Çdo ditë, me një poezi të re rilind,
një dashuri të re per vargjet çdo ditë,
unë syrin tënd e kam hapin tim,
me hapin tënd, ti më çel një ditë.
S’di si do të ndihem, kur të mbarojë kjo poezi,
At’herë kur e vdekur do ndihem për së gjalli,
as kur të gdhihem e të ngrysem, pa tënden frymë,
e me sytë ulur, me vete t’përshpëris:
“Eh më mori, sa shumë më mori malli”
E në mos mbaroftë kurrë kjo poezi,
Fjalën të jap, që çdo ditë e çdo natë,
më shumë do t’këndoj dhe shkruaj!
Përditë e për natë, pa ndalur asnjë çast,
vetëm ty, ty do të të dua prapë.
———-
-Per Limit.al , nga Tirana, Janar 2021-
Në foto poetja Drita Lushi