Nga Agron Shabani

Në Gjirin (Golfin) e njohur Persiko-Arabik, thuhet se kanë lindur ose janë zbuluar shkrimi ose alfabeti i parë së bashku me ligjët e para njerëzore (qytetare), politike ose  administrativo-juridike në Antikë. Në Babiloni, Mesopotami, Medi (Përsi), Asiri dhe kështu me radhë. Aty ku Hamurabi, Sargoni, Nebukardenazori, Aka (Akadiani), Baltazari dhe mbretër ose perandor të tjerë, shkruan, hartuan ose formuluan ligje ose kodekse të ndryshme ligjore, adminstrative ose juridike për t’i bindur, nënshtruar ose bërë bashkë grupet ose komunitetët e ndryshme etnike, fetare dhe kulturore të sumerëve, semitëve, urukëve, ugaritëve, akaitëve etj. Aty ku njerëzit, popujt, etnitetët ose komunitetët e ndryshme flisnin ose komunikonin dikur me njeri tjetrin ose me njëra tjetrën me gjuhë dhe dialekte të ndryshme, të pakuptimta, të përziera ose aglutinative para mëse 6OOO vitësh. Aty ku bota arabe ose muslimane, nuk mund të gjejnë paqën dhe qetësinë mes veti dhe me të tjerët. Me SHBA-s ose botën e zhvilluar kristiane ose perëndimore- sidomos.
Amerikanët e vranë në Irak ose Iran gjeneralin e njohur iranian, Kasem (Qazim) Sylejmani . Aty ose atje pra ku Sadam Huseini i Irakut dhe Ajatollah Homeini i Iranit së bashku me mullah-ajatollahët tjerë, dikur i panë “profetët” ose “pejgamerët e tyre” në ëndërr dhe zhvilluan një luftë të përgjakshme dhe shkatërrimtare në mes veti e cila zgjati plot tetë (8) vite rrjesht, dhe ku pati me miliona viktima njerëzore dhe shkatërrime të shumëta materiale, ekonomike, industriale, kulturore, arkitektonike etj. Duke i futur kështu popujt, vendët ose botën islame (muslimane) në luftëra, konflikte ose hasmëri të pafundme fetare, sektare, konceptuale, ideologjike dhe të tjera. E tërë kjo në emër të “sunnës” ose ‘sunnitizmi’ të përfaqësuar asokohe nga Sadam Huseni dhe ‘shiitizmit” të përfaqësuar nga Imam Homeini dhe mullah-ajatollahët e sotëm në Teheran (Iran).
Shkaktarët, faktorët ose indikatorët e ndryshëm determinant dhe paradigmatik në këtë kontekst janë të shumtë dhe të shumëfishtë. Gjenerali i vrarè, Kasem Sylejmani, njihej si ‘hero’ ose ‘ikonè ushtarake’ e Iranit dhe bllokut shiit (shiia) nè rajon, gjegjèsisht si topterrorist ose armiku kryesor i SHBA-s atje.
Në këtë apologji të përgjithshme diskursive, ekskursive ose komparative në vazhdim ( ndoshta? ) sa për ilustrim ia vlen të rikujtohet në sfond e kaluara e bujshme e ‘katërkëndëshit të kulturave dhe civilizimëve të moçme’ të Mesopotamisë, Asirisë Babilonisë dhe Persisë (Medisë) së bashku me armiqsitë ose rivalitetët e kahershme politike, ushtarake, strategjike dhe të tjera në mes SHBA-s dhe Iranit, apo thënë më mirë, në mes Orijenit dhe Oksidentit. Bëhët fjalë mbi Gjirin ose Golfin e njohur Përsiko-Arbabik ku thuhët se ndodhën rezervat ose pasuritë më të mèdha tè naftës dhe benzinës në globin tonë tokësor.
Tregu global së bashku me ligjin e vlerave, kulturave dhe kapitalit botërorë ose ndërkombtar, thonë se njëherë e përgjithëmonë i ka përmbysur ose shkatërruar tendencat dhe fenomenët e njohura skllavopronare,  feudaliste, imperiale ose kolonialiste, duke e bashkuar botën në një njësi (bashkësi) tregtare dhe ekonomike. Por, aty pos tjerash janë edhe problemët, luftërat, konfliktët, antagonizmat, divergjencat dhe diskrepancat e njohura në mes taborrëve ose blloqëve të rivalizuara sektare dhe ideologjike të shiitëve (shiia) dhe sunnitëve (sunni) që datojnë që nga viti i largët 622, gjegjësisht, 651 dhe deri me sot. Si kjo?

