Nga Agron Shabani

Siç dihet, me 4 Koriik të vitit të largët 1776, pas Kongresit të Parë Konstitucional dhe Juridik të Philadelphisë (Filadelfisë) me 1774, si dhe Fitorës së parë ushtarake ose luftarake të ushtrisë amerikane-kundë ushtrisë angleze ose britanike -nën udhëheqjen ose komandimin e George Washingtonit (Gjorgj Uashingtonit) në vitin 1775: Nën drejtimin e Thomas Jeffersonit, George Washingtonit dhe John Adamsit, në Philadelphia (Filadelfia) -do shpallet dhe miratohet unaninimisht Deklarata e njohur Amerikane e Pavarësisë. Bëhët fjalë mbi pavarësinë e superfuqisë së vetme dhe kryesore të globit, respektivisht, garantuesen kryesore të paqës, lirisë, demokracisë dhe sigurisë globale ose universale në botën ose planetën tonë, siç janë SHBA-s.

Se këndejmi, luftës së lavdishme të shtetit dhe popullit (kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi të gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale dhe politike nga ‘kurora mbretërore’ angleze ose britanike: I kanë paraprirë luftërat e njohura koloniale ose imperialiste të Francës, Britanisë së Madhe, Holandës, Spanjës dhe fuqive tjera koloniale ose imperialiste për Amerikën Veriore, Qëndore si dhe për Amerikën Latine ose Jugore. Kështu që për dallim të Anglisë, Franca e asokohëshme imperiale dhe kolonialiste, duke filluar nga Lumi ose Liqeni i njohur i Shën Lorencit dhe deri në Misissippi të SHBA-s, kishte vendosur një sistem ose regjim të hekurt ushtarako-policor me punkte ose zona të rrepta ushtarake dhe policore në kufirin e njohur në mes “kolonive franceze” dhe “kolonive angleze” në Ohio, Alleghenm dhe regjione të tjera të SHBA-s, të ndodhura asokohe nën sundimin ose administrimin imperial ose kolonialist të Francës, Britanisë së Madhe etj. Gjatë asaj kohe do zhvillohej edhe e ashtuquajtura “lufta e vogël” imperiale ose kolonialiste në mes Britanisë së Madhe dhe Francës në truallin ose teritorin e sotëm të SHBA-s, e cila do mbyllëj me fitorën e anglezëve, gjegjësisht me “Paqën e Parisit” me 1763, sipas të së cilës, Franca me në fund do të eliminohej (përjashtohej) nga i ashtuquajturi “klubi i fuqive kolonialiste” në Amerikën Veriore (SHBA-s dhe Kanada) dhe më gjërë. Në këtë prizëm, Anglia me përjashtim të provincës frankofone të Quebecut dhe Montrealit (Kanadaja e sotme)- asokohe i kishte aneksuar të gjitha kolonitë e atëhershme franceze dhe holandeze në SHBA-s dhe Kanada si New Harlem, New Amsterdam, Ohio, Lousiana, Misissippi, Misouri etj.
Ndonëse pa i harruar këtu edhe historitë e njohura të shtetëve amerikane si Georgia, Virginia, Maryland, Carolina, Califorina, Pensnsylvania, New York, New Yersy, Masaqussets, Louisiana, Florida, Maine, New Hamshire, Vermont, Rhode Island, Delaware, Connecticut  etj., sè bashku me historitè e njohura tè William Pennyt, William Pittit etj. E sidomos luften dhe revolucionin e njohur të shtetit dhe popullit të madh amerikan për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga kurora u huaj imperiale ose koloniakiste të kurorëzuar dhe sublimuar me Deklaratën e lartëpërmendur të Pavarësisë me 1776, respektivisht në Kongreset dhe Konventat e njohura Konstitucionale dhe Historike të Philadelphias (Filadelfisë) me 1774 dhe 1787.
Ndryshe nga kjo, kolonialistët spanjoll në Amerikën Jugore ose Amerikën Latine ( si Pizzaro, Cortes etj.) -thuhet të kenë qenë të egër ose tepër brutal gjatë iinvadimëve të tyre ushtarako-policore në vende dhe rajone të ndryshme të Amerikës Latine etj.
