AKTRIM ME VETMINË

 

Vetmia e godet vetminë me qëllim,

Doli sheshit margaritari i guacës…

Mbrëmjes e shohin sytë e macës;

Rolet e tjera bëjnë vetëm zbukurim.

 

Prore në udhëtime ardhja e vonë,

Këmishë gjarpërinjsh gjeta n’djep!

Sorkadhet e ëndrrave lart në plep;

Aktrimi vetmitar s’gjeti dot jehonë!

 

Thellë çudirave ai m’i pafajshmi,të

Përhënët gjazë i mësojnë brigjet,se

Peshqit e gjakut i zhveshin shtigjet;

Qanë në mesditë më i përvajshmi!

 

Në këtë vend – dita me patetikë,

Kridhem ku bën gjumë thellësia…

Vallëzuese belhollë është vetmia,

Profilit të ditë(s) gjendet estetik!…

 

Aktrim vetmitar – sa rol i pështirë!

Skena është gjithnjë lëvizëse,Pro-

Zerpinë me dritëzat terratisëse, e

Kapa fatin bardh’e zi – hiçe ngjyrë!

 

E shtunë, 9 kollozhék 2021, në

Dardaninë Ilire

 

 

LOTI FUNDIT S’ËSHTË HESHTJE

 

Shkyqe vrik flakën pa u bë kryeneç,

Ëndrrën e paëndërruar mos e trego

Me ylberesh në dorë mos maratono

Syri i gurtë s’është në vend fatkeq.

 

Loti fundi s’është heshtje e trilluar,

Kalo urën e jetës dhe ec symbyllur

T’fajësuarit mengenesh janë mbyllur

S’fisnikërohen zjarrit të përcëlluar!?

 

Heshtja hap shtigje të ngatërruara

Vetmitë majen s’e zëvendësojnë,e

Lëngatat e djeshme si trashëgojmë,

Fluturat e shpirtërave të shëruara.

 

Se duan balsamin rrin n’pikëllim,si

Para këngës, si para zjarrit në jetë,

Para mëngjesit koha diku ka mbetë

Të gjitha heshtjet t’i përjetoj shqim!

 

Heshtja, vetmia e krijojnë mëshirën!

S’di cili shekull n’shtatë bukuri flen?

Njerëzit pyesin çfarë magjie do vjen

Duke shumëzuar me vete mënyrën.

 

Heshtja s’është përrallë e trilluar, si

Vijë dor’e zbuluar thellë n’shuplakë,

Grua fshehur e shartuar n’hi e gjak;

S’therret kurbani pa ndjesë t’flijuar.

 

Ygdyli vrapimit kërkon rregulla lirike,

Kësaj vetmie ku t’i gjejë vend n’gotë?

O, tëra urat nuk thehen nëpër botë,se

Heshtja ime himn – apoteozë poetike.

 

E enjte, 7 kollozheg 2021, në

Dardaninë Ilire

 

 

QORTIM NDAJ VETVETES

 

Tri vjeshta pa shkëputur bëj qortime

Ndaj vetvetes po ju them me zemër, e

Hapi dryrin heshtak – çelësi paemër –

Dhe vetë tretëm erërash n’vështrime.

 

I vetes, o, i dashur pse besë ke zënë,

Shumë deri në gjunjë je futur në hi?

Dridhur nga lotët’kanë rrjedhur n’gji;

Ke lënë vetveten – tri ditë pa ngrënë!

 

Me dorë në zemër qartas po ta them!

Ti more burrë mos belbëzo si përrallë;

Je bërë sy e vesh ç’po rrah n’qepallë,

Vetvetes o tjetrit do t’i kërkosh ujem?!

 

Qortimet i nisi në adresën e gabuar?

– I “çmenduri” veten shanë si n’lojë…

Vetmia qenka lodër lidhur me tojë,pse

Kaq shumë tjerëve iu kam BESUAR?