Pak histori fetare dhe kulturore nga e kaluara:

Siç dihet, me rastin e Haxhillëkut ( Postit ose Pelegrinazhit) të Tij të njohur nga Meka në Medinë me 15 dhe 16 korrik të vitit 622 ( lëxo: “Anno Higrae” 15 -16 .O7. 622 )-Profeti Muhamet asokohe nepër vende dhe rajone të ndryshme të Lindjes së Afërt, Lindjes së Mesme dhe me largë ishte takuar dhe njoftuar edhe me parimet, premisat, elementët dhe simbolet e ndryshme gnostike, gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, antropokulturore, spirtualiste, sociopsikologjike dhe të tjera të fesë kristiane (kristiane) dhe asaj ebreje ose izraelite në rajon. Për t´i ravijezuar, eksplorur, sistemuar, profilizuar, konvencionalizuar dhe bartur (inkorporuar) parimet dhe premisat e mesipërme të fesë kristiane dhe ebreje ose izraelite me fenë islame ose muslimane krahas librit të shënjtë të Kuranit në kuadrin e “Sunnës” (lëxo: mësimet nga përvoja dhe Interpretimet e njohura fetare, kulturore, humaniste dhe metafilozofike të Profetit Muhamet) të cilat asokohe u konceptuan, akceptuan, përceptuan dhe anticipuan si një një reformë ose renesansë e madhe fetare, etikike, dialektike dhe metaestike në domenin e lartëpërmendur fetarë, sociokulturorë dhe sociopsikologjik të bashkëpunimit, tolerancës, bashkëjetesës, koekzistencës dhe harmonisë së preferuar fetare dhe sociokulturore në mes fesë muslimane, asaj të krishterë ose kristiane, fesë ebreje ose izraelite dhe kështu me radhë. Ndonëse, kishte edhe  të atillë që mësimet dhe interpretimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet nuk i pranuan dhe  nuk i anticipuan kurrë asokohe e sot. Sidomos ata të bllokut ose taborrit të rivalizuar të shiitëve (shiia) që nuk e njohën dhe nuk e pranuan si të thuash kurrë “Sunnën”,  gjegjesisht, mësimet dhe predikimet e lartëpërmendura të Profetit Muhamet -krahas Librit të Shënjtë të Kur´anit. Për dallim  të sunnitëve (sunni) që e njohen dhe pranuan Sunnën.
Ndërkohë që antagonizmat, divergjencat, averzionet, disonancat dhe konfliktët e mesipërme sektare, konceptuale dhe ideologjike në mes shiitëve dhe sunnitëve do të thellohën akoma më shumë me rastin e vdekjës ( thuhet me thikë prapa shpinde ?!) të Imam Aliut nga ana e klanit familjarë të harixhitëve që asokohe ndodhëshin në lidhje ose aleanca të ndryshme me Dinastinë e njohur mbretërore ose  familjare “Omeja”( Omejada) te Mekës në Arabinë Saudite dikund në vitin e largët 651. Apo, të Osmanit në vitin 656 etj. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndikimet ose reflektimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të  “Dinastive” ose “Kalifateve” te njohura te Bagdadit dhe Damaskut, gjegjësisht, Kalifatëve “Omejada”, Abbasida” dhe “Fatimida” dhe të ngjajshme.
