Në vepren e njohur “Në natyrë” të Heraklitit, nga 13O fragmentët e famshme mbi jetën, botën, natyrën, qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën, në fund prap Zoti (Hyji) e merr rolin e merituar ose kryesorë. Përderisa, Talesi (Tali), Kalimahu, Ksenofani, Anaksimanderi, Anaksimedi ose Anaksimesi, kanë dilema dhe ndodhën të preokupuar me hilozoizmin ose animacionin e natyrës dhe gjithësisë ku uji, ajri, zjarri, drita dhe terri e kanë rolin kyç. “Nën ujë dhe nën diell, asgjë nuk është e pamundur dhe e pandryshueshme.”, tha dikut Pitagora.
Sidoqoftë, “me i vjetri, me i moçmi ose me i moshuari nga të gjithë ne është Zoti (Hyji) i cili nuk ka lindur, sepse është i përjetshëm dhe nuk vdes kurrë.”,do shtonin në vazhdim Herakliti dhe Demokriti.
U mor vesh se Perënditë e Olimpit, asnjëherë nuk patën frikë Zeusët e Greqisë. Jo.
Thonë se Talin (Talesin) në atdheun ose vendlindjen e tij (në Milet) e quanin të huaj, ndërsa në Egjipt dhe gjithandej e quanin turist ose ardhacak.
Në kuadër të studimëve, animacionëve, parabollave, fantazive, akrobacionëve, inovacionëve dhe ekuacionëve të tij globale ose universale,Talesi asokohe u shpreh se shpirti i njeriut në instancë të fundit ka forcë dhe përmbajtje gravitative ose magnetike në kuptimin e asaj se forcat ose trupat e ndryshme magnetike me gravitacionin ose magnetizmin e tyre i tërheqin pas vetës trupat tjerë si shpirti trupin e njeriut etj. Prandaj magneti ka shpirtë, ashtu siç ka edhe shpirti magnet i cili e ushqen trurin nè ngritjen ose prodhimin e ideve ose teorive të ndryshme spekulative, diabolike, parabolike, anarkoteorike, utopike, eshatologjike, hedoniste, alkimiste, agnosticiste, halucinative, animative, hilozoiste etj.
Se këndejmi, i pyetur asokohe nga të tjerët se ç’është mëse lehti dhe mëse vështiri për njeriun? Talesi (Tali) u përgjigj: “Mëse lehti është të këshillosh, mësosh, qortosh, akuzosh ose kritikosh të tjerët, ndërkaq mëse vështiri është të njohësh, këshillosh, mësosh, qortosh, kritikosh dhe pranosh vetvetën tënde ashtu siç je.”, duke shtuar në vazhdim se “forma ose menyra me e lehtë për t’i përballuar dhe tejkaluar dhembjet ose fatkeqsitë e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përseritni gabimët ose mëkatët e armiqve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobtë ose më të mjerë se ju.”
U mor vesh si disa “miq” ose “aleat natyrorë dhe historik” të Kosovës atje…mëse tepërmi ua duan Kosovës dhe shqiptarëve “Trepçën”, Mirushën, Ujmanin, Magurën, Minierën e Devës, Volljakës etj…Plus çikat (gocat) ose femrat (gratë) e reja shqiptare ose kosovare, të cilat, jo rrallë ua çojnë në shtrat “intelektualët”,”patriotët” ose “veteranë (kujdestarët)” e pafjetur dhe të përjetshëm të kombit dhe atdheut, tè cilët thuhet se e kanë shndërruar Kosovën në Harem ose Ankand të Madh, në emër të pushtetit (sundimit) dhe interesave të tyre private, karieriste, klanore, farefisnore, tribale, profiteristr etj.
Deputet, minister (ministre), ambasador ose diplomat në Kosovë, sot bëhesh nëse i ke këmbët e mira, nëse e ke dadën (motrën), gruan ose kunatën e bukur, viskoze, korpulente, sharmantë, të “kulturuar”, ekskluzive ose ekzotike etj. E jo nëse ke shkollë, edukatë, kulturë, moral etj.
Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak.” tha Talesi.
PDK-s është parti e dalur nga krahu i luftës. Respektivisht, partia politike e Hashim Thaçit, Kadri Veselit etj. Prof. Dr. Enver Hoxhaj ështës lider partiak dhe kandidat për kryeministër të Kosovës nga radhët ose anëtarësia e gjërë e PDK-s. z. Hoxhaj është profesor univerziteti, njeri intelektual dhe me intelegjencë të lartë. U krye muhabeti.
Ndryshe nga kjo, në Den Hagë tashmè ndodhèn ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sè bashku me dy kryetarët e legjislativit (parlamentit) kosovar, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin, deputetin Rexhep Selimi, komandantët Nasim Haradinaj, Sali Mustafa etj.
Për të qenë rasti i mesipërm akoma më i çuditshëm, paradoksal, apo i papresedencë: Në tribunalin e Hagës nuk ndodhën vetëm Presidenti i Kosovës dhe ish shefi politik i UÇK-s me bashkèluftètarèt e tij, por edhe vet miqësia ose aleanca e njohur Nato-UÇK gjatë kohës së luftës së përbashkët kundër regjimit dhe soldateskës kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit, për të cilën thuhet se në analët e përgjithshme të historisë shqiptare dhe asaj ndërkombtare janë shkruar libra, histori, elegji, enciklopedi dhe antologji të shumëta. Apo?!
Sipas kësaj “logjike” atëherë del tribunali ose gjykata speciale në Den Hagë, nuk është ngritur ose themeluar nga Thaçi ose paralamenti (kuvendi) i Kosovës, por nga faktori i jashtëm. Dhe, atë me dekretin ose ultimatumin e njohur “urbi et orbi” ose “ultima ratio” nga ana e atyre që penetrojnë, kolaborojnë dhe kolportojnë me Moskën dhe Beogradin.
Me botën e sotme perëndimore ose demokratike, diçka ose shumëçka nuk është në rregull. Gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur është “bërë shoshë” ose hi e pluhur prej paragjykimëve, aversionëve, paranojave, fobive ose dyshimëve tè ndryshme iracionale, negative, imagjinare, fiktive, instiktive dhe tè tjera ndaj komandantève ose çlirimtarève shqiptar tè UÇK-s. Idetë ose teoritè e njohura shkencore ose humaniste mbi njeriun, shtetin, pushtetin, popullin (kombin),luftèn, çlirimin ( lirinë), pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e individit dhe kolektivitetit, thjeshtë nuk i qëndrojnë më arsyes ose logjikës së njohur liberatore dhe demokratike të Perëndimit. E sidomos atëherë kur merren vendime të rënda ose drakonike mbi bazën e asgjësë për asgjë!
U mor vesh se kjo të ngjason patjetër në diktatët ose ultimatumët e njohura (ako ne mozhete, morate!) të Kremlinit ndaj Brukselit dhe Uashingtonit që kanë për qëllim barazimin e viktimës me xhelatin. Gjegjësisht, të pushtuesve, xhelatëve, sadistëve dhe kriminelëve serb me patriotët dhe çlirimtarët shqiptar. Dhe, në fund ndarjen ose shkëputjen e “Trepçës”, Ujmanit dhe resursëve ose pasurive tjera vitale tè Kosovës sipas planimetrive të “panjohura” të Moskës dhe Beogradit. Plus LDK-s ose AKR-s etj.
Nga kjo rezulton se paraburgosja e ish Presidentit Thaç etj., ishte e mirëseardhur për Kremlinin dhe Beogradin, si dhe pèr një pjesë të madhe të miqve, partnerëve dhe aleatëve të tyre në Uashington, Bruksel, Prishtinè  dhe gjithandej.