 

E hënë, 4 kollozheg 2021, në

Dardaninë Ilire

 

 

SONATA E HËNËS JEHON…

 

Nis e bardhe n’azdi t’majit gjingrohtë,

E mori me dorë një fat më t’mirë, si

Hatixhja vajti nuse n’Elbasan dëshirë,

Lulja e pashijuar mos u mallëkoftë –

 

Dëgjohet orkestra pa t’verdha astrale,

Sonata… vjen me okarinat tinës, me

Ritual’i Sabës me flokë hëne shpinës,

Argjilia, arina-astritë rritur n’për male.

 

Shtyllave t’flakës shëndritshëm qielli,

Akorde të forta organo bubullinë, që

Përcillej me orgji, rituale valle n’lëndinë;

Lumin e hekurt’zi e shkrinte dielli,tej-

 

Zjarrtë – vërshojnë drita të Perëndisë,

Najada e vestale shkojnë përdore,pas

Siringave janë nisur tërë bota bimore;

O, për ta zgjuar nimirin e mrekullisë, e

 

Soanata e hënës mbetët një fshehtësi,

Tingujt e kllasi të magjepsin në skenë,

Shakoni priu – kumti e mori dhènë, Lu-

let, azuri, gjethet e purpurta n’qetësi.

 

Sonata e hënës – këngë korrtarflakta,

– Pse këtu nuk puthni, as nuk qeshni?

Për këngë të dashurisë mos dënesni;

Vermitë me sabajë t’dlira kallinjarta…

 

E premte, 7/8 kollozheg 2021, në

Dardaninë Ilire

 

 

HIJA NË GJAKUN TIM

 

S’di kush e cyti hijen të futet

Pa privilegjë thellë gjakut tim,

S’ka fuqi zjarri për vëzhgim –

Njeriu lindi – hija pse ngutet?

 

Hyrja në ditë ësht’e sigurtë,

T’sundojë mbi ato që krijon

Hija nëpër gjak fole kërkon,

Brengën ma bën të ngurtë…

 

Hijes me vargje ia pres rritën,

Ndal!, i jap isharete në vijim,

Hijes i them s’ka më zgjerim,

As pa arsye s’ta drojë frikën!

 

Ndërmjet buzëve hark ura,

Hije që pa mëshirë m’gjykon!

Morave e turbullt gurgullon-

Ik shpirtkeqe futu n’zgurra!

 

Gjaku im s’do hije, po buçet

Që as ëndrrash s’të shtillë,e

Lisi thatë shkezës’të përfill;

Çdo rruaz’e bardhë ty t’qetë!

 

E martë, 12 kollozhék 2021, 

Dardaninë Ilire

 

 

HIRI DHE ASGJË…HIRI

 

Përherë një pyetje e njëjtë

Të mos harlisemi, të mos mashtrohemi

E s’ke nga t’ia mbash: të mos hutohemi

Se vezullimin e yjeve e gjejmë nën hi –

Prodhimi i zjarrit është hiri, qarkorja për

Fatin e vatrës, ime më me fi i lante e

shplante teshat e koteshat, nëse (s’besoni)

As që diçka, po e zëmë kushediseçka, por

nëse mund të ndërmarrësh diç të përhimtë

Eshtë e vërtetë që prej hirit nuk del asgjë –

e këtë unë nuk e besoj fare – atëherë nuk

është e vërtetë se kushdo dhe asgjë në

këtë botë s’krijohet pa hi!? Pra, hiri paska

vlerën e vetë, do ti, edhe prej hirit po dilka

diçks… Keni parë hi të situr në sitën e mëndafsht?

Më në fund, edhe mos qoftë kështu, qofshin rrëfenjëza të tjeradhe e përhapshin

nëpër botë hirin e tyre – kjo e tëra është

shpresë – vetëm qoftë e tyre, – unë besimin

tim nuk mundem ta ndryshoj…

S’kam pse inatosem me botën… Hirin, unë

nuk e trillova as nga bjeshkët, malet, pyjet

dhe gurët gëlqerorë…

Them:

Hiri dhe asgjë… hiri!

