetojnë pranë me një nga zyrat e kompanisë apo që mbulojnë role që nuk kërkojnë praninë fizike në punë

Office-based: një grup më i vogël do të punojë në zyrë, për katër ose pesë ditë në javë. Bëhet fjalë për punonjës, roli i të cilëve kërkon praninë të përhershme në zyrë

Ky model i ri, përveç plotësimit të nevojave personale (si për shembull të kujdesesh për fëmijët në shtëpi apo të afërmit e sëmurë) do të krijojë edhe mundësi të reja rritje. Sipas Salesforce, strategjia e re do të shkatërrojë kufizimet gjeografike. Duke mos qenë e nevojshme prania në zyrë, kompania do të mirëpresë talentet e pashfrytëzuara edhe nga komunitete ose qytete të ndryshme, të cilët ishte e pamundur të përfshiheshin në mënyrën tradicionale të punës.

“Punonjësit kanë nevojë për elasticitet për të qenë të suksesshëm – tha Brent Hyder, president & chief people officer i Salesforce. – Dhe, edhe për një zyrë ndryshe”

“Do të ridizenjojmë hapësirat tona të punës. Ditët në tryezën e punës kanë marrë fund. Do të krijojmë më shumë hapësira bashkëpunimi në zyrat tona për të promovuar kontaktet njerëzore, të pazëvendësueshme në distancë “.
Elasticitet, hapësira të reja pune, por duke i dhënë përparësi gjithnjë shëndetit.

“Do të ketë protokolle të reja, si për mirëqenien e atyre që punojnë në shtëpi, si për ata që vijnë në zyrë. Matja e temperaturës në hyrje, gjurmimi i kontakteve, dezinfektimi i rregullt dhe i shpeshtë e shumë të tjera” – deklaroi Brent Hyder.

Me pak fjalë, Salesforce e shikon të ardhmen me një frymë inovative dhe mbi të gjitha duke përkëdhelur burimin e saj më të çmuar: personelin. Mjafton të mendojmë se pikërisht vitin e kaluar propozoi zgjidhjen Work.com. Në fillim të dhjetorit, megjithatë, ajo njoftoi blerjen e Slack, një mjet komunikimi për grupet e punës, thelbësor për të bashkëpunuar në smart working.

Burimi: Forbes