Ndryshe nga kjo, masat, ligjet, trendet, kushtet dhe “standardet e reja” që i vendosën dhe aplikuan Brukseli dhe Uashingtoni ndaj lidershipit shtetror, nacional, institucional ose politik në Kosovë, në formën e kompromisëve ose koncesionëve të vazhdueshme politike, teritoriale (gjeografike), administrative ose juridike ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe ndaj pakicave ose minoritetëve të tyre në Kosovë, sigurisht se do kishin qenë të papranueshme dhe të papërballueshme edhe vet për shtetët ose demokracitë me të fuqishme dhe me përparimtare të globit. Të “korrurat dhe tè vjelurat”e Serbisë janë­ të jashtëzakonshme në kuptimin e kapjes ose burgosjes së figurave kryesore ose “peshqve të mëdhenjë” të UÇK-s. Edhe krijimin e “dodik republikës” ose “republikës serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicë, tashmë e kanë me të lehtë. Edhe Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti, nuk janë më në pushtet.
Sundimtarët e ri të Serbisë ka kohë që me përbuzje, injorancë dhe cinizëm të skajshëm i shohin ose shikojnë liderët ose politikanët shqiptar ose kosovar.
Si për të mos u mjaftuar me kaq, Beogradi, po vazhdon të armatosët ushtarakisht nga Rusia, Kina dhe Turqia, ndërsa ekonomikisht dhe finansiarisht nga Brukseli dhe Uashingtoni. Ndarja ose shkëputja e “Trepçës”, Ujmanit dhe pasurive tjera vitale në Veriun e Kosovës, janè nè lojë. Edhe akteret ose protagonistèt e elitave shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, e kanè braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janè më aty si dikur. Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës që karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues dhe patiotik, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eks­perimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Siç dihet, njëri pas tjetrit me puçe, komplote, shantazhe dhe presione të ndryshme vendore dhe ndërkombtare, ranë ose u dëbuan nga pushteti ish kryeministrat Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti. I pari (z. Haradinaj) si arktekt i tarifës maksimale (1OO % ) ndaj Serbisë dhe kalorës ose gardian i terësisë teritoriale ose gjeografike të Kosovës, dhe i dyti (z. Kurti) si kryeministër enërgjikë ose reformator dhe arkitekt i “reciprocitetit tregtar ose ekonomik” me Serbinë. Krahas saj, rinisi ose rifilloi edhe rigjikymi ose rikriminalizimi i UÇK-s nga brenda dhe jashtë Kosovës me komponimin, orkestrimin dhe dirigjimin e njohur të Moskës dhe Beogradit. Dhe, në fund, ftesa dhe paraburgosja e Presidentit Thaçi dhe udhëheqësve tjerè shqiptar ose kosovar nga tribunali i Den Hagës ! (….)
Se këndejmi, duke i vërejtur dhe hetuar në krye të herës tendencat, paradokset dhe “”standardet” e mesipërme pë­rverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike në Kosovë, gjegjësisht, të nxitur dhe stimuluar nga Serbia e Rusia, si dhe nga vasalët, mercenarët ose agjentët e tyre tè trafikuuar ose kontrabanduar (ndoshta) edhe në hallkat ose zinxhirët komandues ose kryesorë të shtetit dhe pushtetit kosovar(kjo edhe me dorën e zgjatur dhe kokat e përulura të disa ish komandantëve ose udhëheqësve të UÇK-s!)- filluan skemat dhe skenarët e njohura të “Traktatit të Shën Stefanit” ose “Kongresit të Berlinit”, “Kongresit të Vjenës” dhe Parsit, “Konferencës së Londrës” ose “Traktatit të Versajës”-kundë Kosovës dhe shqiptarëve në saje të fuqizmit ose rifaktorizmit të Rusisë e Turqisè në Ballkan, Europë ose hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale. Filloi gjahu i sërishëm serbo-ruso-turkë në hapësirën ose teritorin e cunguar shqiptar si dikur. Filluan skenarët dhe planimetritë e reja mbi gjymtimin ose sakatosjen e teritorit ose hapèsirës jetèsore tè shqiptarëve.