 

gusht, 2017

 

 

L  U  M  I

Lumi brigjeve i ka ëndrrat pjellore

Rrënjët nën gurëvrullon burimin

Nëpër kohë e kërkon pambarimin;

Përbirohet nëpër unazën hyjnore.

Kreshtën e nënujitndodhi çudia

Shkrepin e kuarcit duke e shpuar

Hap shtratin e vet pa u zemëruar;

Nën diell si kalë galopon kaltëria

Lumi nën vete shtron rërë t’nxehtë,

Krenarinë lumit s’ia godet as rrufeja,

Vdekjen e kapërcejnë valët e reja,se

Rrufepritësin e ka mbi ,t’mprehtë!

Lumi do derdhje s’do digë, as rezë,

Ia di enigmën, ai kërkon dhe flijime,

I tmerruar e vërshon vjershën time;

Peshqit fluturojnë nga bukuria zezë!

Vetëm lumin e shikon-Qerren diellore,

Sykaltërt n’hidhërim ngrihet përpjetë,

Mos kalo pranë lumin pa përshëndetë

N’emër i thërret rètë e shiutqiellore.

E martë, 12 kollozhék 2021,

Dardaninë Ilire

 

 

MBRËMJE KAMERTALE ME SHIJAVINË

 

Mot me shira lirike në pranverë,

Rètë hapin guaskën në kreshtë,

Mot me shi, shijavinë në vjeshtë

Mbrëmje kamertale përngaherë!

 

Perit’fatit ndehen rrudhat e natës,

Arona, briri, okarina,lira e argjilia,

Fyelli,kllasi, nimiri vegla nga Iliria,

Kor’e orkestra ekzekuton kantatën.

 

Mbrëmje lirike – përimtohet dielli,

Mbrëmje kamertale me shijavinë,

Lulet pjesëmarrëse koras vijnë, e

Duke u rritur me kurorat e qiellit.

 

Fytyrat e hijshme lojën trim’rojnë,

Zemra shikon përfare n’pah e dlirë,

Në pala fustanelash tingujt e mbirë,

T’mish’ruar gjithë pa më këndojnë.

 

Rituali i Sabës kishte orgji e ritual,

Festa përcillej me këngë, me valle,

Ilirët me dehje festonin as pa halle;

Zogjtë dëgjonin gjëkundi në mal,dhe

 

I ëndrroni ato instrumente muzikore

E bartnin sa ma lartë perin e xhitës,

Shakoni i zbulonte burimet e rritës,e

Mrekullitë vinin stinëve – pranverore.

 

Mbrëmja kamertale trëndafil’i bardhë,

Kënga në pentagram është kujtesë,se

Kantata muzikore frym’zohet shpresë;

Mbrëmja kamertale – hënën zbardhë!

 

E shtunë, 16 kollozhèk 2021, 

Dardaninë Ilire

 

NJERIU QË MBAHET MEND

– Josepf DIOGUARDIT – 1940

 

Jo nuk të harrojmë – vëllamadh gjaku,

Pas fisit tënd i ngjeshur me besnikëri,

DIELL je bërë po na ngrohë liri, me

Qëndresë arbëreshi – lule zambaku.

 

Fjalën e artë rrezesh kurorë në duar,

Pa mllef n’urtësi magjeps dhe gurin,

Stërgjyshi amanet – eshkë me unurin

I ke kujtim – n’Amerikën i dashuruar!

 

Shpresat t’diellnohen veç arbërisht,

Zërin lart’e ngrite për tëndin ATDHÈ!

Robërinë flake zbardhe çdo ditë t’re,

Me zonjën tate – Eratò – nurbrishtë…

 

Ju, kombin e ngritët në përmendore,

Minerva të dha zgjuarsi me trimëri…

Ballëpraruar – diellin me yje – krenari!