Shih për këtë, bota e njohur arabe ose muslimane akoma vazhdon të jetë e ndarë dhe përçarë në grupe, shtete, organizata, parti ose levizje  të ndryshme fetare, sektare, politike, konceptuale, ideologjike, shtetërore, nacionale, historike, militare ,paramilitare, ideologjike dhe të tjera të cilat jo rrallë vazhdojnë t´i eklipsojnë dhe katapultojnë të kaluarën dhe traditat e lashta dhe aq të shquara fetare, kulturore, artistike, shkencore, filozofike dhe të tjera të botës së njohur arabe ose muslimane. Në Siri si për shëmbull tani e një kohë të gjatë vazhdojnë të sundojnë Assadët që i takojnë klanit ose sektës së njohur të “alevitëve” (aleui) që janë pakicë në raport me shumicën e atjeshme të  sunnitëve dhe të tjerëve në Sirinë e kontrstëve dhe paradoksëve të shumëta fetare, kulturore, politike, historike ose ideologjike. Në Bahrein ndërkaq, pakica e sunnitëve ( me ndihmën e oborrit mbretërore të Arabisë Saudite etj.) vazhdojnë të sundojnë ose qeverisin mbi shumicën shiite. Në Jemen me tepër mund të bëhët fjalë për elemente ose instrumente të ndryshme ushtarake, diktatoriale ose despotike, se sa për regjime ose pushtete të mirëfillëta fetare ose ideologjike. Në Mbretërinë Hashemite (Hashimite) të Jordanisë me tepër se 7O % të popullsisë së atjeshme janë me origjinë nga Palestina ku mbretërsha e bukur, intelegjente, ekskluzive dhe ekzotike- Rania dhe lobi i atjeshëm palestinez kanë ndikim të madh. Në Irak luftërat dhe konfliktët e përditshme (të përgjakshme ) në mes shiitëve dhe sunnitëve nuk kanë të ndalur. Aty janë edhe kurdët, turkmenët dhe të tjerët që në Irakun e kontrastëve dhe paradoksëve të njohura janë faktorë. Në Liban ndërkaq, fraksionet, franxhitë dhe grupimet e njohura të Hammasëve, Hizbollahëve, Druzëve, Xhemailëve, Lahudëve, Harirëve dhe të tjerëve edhe sot e kësaj dite e bëjnë dhe diktojnë ligjin. Në Palestinë grupimet paramilitare dhe ekstremiste të “Hamasëve”,” Hizbollahëve” ,” Fidainjëve” ( Martirëve) dhe të tjerëve, thonë se rekrutohën dhe finansohën nga regjimi i mullahëve tè Iranit shiit. Ndërkaq, paqja, harmonia dhe stabiliteti i shumëpritur në botën e njohur arabe ose muslimane hëpërhë asgjëkundi nuk duken në horizont. Aty janë edhe “inxheksionet”, “terapitë”, projektët dhe planimetritë” e ndryshme demonike ose satanike nga jashtë së bashku me forcat tjera centripetale ose centrifugale në rajon që i bëjnë njerëzit ose popujt e atjeshëm t´i shohin ose shikojnë me dyshime të ndryshme dhe me plot pasiguri ditën e nesërme ose ardhmërinë e popujve dhe vendëve të ndryshme të Gjirit (Golfit) të njohur Persiko-Arabik.

Omejada” ,”Abaasida” dhe Citadelat e njohura të Alepit dhe Damaskut…

Me afro 3 mijë vite histori dhe traditë të lashtë kulturore dhe qytetare: Damasku ( kryeqytet i Sirisë) dhe Bagdadi ( kryeqytet i Irakut) -për shumë shekuj dhe dekada me radhë vazhdojnë të bartin epitetin e kokave krenare dhe kryengritë të botës, kulturës dhe qytetrimit të njohur arab ose musliman. Në Damask (Siri)-u ngritë ose themelua Kalifati i njohur arab”Omejada”, i njohur si “Kalifati i Damaskut”, ndërkaq në Bagdad (Irak)- u ngritë ose themeluar Kalifati tjetër arab “Abasida”, i njohur si “Kalifati i Bagdadit”. Pa i harruar këtu edhe biblotekat dhe Univerzitetët e famshme të Damaskut, Alepit (Halep ose Alepo), Bagdadit, Kajros, Amanit dhe kështu me radhë, ku për shumë shekuj lulëzuan dhe shkëlqyen arti, kultura, letërsia, filozofia, medicina, farmacia, matematika, astronomia, logjika, psikologjia dhe shkencat tjera.

