Ballina Kulturë DIEJ TË FTOHTË – Nga Hamit ALIAJ – Mjeshtër i Madh. Tiranë

DIEJ TË FTOHTË – Nga Hamit ALIAJ – Mjeshtër i Madh. Tiranë

 

Gjithçka u bë vjeshtë:

Ikin qiejt në krahë zogjsh verorë,

Kanë ftohtë edhe diejt e ikin s’di se ku,

Ik dhe vetja ime

Nga unë….

Ty po të lë

Me veten time të dikurshme

Në brigjet e vetmive të Veriut…

Diej të ftohtë

Ta paskan prarue fytyrën !

Harruan vajzat mbiemrin e parë,

Unë ,thjesht kam harruar

Emrin e lumenjve

1 tetor 2020