Nga Harry BAJRAKTARI – Nderi i Kombit, Amerikë
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen më 14 shkurt në Kosovë, duhet të nxjerrin një qeveri të qëndrueshme.Në të kundërtën mund do të ndodhë si me qeveritë e kaluara, tëlargohen pa e përfunduar mandatin e plotë të tyre. Zgjedhjet e shpeshta kanë edhe çmim që më së paku i duhen Kosovës nëkëtë fazë të zhvillimit të saj.
Këto zgjedhje, që mbahen vetëm tri ditë para shënimit të 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe gjendjesepidemike, duhet të jenë edhe një motiv më tepër përmirëvajtjen e tyre dhe thellimin e mëtejmë të demokracisëparlamentare.
Qeveria që do të dalë nga vota e lirë e qytetarëve më 14 shkurt, pritet të përballet me shumë probleme të pazgjidhura, sidomos me menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, ndaljen e korrupsionit, reformat në arsim dhe shëndetësi, si dhe me zgjidhjen e problemeve të tjera që Kosova i ka para vetes. Ndërkaq, në pritjeështë liberalizimi i vizava që Kosova edhe pas 13 vitesh tëpavarësisë, nuk arriti ta bindë Bashkësinë Evropiane se i ka plotësuar kushtet në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin lirshëmnë këto vende.
Qeveria dhe parlamenti i ardhshëm duhet të punojnë shumëmë shumë në anëtarsimin e Kosovës në NATO, UNESCO, INTERPOL dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, duke zhvilluar një aktivitet më intensiv për njohje të reja në ato vendeqë ende nuk na kanë njohur deri tash. Dialogu mes Kosovës dheSerbinë duhet të përfundojë sipas letrës së Presidentit të SHBA Joe Biden,dërguar Beogradit me njohje reciproke mes dyvendeve.
Dua të theksoj se njohja e ndërsjellë mes Kosovës dheIzraelit është suksesi më e madh i viteve të fundit në fushën e diplomacisë, e cila lidh marrëdhëniet miqësore-ekonomike me këtë vend të zhvilluar. Kjo arritje nuk do të mund të bëhej pa ndihmën e popullit amerikan dhe ndërhyrjen e PresidentitDonald Trump.
Një sfidë pas konstituimit të parlamentit dhe qeverisë së re, mbetet zgjedhja e presidentit, i cili duhet të marrë detyrën nëprill të këtij viti. Meqenëse, asnjë parti e vetme nuk mund ta bëjëshumicën për zgjedhjen e tij, është i nevojshëm një konsensusmes partive shqiptare në mënyrë që mos të shkohet prapë nëzgjedhje të jashtëzakonshme. Presidenti duhet të jetë një figurë e sprovuar me besim të plotë ndaj qytetarëve.
Zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të kenë frymë demokratike, tëjenë të qeta dhe të ndershme, e jo të përshkohen nga euforia apokeqpërdorimi i votës. Kosova ka shumë sfida përpara, prandaj iduhet një qeveri e shumicës shqiptare që sjell ndryshime realedhe që çon Kosovën në një progres të përgjithshëm. Koha ështëe pamëshirshme, ajo nuk pret.
New York, shkurt 2021