Pak histori mbi Alepin dhe Damaskun:

Alepi (Alepo ose Halep): Me afro 6 mijë (6OOO) vite histori dhe traditë të lashtë dhe aq të lavdishme: Alepi (Halep ose Alepo) -ishte qyteti më i madh dhe më i njohur i Sirisë së para luftës. Dhe, jo vetëm i Sirisë, por njeri prej qytetëve ose metropolave më të lashta, më të bukura dhe më interesante në të gjithë globin tonë tokësorë. I njohur përndryshe si Perlë e Lindjes së Mesme dhe më largë, apo, siç e quanin shpeshherë qyteti i citadelave, arkeduktëve, muzeve (muzeumëve), kështjellave, pallatëve, rezidencave, hoteleve, biblotekave, librarive ose medresëve të shumëta…. Qyteti i Salajdinit, Nuredinit, Al Naserit etj….Duke menduar në Xhaminë dhe Medresën e Madhe “Al F. Madrasal” ose “Omejada” (Umayyada) në Alep, Muzemumët (Muzetë) e njohura “Bejt Gazelah”, “Al Rrahman”, Muzeun Nacional të Alepit, “Babë Al Naser”, “Babë Al Hadid”, “Babë Al Faraj ( Faraxh)”, Kullën e Sahatit”, Ndërtesën impozantë të Univerzitetit të lashtë të Alepit, Selinë e Kishës Katolike të Sirisë, Parkun Nacional (Sabël Public Park) të Alepit, “Biblotekën e Nuredinit” , hotelet “Baron”, “Sheraton” etj.
Ndaj, pa stisje ose modesti të tepruar, le të me lejohet të thëm në vazhdim se historia ose e kaluara e metropolit të lashtë të Alepit, është e shkëlqyer, impresionale, sensuale, miqësore, shoqërore, konvencionale, botërore ose planetare. Me vlera të njohura globale ose universale. Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe substanciaoitetin atikë dhe subjektivitetin modern të qytetit të lashtë ose historikë të Alepit i cili me 2.2 milion banorë, ishte edhe qyteti më i madh i Sirisë së paraluftës. Ndërkaq, sot pjesa me madhe e tij në ruina ose gërmadha lufte. Mjerisht.
Yjet dhe Zoti (Hyji) ynë i përbashkët në qiell, vlerat e njohura hyjnore, globale ose universale të jetës sonë në tokë së bashku me qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën tonë, paraqesin si të thuash “mbretërinë e posaçme” në kuader të syzimit, singularizmit, transcendentimit, koperimit, dialogut, konsenzusit dhe kompromisit të njohur empirik, evolutivë, dialektik, organik dhe pozitivistë në mes religjionit dhe shkencës ose filozofisë.’, do thoshin më këtë rast ilumiistët.

Damasku: Kryeqyteti ose qëndra rezidenciale e Serisë, me 1.9 milion banorë, qyteti i dytë (pas Alepit) për nga madhësia dhe numri i banorëve në Siri. Selia e njohur e “Dinastisë Omejada”ose “Kalifatit të Damaskut” në mesjetë. Qyteti i sheshëve, rrugëve, bulevardëve, distriktëve, tempujve, pallatëve ose objektëve të panumërta sakrale, monumentale ose historike. Me Xhaminë e famshme “Omejada (Umayyada) në qëndër të tij, pallatin e njohur “Azim”, tempujt ose kështjellat e njohura si “Suq Al Hamidia”, “Xhabal Qasiyn”, “Çan As’ad Pasha”, Xhaminë e njohur “Sayydah Raqayya”, “Baba Sharki”, sheshin “Omejada” (Umayyada), rrugën e famshme “Al Hamra”, Muzeun e Sulltan Salajdinit, pallatin e Zajnib bin Aliut, Xhamitë dhr Medresët e shquara si “Al Zahra, “Abu Rrahman”, Babë Musalah”, Sheikh Sahdi”, shtëpinë e bekuar kristiane të Shën Aninisë, distriktin e njohur ebraik ose izraelitë, masivin e ndërtesave monumentale të Univerzitetit të shquar të Damaskut, citadelat e njohura të Damaskut, biblotekat dhe libraritë e shumëta, hotelet, rezidencat dhe pallatët e praruara dhe shkëlqyera me drita, shandane ose llambadare prej neoni, kristali ose porcelani që rrijnë ndezur dhe bëjnë dritë ditë e natë….Universiteti i famshëm i Damaskut si shëmbëlltyrë, instancë morale dhe institucion i fuqishëm mendor, shpirtëror dhe kulturor i shtetit dhe popullit sirian ose asirian etj. Të njohura gjithashtu janë edhe vëra dhe dredhëzat siriane.