Kosova, dikur para “Traktatit të Shën Stefanit” ose “Kongresit të Berlinit” me 1878, apo “Konferencës së Ambasadorëve” në Londër me 1913, i kishte me tepër se 29.5OO kilometra katrore të teritorit të saj etnik dhe historik. E sot..!!!
Ndër­kaq, edhe më i çuditshëm është rasti se si serbèt edhe sot e kèsaj dite e konsi­derojnë vetèn përcjellës të drejtpërdrejtë dhe të pandër­prerë të civilizimit të lashtë të Kosovë­s ose Dardanisë Antike. Duke e quajtur Kosovës si “Jerusalem” ose “djep të kulturës serbe!” etj. Kjo deshmonë qartë se një pjesë e madhe e popullit dhe lidershipit serb, akoma janë të zhytur ose fundosur dikund thellë në vetminë ose errësirën e madhe të egoizmit, nihilizmit dhe paditurisë së përkthyer në muzguj ose hije të lugatëruara mesjetare, primitive ose arkaike, dhe kërkojnë edhe përmes vrimës së gjilpërës të “drejtën” ose të “vërtetë­n” e tyre “morale, kulturore dhe historike” në Kosovë!
U mor vesh se kultura dhe civilizimi i lashtë i iliro-shqiptarëve në Kosovë (Dardani), Shqipëri dhe gjithandej në Ballkan dhe më gjërë që i urrejnë dhe mohojnë aq shumë serbët, rusët, turqit dhe ca popuj të tjerë lindorë ose aziatikë, gjithëmonë janë çmuar dhe vlerësuar me nota të larta ose superlative nga mendjet e ndritura të shkencës, kulturës dhe historisë perëndimore. Por, jo edhe nga politika dhe diplomacia euro-amerikane. Kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për lider ose politikan tè lirë, sovran, integral, intelektual, profesional, autonom dhe kompetent, asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imediate. Formulat dhe ekuacionet e Serbisè ndaj Kosovès dhe shqiptarève, gjithëmonë kanë qenë me shumë të panjohura dhe të papritura. Dhe, kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botèn dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendencë për të interpretuar lirinë (çlirimin), shtetin, pushtetin, sovranitetin ose pavarèsinè kosovare si “gjah ose plaçkitje politike, teritoriale ose gjeografike ndaj Serbisë, e cila ashtu siç është, të mbushë me pesimizëm dhe plot trishtim me shemtinë e saj të brendshme dhe të brendshme!

Serbia ndodhët e ngritur, shtrirë dhe zgjëruar në hapësirën ose teritorin e njohur iliroshqiptar dhe jo Kosova në teritorin serb. Edhe Mali i Zi-gjithashtu.

Atëherë si të dilet nga kriza? Shtrohët pyetja.

Të mendojmë dhe logjikojmë më shumë, do thoshte dikur Platoni, duke u shprehur në vazhdim se jeta jonë shoqërore, qytetare, kulturore dhe politike, shpeshherë shkon keq ose fare bosh, sepse ne pothuajse kurrë nuk i japim vetës sonë kohë për të menduar, reflektuar dhe logjikuar me kujdes të mjaftueshëm optimal ose maksimal për planet ose ambiciet tona. Kështu ne përfundojmë duke i pranuar dhe përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar, artin e gabuar, politikèn e gabuar, marrëdhëniet e gabuara etj… Platoni në radhë të parë deshironte të sillte rregull dhe qartësi në mendjet tona.
Ai vuri dukje se shumë prej ideve dhe teorive tona mbi shtetin dhe shoqërinë, janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre “ideve” që i mendon turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën “doxa”, dhe ne do e quajmë “gjykim i shëndoshë” ose iracional. Platoni gjithashtu tregoi se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur është i “bërë shoshë” prej gabimeve, paragjykimeve, totemëve, fetishëve dhe bestytnive të ndryshme. Idetë popullore për politikën, famën, karierën, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë, nuk i qëndrojnë logjikës dhe arsyes.
