Ekspertë të ushqyerjes së shëndetshme e kanë cilësuar lëngun e mishit si një eliksir magjik për organizmin.
Lëngu i mishit dhe i kockave është shumë i pasur me ushqyes dhe për më tepër përgatitet shumë lehtë në kuzhinë.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, se ky lëng është një nga burimet natyrale më të pasura të kolagjenit, një proteinë kaq e dobishme për të gjithë trupin.
Kolagjeni është i nevojshëm për të mirëmbajtur shtresat e stomakut, për të përmirësuar tretjen dhe parandaluar probleme të rënda shëndetsore.
Për më tepër, xhelatina tek ky lëng përmirëson ekuilibrat e baktereve të mira dhe parandalon çrregullimet autoimunitare.
Lëngu i mishit, ushqimi i rinisë
Kolagjeni që ofron lëngu i mishit përmirëson paraqitjen e lëkurës.
Kjo e fundit është më e hidratuar ndërkohë që kolagjeni shmang rrudhat dhe plakjen e lëkurës.
Gjumë më të mirë
Ekspertët thonë se amino acidet tek lëngu i mishit nxisin prodhimin e hormoneve të gjumit dhe përmirësojnë kujtesën.
Lëngu magjik për kocka të forta
Fosfori, magnezi dhe kalçiumi tek lëngu i mishit janë shumë të dobishme për dendësinë kockore të njeriut.
Nëse vuani nga dhimbjet e kyçeve atëherë duhet të konsumoni më shumë supë me lëng mishi.
Humor më i mirë
Lëngu i mishit rikthen humorin e mirë.
Ai përmirëson ekuilibrat e baktereve të mira në stomak.
Një stomak i shëndetshëm, përkthehet në një gjendje shpirtërore të mirë e të pandikueshme nga stresi.
Kur bakteret e shëndetshme në organizëm janë në ekulibrat e duhur, ato dërgojnë sinjale tek truri duke i thënë që të jetë i lumtur.
Për të marrë një dozë të lartë vlerash nga lëngu i mishit, ju mund të provoni ta konsumoni atë për shtatë ditë të plota.
Një regjim i tillë ushqimor ju ushqen me amino acide, vitamina, minerale, antioksidantë, kolagjen dhe elektrolite.
Si të konsumoni lëngun e mishit në 7 ditë
Regjimi shtatë ditor nis në dy ditët e para duke konsumuar rregullisht ditën e parë nga një gotë me lëng mishi sa herë që të jeni të uritur, dhe shumë ujë.
Dëshira për ushqim do të jetë e madhe por mund t’ia dilni.
Mëngjesin e ditës së dytë niseni duke pirë një gotë me ujë me limon dhe më pas sërish vetëm lëng mishi gjatë gjithë ditës.
Do të kuptoni se ndiheni më energjikë se zakonisht.
Në ditën e tretë, pas ujit me limon, mund të hani mëngjes me vezë, spinaq, lëng mishi dhe fruta. Në drekë mund të konsumoni barishte dhe peshk dhe sërish lëng mishi.
Në darkë, një gotë me lëng mishi bashkë me një sallatë.
Do të flini shumë mirë dhe do të ndiheni të qetë.
Të njëjtin regjim ushqimor si ditën e tretë mund të ndiqni edhe gjatë katër ditëve të tjera të mbetura në vijim.
Një regjim të tillë mund ta ndiqni rreth një herë në dy muaj.
Do të kuptoni që keni më shumë energji, optimizëm dhe gjallëri.
Do të kuptoni gjithashtu se jeni duke bërë një gjumë të mirë dhe nuk jeni më të lodhur.
Disavantazhi i këtij regjimi ushqimor është që ngadalëson metabolizmin dhe e bën të vështirë aktivitetin fizik.
Megjithatë, lëngun e mishit mund ta pini edhe duke e shoqëruar me vakte të plota, të pasura me fruta dhe perime të shëndetshme.