Ndryshe nga kjo, ata që kanë studiuar farmacinë, kanë zbuluar se ekspertët muslimanë kanë themeluar, në principe shkencore, farma­kologjinë si shkencë. E dijnè se arabët e shpikèn (zbuluan) metodën e sajimit të ilaçeve dhe kanë sajuar ilaçe krejtësisht të reja. Ata, për herë të parë, kanë hapur dyqane të specializuara për përpunimin dhe shitjen e ilaçeve, siç janë sot barnatoret. Vetëm në Damask, Alep dhe Bagdad, ishin me tepër se 60 barnatore të cilat kanë dhënë rregullisht recetat që janë paguar nga arka e shtetit (bejtul-mal), sipas urdhrit të kalifit. Vetëm Bagdadi, Alepi dhe Damasku kishin me tepèr se katër spitale të mëdha. Arabët ose muslimanët, kanë lënë ndikim të thellë e të pashlyeshëm edhe në mendimin dhe intelektin e njohur evro­perëndimorë. Në astronomi, ata ishin të parët qè ndanë globin tokësor në meri­dia­në. Ata përcaktuan gjatësinë e një grade. Llogaritën sipërfa­qen e Tokës dhe zbuluan se sa kilometra kubik ka globi tokësor. Duke vëzhguar lëvizjet e yjeve, llogaritën të parët se kur do të ndodhë eklipsi i Diellit dhe Hënës. Duke studiuar atmosferën, e cila mbështjell globin tokësor, e matën dhe zbuluan se lartësia e dritës është 100 kilometra, kurse jashtë kësaj lartësie, hapësira është e zbrazët, me çka pajtohen, me pak përjashtime edhe astrofizicientët e sotëm. Ata të parët, e ndanë ditën dhe natën në 24 orë dhe e zbuluan orën, si njësi matëse për kohën. Të parët, i studiuan trupat qiello­rë… dhe u dhanë emra të veçantë, të cilët përdorën edhe sot në gjuhët e ndryshme evropiane ose gjithëbotërore, dhe shërbejnë si gjurmë të pashlyeshme të kulturës së lavdishme arabe. Ibn Ruzhdi, i njohur në Perëndim me emrin Averros, nga Kordoba, është i pari që ka zbuluar njollat e diellit. Arabët në Spanjë kishin globin tokësor, në kohën kur në Kostandinopojë (Stamboll) dhe Romë, mëso­hej se Toka është e rrafshët.
Arabë kanë lënë gjurmë të pashlyeera edhe në Spanjë. Sidomos në Kordobë, Kadiz, Alikante, Sevilë, Toledo, Malaga, Mursia si dhe në qytete tjera të Andaluzisë etj. Në Evropë, mungonin banjot, ndërkaq, Kordoba, Kadizi, Alikante, Granada,Toledoja etj. i kishin me mijëra banjo. Rrugët e qyteteve evropiane, ishin zhytur në baltë, ndërkohë, që rrugët e Kordobës ishin të shtruara me pllaka betoni ose mermeri. Fëmijët e Kordobës studionin në shkollë, dhe mësuesit e tyre kishin formuar një bibliotekë të krahasueshme me dimen­sionet e bibliotekës së famshme të Aleksandrisë.