Në Kosovë si p.sh. politikanèt udhëhiqen pothuajse nga instinktet e tyre, emocionet apo pasionet. Duke u hedhur në vendime dhe reagime mbi bazën e asgjësë pèr asgjë. Platoni e krahasoi këtë fenomen me zvarritjen e rrezikshme tè mushkave ose gomarève pas një grupi kuajsh të egër me sytë të lidhur.
Se këndejmi, Platoni dhe Aristoteli, asokohe deshironin që njerëzit ose politikanët të hynin ose inkuadrohëshin në raporte ose marëdhënie të ndryshme në një mënyrë sa më pak “luftarake” dhe krenare me njëri tjetrin. Duke pranuar faktin se nuk jemi të plotë dhe duhet të lejojmë tè tjerët t’iu mësojnë gjëra të reja. Një marrëdhënie e mirë shtetrore, nacionale ose politike, do të thotë që ne duam dhe duhet të mësojmë nga njëri tjetri, dhe që duhet të përkushtohemi për t’i shndërruar ato tipare ose njohuri në një version sa më të mirë për individin dhe kolektivitetin, si dhe të durojmë “stuhitë” e pashmangshme që sjell kjo gjë, ose ky ndryshim.
Një gjeneral ose strateg i shquar ushtarak e politik, dhe një grua e bukur, e mençur dhe intelegjente, janë deviza kryesore e popullit dhe shtetit modern ose bashkohor. Pse kjo?
Sepse, të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura dhe tè mençura, dhe ne priremi të mendojmë se ka një mister në pushtetin që kanë ato mbi ne dhe në një plan më të gjerë, i quajmë tejet të rëndësishme, kruciale ose kardinale.
Platoni thoshte dikur se me të vërtetë ka shumë rëndësi se çfarë lloji shtëpie, gruaje, poçesh, dekori apo skulpturash keni përreth vetes. Askush para Platonit s’e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë ne gjërat e bukura dhe madhèshtore? Ai gjeti një arsye interesante: ne shohim tek to një pjesë të mirësisë, krenarisè dhe lumturisè sè munguar. Ka shumë gjëra të mira që aspirojmë të jemi si ato: të sjellshëm, të famshëm, të bukur, të ekuilibruar, madhështorë, superior, të fortë, dinjitozë, intelegjent etj. Këto janë tipare ose cilësi të njerëzve. Por, nga ana tjetër, ato janë edhe cilësi të njohura objektive dhe subjektive. Ne prekemi dhe emocionohemi kur gjejmë në to vlerat dhe cilësitë për të cilat kemi nevojë, por që na kanë munguar në jetë. Fama, kariera dhe femrat e bukura kanë një ndikim dhe funksion vërtetë të rëndësishëm tek ne. Ato na ftojnë të zhvillohemi dhe ecim në drejtimin e tyre, për t’u bërë edhe ne me të bukur dhe me racional si ato. Bukuria mund të na i edukojë mendjet, zemrat dhe shpirtërat. Por, edhe shëmtia gjithashtu është një problem serioz, për arsye se na vë përpara sprovave dhe karakteristikave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajon që të jemi si ajo: të ashpër, kaotikë, të stuhishëm, iracional, neurofren, skizofren, oligofren, infantil, inhibilitiv, paranoid, patologjik etj.. Dhe, kjo na e bën edhe më të vështirë që të bëhemi të mençur, të butë, të qetë dhe racional. Ndaj, èshtë detyrë e poetëve, piktorëve, edukatorëve, psikologëve, moderatorëve, producentëve televizivë ose dizajnerëve që t’i ndihmojnë tè tjerët të jetojmë mirë.