Me Hefestin dot s’po ndalesh prore…

 

Me instrumentet muzikore të Ilirëve,

DIOGUARD për ty bien ditë e natë…

Peng vure veten n’çdo shtrëngatë –

Paç jetë t’gjatë prej zemërdëlirëvet!..

 

E enjte, 14 kollozhék 2021, në

Dardaninë Ilire

 

 

TEGELA SHIU MBI ORGANO

Jehona e erës ja gjithnjë është afër.

Shikimi im i hedhur si suta diku për anësh e

vendosur pëllëmbën e hapësirësduket

nuse me duvak

mungojnë stolirat e veshur me vellon, me flatrat viganorepër fluturuar gjelbërim e lulëkuqeBlerimi çdo kund ka

hedhur farën e mirësisëYlberet harkojnë.

Uraton e bekon dielli,

Kundërmon parfumi i erës

gjithë e shërojnë klithjen time, dhe

Kumbojnë kumbonaret e mesditës

   Këlthas:

Etje, etje lumbardhët e mi ulen

malbrezat e ballitTrishtilat e hapësirës,

tashmë janë akorduar çemanet e sqepave

qelibartë cicërimeve, gjuhët e tyre po

i derdhin qindra melodi nektarta… E –

qielli i kumaktë qetësi, me balluket

vetapo pushon zemrës blertë gjelbërimits’di se përanash rrezet e vakta diellit, me purpurin e tyre e puthin lehtë se zefiri po ngrafitet si arabeskat e një tempulli lashtë.

Puhiza, puhizëza lumbardhët duke m’i

gudulisur s’po ndaletgjithnjë lule reja

duke zbuluar; ngjyra s’i kam parë kurrë.

Tegela shiu mbi organolifqeret zhumhurojnë e derdhen dantelat e ditës 

si qëdisma e Lindihanës.

                       Gjuha futet nëpër kopshtet

trëndafiltë… Po tunden si fruljetë Kopshtet e Semiramides, simendimet e fëmijëve

Blerësimet kanë marrë heqamë, shpirtin

hyjnor blerimit

                    Kush kridhet det blerimit

shija e anijeve memece, spiralja e ëndrrës

duan diçka thonë por prej pafuqisë kthehen ne gjethet e palmës kolosale

e parë shikosh rrëzë Diellit

ajrit i bën tegela blushiu luan mbi organo,

e pastaj thellësi deri vetë fundin

Shih, sa e mrekullueshme është kjo botë;

shushurimë dhe bardhësipo arrihet

bukura me bukuriraJanë hapur sytë e

blertë ditës hareshme, hershme se agimi… Po lahensytë me duart e vesuaraBukuria vetë lind e shpëlarë,

vijave rubintaFëmijët ndërtojnë Saraje 

e kukulla rëre; dy dashuruarit ngadalëz

kalojnë maja gishtave as një njeri

mos e zgjojnë!.. Dhe puhiza me sy kolosi,

puhiza krahëshkurtëraDuart e florinjta le

t’i lëshojnë gjymat e shiut nga qielli i blertë-blu

Tegelat e shiut janë palodhur duke lozur   o r g a n o! Vetëm grushti i dritës stërshkëlqyer majë gjilpërës me borë

përndejshëm digjetEtje, etjelumbardhët e mi! Vetëm sytële puthen!

                 Një orë s’ndalet kurrë, kurdiset nga ëndrrat e fëmijëveBrigjet i

pranojnë përrenjtë… Duke ndërprerë rrugën e syrit, as aty nukjanë … E –

Organoja nuk pushon me tingujt e vet i

drithëron blerimet e përgjumura

                 Shih, sa e mrekullueshme, e

(çuditshme? është, them e blertë është

kjo botë – pas valës njëmiliontënëpër

pëshpëritje dhe bardhësi deri magjepsje.

                 Tegelat e shiut mbi organo, vijnë

valavinë

                  Organoja jehon

Dhèvendlindje,

muaji blinor 2019.