Sipas burimeve të reja të informacionit thuhet se Apple është duke planifikuar të sjell disa përmirësime të rëndësishme në modelet e reja të iPhone, të cilat pritet t’i ofrojë brenda këtij viti.

Bloomberg ka raportuar se inxhinierët e kompanisë Apple kanë plane të reja për versionet e reja të iPhone, përkundër faktit se ndryshime të shumta janë zbuluar edhe në iPhone 12. Njëri prej tipareve të reja të modelit të ri të iPhone pritet të jetë sensori i gjurmëve të gishtave që do të jetë nën ekranin e telefonit.

Ky funksion thuhet se nuk do ta zëvendësojë Face ID, por i njëjti do të ofrojë një mënyrë të re alternative për verifikimin e identitetit të përdoruesit në rast se përdoruesi është duke mbajtur maskë në fytyrë, gjë që do ta bënte Face ID-në më vështirë të aplikueshme.

Burimi i njëjtë i informacionit thotë gjithashtu se Apple po teston ekranet e lakueshme, por për këtë natyrisht se duhet të pritet edhe pak kohë.