Ndërkohë që dijetarët dhe humanistët e shquar spanjoll, holandez, anglez dhe të tjerë si Francisko de Vitoria, Hugo Grotius, William Pitt, Adam Smith, Richard Codbyen etj, do i bëjnë të njohura dhe gjithëmonë aktuale disa nga të drejtat themelore ose elementare mbi tregtinë e lirë detare, tokësore etj.

Në vazhdim: Pak histori politike nga SHBA-s?

Për me tepër ndërkaq, “Askujtë nuk i frikësohem me shumë, se sa ndarjes së SHBA-së në dy parti ose blloqe të mëdha rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën”, do thoshte dikur John Adams në stilin dhe cilësinë e njohur të njërit prej arkitektëve ose instruktorëve kryesor të Kushtetutës së njohur Amerikane ” Cheks and Balances” (Rregullat dhe kontrolli) dhe Presindentit të Dytë Amerikan pas Georg Washtingtonit. Duke aluduar (pleduar) asokohe në ndarjet, divergjencat, diskrepancat, disonancat, averzionet dhe antagonizmat e shumëta politike, konceptuale, ideologjike, sociale, ekonomike dhe të tjera në mes ” blloukt republikan” dhe ” bllokut demokrat” në SHBA-së, apo, si u thonin asokohe ” antifederalistëve centralistë” (republikanëve) dhe “federalistëve demokrat” (demokratëve).
Ndonëse, pavarësisht asaj nëse “populistët”, “bull moosët”, “dixiecratët”, të “gjelberit” ose “watchdogs-ët” tjerë si “parti të treta” ose sporadike në SHBA-së, i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore, sociale, ekonomike, politike, ideologjike ose metodologjike si “pjesë të rëndësishme” ose substanciale të jetës së përgjithshme konstitucionale, institucionale, ligjore, qytetare dhe demokratike në Shtetët e Bashkuara: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar me ligj roli dhe pozicioni i pazëvendësuar i The Grand Old Party ( Partisë Republikane, të themeluar në vitin 1854) dhe të Party of the People (Partisë Demokrate, të themeluar në vitin 1793) në jetën e përgjithshme shtetërore, nacionale , konstitucionale, institucionale, politike dhe juridike të SHBA-së. Në Shtetët e Bashkuara, si në çdo vend tjetër të ngritur, projektuar dhe konstituuar nga revolucioni, respektivisht nga lufta e njohur për lirinë dhe pavarësinë amerikane nga “kurora mbretërore” agleze ose britanike: Sipas Konventës së e njohur konstitucionale dhe juridike të SHBA-së “Checks and Balances” të miratuar në Philadelphia të vitit të largët 1787, si reagim ose përgjigje konkrete dhe pragmatike ndaj “Kongresit kontinental” të Philadephias së vitit 1744: Jeta e gjithëmbarshme politike dhe partiake ka filluar nga i ashtuquajturi sistemi njohur njëpartiak amerikan. Respektivisht, nga instruktori dhe arkitekti kryesor i luftës dhe pavaresise së njohur të SHBA-së, Gjorgj Uashingtoni (George Washington). Për t´u pasuar nga John Adamsi, Thomas Jeffersoni dhe kështu me radhë. Kjo pra deri me firmosjen e Konventës se lartëpërmendur konstitucionale dhe juridike”Checks and Balances”(Rregullat dhe kontrolli) në Philadelphia gjatë vitit 1787.
Ndaj, edhe përkunder asaj se asokohe kishte të atillë (si toristët) që ende vazhdonin të simpatizonin mbretin Gjorgj dhe “sundimin britanik”në SHBA-së dhe të tjerëve (viganëve) që i njihnin dhe përkrahnin administraten dhe institucionët e reja sovrane dhe legjitime amerikane: Ligji dhe kushtetuta e re e SHBA-së, asokohe dhe deri me sot, do u ofrojnë të të gjitha palëve barazi dhe të drejta të plota politike, kushtetuese, juridike, politike, sociale, ekonomike etj. Gjithnjë duke menduar këtu në rolin dhe ndikimin e fuqishëm dhe historik të Dy Partive të Mëdha (Partisë Demokrate dhe Partisë Republikane) në jetën e përgjithshme institucionale dhe konstitucionale të SHBA-së.