Profesorë, shkenctarë ose studiues eminent nga Perëndimi, pohojnë se nga “Sunna” dhe libri i shënjë i “Kur’anit”, kanë lëxuar dhe mësuar për jetën dhe traditën e Pejgamberit (Profetit) Muhamet dhe pas gjithë kësaj, e tërë kjo mund të përmbledhet në maksimën e njohur: ‘Nuk ka Zot tjetër, përveç All-llahut (Hyjit) dhe nuk ka ngadhë­njyes tjetër, përveç Zotit (Hyjit).  Kjo është baza e besimit islam. Pas kësaj, vjen urdhri për faljen e namazit, i cili, sipas Islamit, është lidhje shpirtërore ndërmjet njeriut dhe Krijue­sit. Pas namazit, pason zekati, një pjesë e caktuar e pasurisë, që muslimani i pasur e ka për obligim t’ia japë vëllait të tij të varfër. Pas atyre të dyjave, vjen Agjërimi ose Ramazani, i cili ka për qëllim frenimin e epsheve dhe arritjen e dëlirësisë shpirtërore. Ndërsa, parimi i pestë i Islamit është haxhxhi.Të gjitha fetë kanë vendet e tyre të shenjta, drejt të cilave besimtarët ia mësyjnë për t’u pastruar nga veprat e këqija dhe mèkatet. Bagdadi, Damasku, Alepi, Basra, Samarkandi, Shami, Kirvani, Kajroja, Granada, Kordoba, Kadizi, Alikante etj. ishin qendra kulturore, prej nga iu shpërndahëshin dija ose dituria edhe popujve të tjerë. Popujt e Evropës, në periudhën e mesjetës, morën nga bota islame, shumë zbulime shkencore, zejet, artin dhe shkencèn. Përveç shkollave fillore, qytetet e mëdha, sikurse Bagdadi, Damasku, Alepi, Kajro, Amani, Aleksandia,Toledoja, Kordoba etj., ishin përplot uni­versitete. Universitetet e tyre ishin të pajisura me labo­ratorë, observatoriume dhe biblioteka të pasura, dhe me çdo gjë që ndihmonte në studimin dhe analizën e njohur shkencor ose metodoogjike. Arabët, vetëm në Spanjë, kishin 70 biblioteka të përgjithshme. Në bibliotekën e Kalifit Hakemi II, në Kordobë, kishte 800.000 libra, siç transmetojnë historianët arabë dhe ata evroperëndimorë. Etja e muslimanëve për dije ishte në kulm. Ajo ishte pre­zente deri në atë masë, saqë halifët (kalifët) e Bagdadit dhe Damaskut..përdornin të gjitha mjetet që të nxisnin dhe të sillnin në oborret e tyre shkencëtarë dhe artistë nga e gjithë bota. Njëri shkoi aq larg, saqë e konsideronte të nevojshme t’i shpallte luftë sundim­tarit të Konstandinopojës, për ta detyruar që t’i lejonte një matematikani, që të vinte në Bagdad dhe Damask dhe të ligjëronte atje.

Ndryshe nga kjo, duke filluar në truallin e njohur të Kartagjenës së lashtë Antike (Tunizi ), për t´u puçur dhe vazhduar në Egjipt dhe tutje, tutje..nepër vende dhe rajone të ndryshme arabe ose muslimane që paraqesin si të thuash “harkun” ose “katerkëndëshin e madh” të kulturave dhe civilizimëve të moçme të Kartagjenës, Egjiptit, Babilonisë, Asirisë, Medisë (Persise) ose Mesopotamisë: Revolucioni Dialektik dhe Metaestetikë” së bashku me Logjikën e Re (“Logicae Novae”) shkëncore, fetare, letrare, kulturore, artistike ose filozofike, kanë rrjedhur dhe janë zhvilluar pikërisht nga kopshti i njohur shpirtërorë, fetarë, letrarë, kulturorë dhe filozofik arab ose musliman në mesjetë. Gjegjësisht, nga filozofët, dijetarët ose kulturologët e njohur arab ose musliman të oborrëve të njohura mbretërore dhe kulturore të Sasanidëve dhe të tjerëve nepër vende ose rajone të ndryshme të Gjirit të njohur Persiko-Arabik. Duke i veçuar këtu shkrimet, veprat dhe interpretimet e shkëlqyera të Avicenit, Al Kindit, Ibn Baggit, Al Gazalit, Averit ose Averosit, Ibn Rushdiut, Al Hvarzimit, Al Farganit, Ibn Haldunit, Ibn Arabit, Al Birunit , Al Hakimit dhe Al Mansurit ( themeluesve ose arkitektëve të njohur ose kryesorë të biblotekës dhe universiteteit të njohur të Kordobës në Spanjë), Al Farabit ose Al Xhebrilit ( nga i cili ka rrjedhur edhe emri i përgjithshëm i Algjebrës së bashku me atë të Ngushticës së njohur të Xhibraltarit ose Gjibraltarit.. ) dhe të tjerëve në fushat e njohura të filozofisë së përgjithshme, astronomisë, logjikës, etikës, estetikës, medicinës, matematikës, metafizikës, ontologjisë, epistemologjisë, gneseologjisè, didaktikës etj.Të cilët asokohe si të thuash e reformuan, emancipuan dhe eksploruan Evropën dhe civilizimin e gjithëmbarshëm botërorë ose ndërkombëtarë.