Në të kundërtën, vet fakti se je ish strateg ose komandant lufte, president shteti, lider institucional, politik ose partiak, kjo nuk garanton se fama dhe fuqia e luftës dhe pushtetit do përdorën me mençuri. Ish Presidenti Thaçi si për shëmbull, gaboi në stil, takt, besim tè tepruar inflator dhe n’kontakte me të tjerët. Kjo zatën ishte edhe arsyeja kryesore pse Platoni besonte se politikanët duhet të punojnë nën komandën e filozofëve, të cilët do t’u japin atyre ide të drejta dhe t’iu kërkojnë që t’i bëjnë ato sa më bindëse dhe popullore.
Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ishte ndoshta edhe mendimtari i parë utopik i kësaj bote. Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës-Sparta e cila ishte një qytet-shtet me aftësinë për të nxjerrur trima, strateg lufte, komandant, lider popullorë ose luftëtarë të mëdhenj. Çdo gjë që bënin spartanët – si i rrisnin fëmijët, si e organizonin ekonominë, familjen, si kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata, ia përshtasnin dhe dedikonin një qëllimi dhe ideali të vetëm. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake dhe politike. Por ky nuk ishte shqetësimi  kryesor i Platonit. Ai donte të dinte se si një shoqëri mund të përmirësohej në prodhimin e energjisë, jo ushtarake, por “eudaimonike” e cila mund të ndihmonte njerëzit në mënyrë të besueshme drejt plotèsimit ose vetëpërmbushjes?  “Ne kemi nevojë për heronj të rinj”, thoshte Platoni, duke shtuar se “heronjtë e këqinj dhe jovalid, ofrojnë pamje dhe shije të keqe tek gjeneratat e reja me të metat ose defektèt e tyre.” Prandaj, Platoni asokohe donte t’i jepte Athinës heronj ose politikan të rinjë dhe enërgjikë, duke i zëvendësuar të vjetrit, me heronj ose politikan të urtë dhe të mençur të cilët do shquhëshin dhe dalloheshin nga shërbimi publik, edukata, kultura, shtetndërtimi, modestia , zakonet popullore, intelegjenca ose zgjuarësia. Mbase, për lider ose politikan që kanë kurajo, guxim, moral, edukatë, kulturë, ideal, vizion, narracion dhe eksperiencë të gjerë e të thellë. Ata do ishin njerëzit më të nderuar dhe admiruar në shoqëri. Platoni besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën. Gjërat kryesore që ne duhet t’i mësojmë nuk janë vetëm matematika, gramatika, drejtshkrimi, retorika ose oratoria, por se si të jemi me të mirë dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar dhe kuptuar për edukatën, kulturën, kurajon, vetëkontrollin, arsyen, pavarësinë, drejtësinë dhe qetësinë., predikonte asokohe Platoni i cili për t’i venë në praktikë idetë dhe teoritë e tij shkencore ose filozofike, asokohe e ngriti ose themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vite rrjesht. Athinasit shoonin aty për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetonin dhe vdisnin si njerëz të çmuar dhe me vlerë.
Platoni gjithashtu ishte i shqetësuar për llojin e gabuar të lirisë: Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionshitësit më të këqinjë, edhe për opinionbërësit me të mirë, profesional dhe kompetent.
Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si populli (elektorati) dhe institucionet kosovare (si legjislativi, ekzekutivi, juridikativi etj.) e kanë nxjerrë jashtë ligjit këtë ambicie. Nëse një komandant, hero lufte ose strateg i njohur ushtarak ose luftarak si Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi etj., do iu takonin gjermanëve, amerikanëve, anglezëve ose francezëve si për shëmbull: Do ishin ngritur në permendore, në institucion në vete, në instancë të lartë morale, udhërrefyese, shtetrore, nacionale dhe patriotike. Ndërkaq, shqiptarët ose kosovarët e shkretë, tribal, lokalist dhe provincialist, nuk ua japin as votat për t’u zgjedhur President ose Kryeministër i Kosovës! Bile, disa edhe iu gëzohen dorëheqjeve dhe kalvarit të tyre me politikën dhe drejtësinë vendore dhe ndërkombtare!ASh