Do theksuar se “federalistët amerikan”, atëbotë ishin ithtarë ose simpatizant të mbretit (Lujit të XVI- të) dhe aristokracisë së atëhershme franceze, ndërsa,”antifederalistët amerikan”, e simpatizonin dhe admironin Napoleon Bonapartën dhe “frytët” ose idealet e njohura të Revolucionit të Madh në Francë. Shih për këtë, “antifederalistët demokrat” nga ana e “federalistëve republikan” në Shtetët e Bashkuara, asokohe e sot do njihen dhe do quhen si “demokrat radikalist” etj. Kjo për shkak të natyrës dhe karakterit të njohur revolucionar dhe radikalist të revolucionit të lartëpërmendur në Francë . Përkatësisht, të “metodave revolucionare” të “apostujve të lirisë” ne Francën e asokoheshme qe admiroheshin nga ana e taborit të  “antifederalistëve demokrat” në SHBA-së. Dhe, jo vetëm në Amerikë.
Sidoqoftë, Partia Republikane e Abraham Lincolnit, Rooseveltit, Eisenhowerit, Ronald Reganit etj., si dhe Partia Demokrate e Thomas Jeffersonit, Franklin Rooseveltit, Xh.F. Kenedyt, Bill Clintonit etj. Për mendimet dhe vlerësimet e njohura të shumë politologëve, historianëve, sociologëve ,filozofëve dhe studiuesve ose analistëve të ndryshëm të fushave dhe disiplinave të tjera shkencore dhe metodologjike, paraqesin “dy kokat krenare dhe kryengritë” të patriotizmit dhe demokracisë së njohur amerikane. Kjo pavarësisht kursit ose filozofisë politike të presidentëve të ndryshëm republikan ose demokrat në SHBA-së.
Amerika (SHBA-s)-janë kampion të lirisë, paqës, demokracisë dhe sigurisë globale dhe universale të globit ose planetit tonë. Kur kanë zgjedhje presidenciale dhe të tjera SHBA-s, krejt bota e lirè dhe demokratike, e presin me padurim epilogun e tyre përfundimtar. Edhe ndryshimin (zevëndësimin) e Presidentëve dhe Administratës Amerikane në Washington DC, me 2O janar 2O21. Sidomos Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi.

Diçka nga filozofia amerikane…
Sipas hipotezave ose teorive utilitare dhe pragmatike të mendimtarëve ose filozofëve të njohur amerikan, Ch. S. Pierce, W. Jammes, J. Dewey dhe të tjerë: E vërteta, diskrecioni, konfidencialiteti, relevanca dhe serioziteti i objektit, janë bazat ose themelët kryesore të njohjes, identifikimit dhe kuptimit të funksionit dhe rëndësisë së subjektit dhe jo neorealizmi disfunksional ose anarkoteorik.
Ndonëse, G. Santayana, R. W. Sellers dhe filozof të tjerë amerikan, në kuadër të realizmit dhe racionalizmit të njohur kritik, janë në favor të kthmit (rikthimit) të domosdoshëm të filozofisë në çështjet, problemët ose fenomenët e jetës, botës dhe natyrës me anë të një vështrimi të ndjeshëm, sensual, racional, kritik, observues dhe participant. U mor vesh se Santayana, Dewey, Nagel, Moris Raphael Cohen dhe filozof të tjerë amerikan, janë të mendimit  mbi ngritjen ose ndërtimin e tërë lëndës, materies ose metodikës së njohur multidisiplinare tè filozofisë (me ndihmën e epistemologjisë, gneseologjisë, ontologjisë, antropologjisë, fenomenologjsë së natyrës, etikës, metaetikës, estetikës etj.) mbi ligjët ose principet e njohura matematikore ose aritmetike. (Natyralizmi ose teoria e njohur natyraliste.)
Me fjalë tjera, kjo do thotë se filozofët ose përfaqësuesit eminent të shkollës amerikane të emprizmit logjik (logjikës empirike) si Chomsky, Malcolm, Church, Mc. Quine, Nelson, Pap, Putnan, Searle, Kripke dhe të tjerë, në kuader të filozofisë analitike amerikane: Janë në favor të ndryshimit (substituuimit) dhe zëvendësimit determinant dhe paradigmatik të filozofisë spekulative, abstrakte ose skematike me studimet dhe analizat e thella esenciale ose substanciale të problemëve ose fenomenëve të ndryshme shoqërore, qytetare, jetësore ose ekzistencialiste, të mbështetura ose bazuara në kuptimin ose saktësinë e njohur shkencore, logjike dhe gjuhësore (linguistike) ose terminologjike.
Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst të suspektshëm e dubioz edhe epistemologjinë revolucionare së bashku me logjikën e zbulimit shkencor, si dhe strukturën e njohur shkencore dhe humaniste të revolucionëve të njohura shkencore, industriale ose teknologjike-përballë kaosit dhe anarkisë së njohur fetare, kulturore, klasore, sociale, politike ose ushtarake. (lëxo “epistemologjinë revolucionare” të Thomas Kuhnit, Paul Feyerabendit, H. Putnamit etj.)
Do shtuar në vazhdim se mendimtari ose filozofi i njohur amarikan, Jonathan Edwards (17O3-1758)- nën ndikikim ose influencën e thesarit ose trashegimisë së përgjithshme fetare, kulturore, filozofike, transcendentale dhe metafizike të kontinenit të vjetër europian, respektivisht të metafizikës së mendimit, moralit dhe religjionit të njohur kalvinisto-puritanist: I vuri bazat ose themelët e para të filozofisë determinante dhe idealiste amerikane nga narrativi dhe paradigmat e së cilës, lindën, u zhvilluan dhe afirmuan edhe etika dhe metafizika e njohur materiale ose materialiste së bashku me ekzistencializmin, deizmin (deistikën) dhe teizmin (theistikën) e filozofisë fetare ose religjioze, transcendentalizmin dhe të të ashtuquajturin “kantizmin dhe hegelianizmin” e njohur amerikan të përfaqësuar dhe prezantuar (reprezntuar) nga William Ellery Chaning, R. W. Emerson, Frederik H. Hedge, Margaret Füller dhe H. D. Thoreau  etj., nga Shkolla e njohur filozofike e Saint Lousit në SHBA-s.
Pa i harruar këtu edhe reflektimet, ndikimët (infulencat) ose interferimet e njohura të I. Newtonit (Njutënit), G. Berkeleyit, B. Franklinit, Samuel Johnsonit dhe të tjerëve në ngritjen, themelimin, zhvillimin, avansimin dhe përparimin e gjithëmbarëshëm të mendimit shkencor dhe filozofik në SHBA-s.
Ndërkohë që transcendentalistët e njohur amerikan, asokohe do të angazhohën për një bindje, besim dhe mendim të lirë dhe të pavarur fetar ose religjioz, si dhe për një kristianizëm antidogmatik, antidemagogjik dhe antikalvinist. (lëxo broshurat ose revistat e asokohëshme shkencore ose filozofike si “Journal of Speculative Philosophy”, “Philosophical Review” etj.)
Ndërkaq, në vitët e njëzeta dhe tredhjeta të shekullit të kaluar, me rastin e shpërnguljes ose emigrimit masiv të shumë dijetarëve ose filozofëve të njohur gjerman në SHBA-s (Farber, Schütze, Gurwitsch etj.)-krahas kantizmit dhe hegelianizmit, do të shquhët dhe afirmohët dukshëm edhe “fenomenologjia” e Husserlit së bashku me idealizmin  transcendentalsist dhe materializmin kritik, biehorvial ose ekzistencialist.
Ndryshe nga kjo, kritika dhe filozofia e njohur amerikane, në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore ose metodologjike. Kjo mbase, është edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur amerikane, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur kërkesave dhe nevojave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulatet dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ushtarake, strategjike, gjeopolitike, industriale, teknologjike, ekonomike etj. Kjo mbase është edhe vlera globale ose universale e kulturës dhe filozofisë së njohur amerikane. Kultura është frytë i arsyes dhe ndërgjegjës së lartë njerëzore ose qytetare, ndërkaq, arsyeja, vetèdija, edukata dhe kultura e njohur njerëzore, shtetrore dhe nacionale, janë frytë dhe konstruksion historik i shoqërisë së lartë njerëzore ose qytetare, siç është ajo në SHBA-s.
Ndaj, është për të pritur dhe besuar për një ndryshim (substiuim) paqësor dhe demokrat të Presidentëve ose Administratës Amerikane në Shtëpinë e Bardhë.
Dhe, çka (çfarë) mund të pritet pasë pandemisë globale të Covid 19….?!