Për me tepër ndërkaq, filozofia e përgjithshme fetre dhe kulturore, universalitetin e saj global ose globalitetin universal së bashku me metafizikën e moralit, substancialitetin antikë dhe subjektivitetin modern ose bashkohorë, siç dihet i kanë hasur dhe zbuluar pikërisht në “kopshtin” e lartëpërmendur fetarë, kulturorë dhe filozofik të filozofëve dhe dijetareve te njohur arabë ose musliman. Respektisisht, në përkthimet, eksplorimet, ravijezimet, konturimet, konvencionalizimet dhe interpretimet e shkëlqyera të veprave të njohura të Sokratit, Epikurit, Platonit, Aristotelit dhe të filozofëeve ose dijetarëve të tjerë antikë nga ana e filozofëve, mendimtarëve dhe kulturologëve të njohur artab ose musliman në mesjetë. Për këtë fakt ,në vargun e shumë syrësh, na bëjnë të qartë edhe Toma Akuinski, Kristian Volfi, Françesko Gabrieli, H. Pireny në librin e tij të njohur me titull “Profeti Muhamet dhe Karli i Madh”, Herman dhe Ante Dlmatinski në stilin dhe cilesinë e njohur të përkthyesve dhe intërpretëve të shkëlqyer ose kryesorë të shkollës ose akademisë së njohur të Toledos dhe Sevilës në Spanjë si dhe shumë e shumë mendimtar, filozof ose humanist të tjerë evropian dhe të tjerë në sfond. Nga arabèt, evropianet dhe tè tjerèt i mèsuan artet ose zanatet (profesionet) e ndryshme tè pèrpunimit tè letrès, stoferave tè ndryshme ose pambukut, kartemonedhave ose letrave me vlerè, arit, arkitektures, drames, teatrit etj.
Në këtë frymë të mesipërme etike dhe metaestetike në mesjetë, gjegjësisht, duke filluar nga shekulli 7 dhe deri në shekujt 1O, 11, 12, 13 dhe 14, arti, kultura, letërsia dhe filozofia e përgjithshme arabe ose muslimane, ishin me të zhvilluarat dhe me përparimtarët në tërë rruzullin tonë tokësorë. Për këtë flasin dhe na bëjnë të qartë analët, shënimet, dëftesat, kronikat dhe historitë e shumëta.
Se këndejmi, e ngritur dhe themeluar nga pjesëtarët e ” Dinastisë Omejada”, gjegjësisht, nga Kalifët e njohur të ” Kalifatit të Kordobës” (në Spanjën e sotme)-Universiteti dhe Bibloteka e famshme arabe e Korodobës (Cordoba) me më tepër se 45O.OOO libra ose vepra të ndryshme shkencore ose metodologjike nga fushat e njohura të filozofisë, astronomisë, fizikës, gjeografisë, mjekësisë (medicinës), logjikës, etikës, matematikës etj. Ishte Universiteti dhe bibloteka me e madhe dhe më shquar gjithandej globit në atë kohë. Në Kordobë (Cordoba) asokohe u bënë të shquara edhe formulat ose ekuacionet e njohura matematikore ose aritmetike si 2X+1= 5 , apo 1OX-1O=1O etj. (lëxo: X= 2) dhe kështu me radhë.
Ndryshe nga kjo, në këtë apologji ose histori të përgjithshme diskursive dhe ekskursive, në vazhdim (sa për ilustrim) ia vlen të rikujtohet një detal nga periudhat e njohur e Ugaritit ne Babiloninë Antike, kur pasardhësi ose trashegimtari i mbretit të njohur asirian (Asurabalit),Tukultininutra i Parë (1243-12O8- para epokës sonë), duke e pushtuar, djegur, plaçkituar dhe shkatërruar atë kohë qytetin dhe kështjelln e famshme të Babilonit, kishte për qëllim zhvëndosjen ose shpërnguljen e “selisë hyjnore” ose profetike të Zotit ose Perëndisë së njohur (Marduk) nga Babiloni (Babilonia) në Ashurë.
Ndërkohë që mbreti tjetër asirian, Shamshiadadi (Shemsiadadi) me anë të ngritjes dhe ndërtimit të ndërtesave, objektëve, kështjellave (fortifikatave) ose pallatëve të shumëta impozante ose monumentale, atëbotë e kishte ngritur dhe promovuar qytetin e lartëpërmendur të Ashurit (Ashurës) në një metropolë të rëndësishme ose kryesore për disa shekuj me radhë. Duke ia “vjedhur” kështu shkëlqimin dhe reputacionin e njohur mbretërorë, kulturorë, historik dhe arkitektonik metropolës së famshme të Babilonit ose Babilonisë për disa shekuj me radhë. Për asirianët dhe ithtarët e tyre të shumtë gjithandej, mbreti ose Zoti Ashurë (Ashuri ose Ashura) së bashku me ” qytetin mbretërorë” ose “profetik” te Ashuresë, asokohe në radhë të parë e simbolizonin dhe personifikonin Zotin e luftës, Zotin e vetëflijimit, heriozmit, vetëmohimit, sakfrificës etj.etj.. Dikur me vonë madje edhe Zotin e tokës, Zotin e detit, Zotin e qiellit dhe kështu me radhë.
Arabët si të thuash janë të njohur si popull i madh dhe tepër i lashtë që flejnë mbi ari, naftë, benzinë, xhevahire të shumëta ose diamante dhe vuajnë madje (në disa shtete ose rajone të ndryshme si në Jemen, Siri, Palestinë etj.) edhe për bukën e gojës.

Meqë fjala mbi “Dinastitë” ose “Kalifatët” e njohura “Omejada” dhe “Abassida” të Damaskut (Siri) dhe Bagradit (Irak), respektivisht, mbi shkëlqimet e tyre shkencore, fetare, kulturore ose akademike për disa shekuj me radhë: Do shtuar në fund se Kalifi i njohur i Bagdadit, Mamuni dhe dikur me vonë edhe Harun el Rashidi, asokohe rrënzë brigjëve të njohura të Lumenjëve të famshëm të Babilonisë, metropolën e njohur të Bagdadit e kishin ngritur dhe promovuar në një qendër ose metropolë të shquar shkencore, universitare ose kulturore më shkëlqime të njohura globale ose universale gjithandej globit tonë tokësorë  Duke i ftuar dhe punësuar shkenctarët, dijetarët ose mendimtarët me të shquartè kohës nga Arabia, Përsia (Irani), Evropa dhe kështu me radhë në Universitetin ose Akademinën e Lartë Shkencore ose Pedagogjike të Bagdadit ku gjuha arabe ishte “gjuhè e lartë ” shkencore ose akademike e njerëzve të ditur, eruditë ose poliedrikë. Asokohe qyteti ose metropola e njohur e Bagdadit, me më tepër se 1 milion banorë, ishte qyteti ose metropola mè e madhe dhe më e famshe e botës që nga shekulli shtatë (7) dhe deri dikur vonë në mesjetë. Përkatësishtë, deri në fillimin e luftërave të njohura mesjetare të kryqëzatave dhe djegies (kalljës) dhe plaçkitjes së Bagdadit nga bandat dhe hordhitë tataro-mongole dhe të tjera. Krahas qytetit ose metropolës së njohur të Bagdadit ku ndodhej edhe selia e “Kalifatit Abassida” me seli në Bagdad ( kryeqytet i Irakut), aty ishte edhe qyteti ose metropola tjetër fetare, shkencore, univeersitare ose kulturore e Damaskut ku ndodhej selia ose rezidenca e Kalifatit tjetër Arab “Omejada” me seli në Damask (kryeqytet i Sirisë).
Bagdadi dhe Damasku në mesjetë ishin qytete milionëshe dhe metropola të shquara shkencore, universitare ose kulturore të botës arabe dhe me gjërë.

ASH