E lindur ose prodhuar si thuhet në Kinë, pandemia e rrezikshme dhe vdekjepruese Covid 19, i ka futur botën dhe civilizimin tonë në frikë (panikë), karantenë ose izolim global e total. Demët ose pasojat e shkaktuara nga Corona Virusi (Covid 19) janë kolaterale dhe multilaterale. Bëhet fjalë për qindra mijëra vdekje ose viktima njerëzore gjithandej globit nga Covid 19!

Ndërkaq, dëmet ose pasojat ekonomike, industriale, teknologjike dhe të tjera, tashmë janë të pallogaritshme dhe kolaterale. Ka kohë që shtetët ose ekonomitë me të fuqishme të globit, sikur ndodhën para infraktit ose kolapsit të përgjithshëm për shkak të “inxheksionëve” ose investimëve të vazhdueshme tek manjatët ose sipërmarrësit e fuqishëm industrial dhe ekonomik. Mos të flasim këtu mbi koston e lartë të investimëve ose pagesave të vazhdueshme materiale, sociale ose ekzistencialiste për  të gjitha shtresat ose kategoritë e mundshme njerëzore ose qytetare të ngelur pa punë, gjegjësisht të prekur nga kriza globale e Corona Virusit (Covid 19). Ekspertët ose njohësit e ngjarjeve, zhvillimëve dhe trendëve të përgjithshëme në tregun global të vlerave dhe kapitalit, flasin për qindra mijëra bilardë ose treliardë euro ose dollar amerikan të shpënzuar blanco ose pa mbulesë nga arkat ose buxhetët shtetrore dhe nacionale vetëm brenda një muaji. Pa i llogaritur këtu bakrotimët, insolvencat ose falimentimët e shumë firmave ose koncernëve të fuqishme industriale, teknologjike ose ekonomike gjithandej globit, si pasojë e humbjeve të miliona orëve dhe vendëve të punës nga pandemia globale Covid 19.
Për ata që sadopak e njohin ligjin e akumulimit së bashku me tregun e punës, vlerave dhe kapitalit, si dhe ngritjen dhe rënien e sistemit kapialist dhe atij komunosocialist: Do theksuar në sfond se kriza e mesipërme (globale) në fjalë e Covid 19, i ka nxjerrur në shesh disa skenare të mundshme në sfond.
I pari: Modelin revolucionar të Lindjes (Kinës etj.) sipas të cilit, nuk përjashtohet mundësia e një revolucioni të klasës punëtore ose proletariatit kinez-kundër oligarkisè ose “borxhezisë së kuqe” skllavopronare ose feudaliste të Presidentit Xhin Shi dhe Partisë Komuniste të Kinës, sipas asaj se klasa punëtore ose proletariati, gjithëmonë kanë të drejtë në format ose metodat e njohura revolucionare dhe sindikaliste kundër borxhezisë. (Ndonëse, modelin anglo-amerikan në Hong Kong, shteti dhe qeveria kineze, hëperhë e kanë shtypur ose shuar me dhunë).
I dyti: Revolta globale e klasës punëtore ose proletariatit botëror ndaj “supermenëve të lartë” tregtar, finansiar ose ekonomik që i menaxhojnë tregjët e punës, finansave dhe kapitalit, apo skenarët e paraparë nga Orveli, Kolakovski etj.
E treta: Shpërthimi i ndonjë krize të rëndë ose recesioni botëror, si e “Premtja e zezë” në Bursën e New Yorkut në tetor të vitit 1929, e shkaktuar nga vendimët (diktatët) e njohura “urbi et orbi” të “Traktatit të Versajës” dhe pandemia globale e virusit ose ethëve spanjolle me 1918 dhe 1919, si paralojë e ndonjë lufte të re botërore me pasoja fatale ose apokaliptike për botën ose civilizimin tonë, etj.etj….?!
Shqipëria dhe Kosova në krizën globale të Covid 19:
Politologjia dhe filozofia politike na mësojnë ose udhërrefejnë vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.
Se këndejmi, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! “Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal.” Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Politologjia dhe filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të bartur dhe koncentuar në duart e fuqishme të “mbinjerëzve” ose’supërmenëve’ të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit. Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara individuale dhe kolektive. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale” që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, historike, gjeografike etj…Me fjalë tjera, Kosova dhe Shqipëria, nuk kanë as potencial, as kuadro, as ndikim dhe as strategji në kriza të ndryshme globale ose universale.
Pa u zgjatur me tepër: Uroj të jem i gabuar!
ASh