Nga Agron Shabani

-Kroatët, kultura dhe historia e tyre:

Të shumëta dhe të shumëfishta janë angazhimët dhe kontributët e jashtëzakonshme kolosale dhe titanike të shtetit dhe kombit të njohur kroat për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Sidomos ato të shkencës dhe kulturës së shquar kroate për historinë dhe kulturën shqiptare. Gjithashtu të shumëta dhe të shumëfishta janë lidhjet e ndryshme historike, shpirtërore, kulturore, historike, politike, ushtarake dhe të tjera në mes shqiptarëve dhe kroatëve të cilat datojnë herët. Që nga etapat ose periudhat e ndryshme të Ilirisë ose Romës së Lashtë-Antike dhe deri me sot.
Se këndejmi që nga Antika e largët dhe deri me sot, në kohërat dhe hapësirat e ndryshme të Dalmacisë, Istrës, Kvarnerit, Neretvës, Banisë, Baranjes, Zagorjes, Mexhimurjes, Sllavonisë, Vojvodinës Perëndimore, Posavinës dhe kështu me radhë, kanë lulëzuar dhe shkëlqyer kultura dhe civilizimi i njohur kroat dhe ai ilirë. Sidomos në Dalmaci, Istër, Kvarner ose në Luginën e Neretvës (Mostar, Grude, Çaplin dhe qendra tjera të Herceg Bosnjes) ku thuhet se kanë jetuar dikur fiset e njojura ilire të dalmatëve, istrëve (istrianëve), dokletatëve, ardiejve, ditijonëve, desidiatëve, enkelejve etj.
Për me tepër ndërkaq, riviera e njohur e Adriatikut se bashku me klimen, reliefin ose konfiguracionin gjeografik (kujto bukuritë e njohura tokësore ose natyrore të Kroacisë): Si duket kanë ndikur aq shumë në kthjelltësinë e mendjes, respektivisht në shkëlqimin ose brilancën e njohur shkencore, intelektuale dhe kulturore të shumë shumë shkenctarëve, eruditëve, intelektualëve ose kulturologëve të shquar kroat që kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në mozaikun ose panoramën e gjithëmbarëshme shkencore, intelektuale, fetare dhe kulturore të kontinentit të vjetër evropian dhe shumë më largë.
Ndryshe nga kjo, Kroacia ishte Republika më e pasur dhe më e zhvilluar në domenin (kontekstin) e përgjithshëm shkencor, kulturorë, akademik, industrial dhe ekonomik në ish Jugosllavi. Mbi 4O % të industrisë, teknologjisë dhe “ekonomisë së përbashkët jugosllave” asokohe ndodhësin në Kroaci.
Në Kroaci lindën ose u themeluan dikur edhe Levizjet e njohura liridashëse, patriotike ose independentiste si “Ilirksi Preporod” ( Rilindja Ilire), “Ilirski Pokret” (Levizja Ilire), “Nova Ilirija” (Iliria e Re) dhe levizje të tjera të udhëhequra nga intelektual, kulturolog dhe patriot të shquar krost si Juraj Krizhaniç, Franjo Supilo, Ante Starçeviç dhe të tjerë.
Zagrebi dhe Kroacia dikur në ish Jugosllavi, kanë qenë edhe epiqëndra ose stacioni më i rëndësishëm ose kryesor i lidhjes së shqiptarëve të Kosovës dhe hapësirave tjera shqiptare nèn ish Jugosllavi me Evropën ose Perëndimin. Ndërkohë që shteti dhe populli (kombi) i njohur kroat, ne shqiptarëve gjithëmonë na janë gjendur pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur kishim nevojë. Në Zagreb jetojnë, punojnë, studiojnë dhe krijojnë edhe shumë shqiptar së bashku me sivëllezërit e tyre kroat.
Sidoqoftë, shteti dhe populli (kombi) sivëlla i Kroacisë, kanë ngritur si të thuash permendore ose lapidar të përhershëm në shpirtin dhe kujtesën e përgjithshme historike dhe patriotike të shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej.

Zagrebi, apo metropola e shkëlqyer e Kroacisë:

Me afro 1 milion banor, me afro 1OOO vite traditë dhe histori të lashtë dhe aq të bujshme urbane, arkitektonike, qytetare ose kulturore, me 35O vite traditë dhe histori të gjatë shkencore, universitare ose akademike si dhe me 1OO1 bukuri dhe atraksione tjera qytetare, kulturore, historike, arkitektonike etj….Zagrebi, kryeqyteti ose metropola e famshme e Kroacisë, floron, shkëlqen ose brilon në emrin, historinë ose vetvetën e tij ekskluzive dhe tepër ekzotike. Zagrebi është aty dhe vetëm ata ku e lanë dikur Ban Jelaçiçi, Mbreti Tomisllav, Dr. Franjo Tuxhmani, Kolinda Grabar Kitaroviç, Katarina Zrinski si dhe shumë e shumë të tjerë para dhe pas tyre.
Aty janë edhe Akademia e Shkencave dhe Artëve të Kroacisë së bashku me Teatrin Nacional të Kroacisë ( Hrvatsko Narodno Kazaliste ose “HNK”), Operan dhe Baletin e njohur të Zagrebit, Rektoratin e njohur të Universitetit të shquar të Zagrebit, monumentët dhe muzeumët e shumëta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, sakrale, fetare, kulturore, historike, shkencore, industriale, teknologjike etj….Katedralja e njohur e Zagrebit, rrugët, stacionet, parqet, avenytë, bulevardet ose sheshët e njohura të Ban Jelaçiçit, Kvaternikut, Mazhuraniçit, Novi Zagrebit etj…Banski Dvori ose rezidencat e njohura shtetrore dhe qeveritare të Kroacisë në Gornji Grad ose Pantovçak, klinikat e njohure univeritare në”Rebro”, “Shalatë” etj…. Tempujt, pallatët ose ndërtesat e praruara dhe shkëlqyera në stilin barok, gotik, romanik etj…Baleti i yjeve, ansambli i ngjyrave, orkestra e atyre zërave të njohur mondan ose metropolitan së bashku me simfonië dhe harmoninë e pashoqe në mes modernes dhe klasikës që puçën ose gërshetohen në sfond.

Ish Presidentja kroate, znj. Kolinda Grabar Kitaroviç:

Ish Presidentja e shkëlqyer dhe ekselente e Kroacisë, Znj. Kolinda Grabar Kitaroviç me plot sharm, elegancë, përformansë dhe delikatesë të lartë ekskluzive dhe tepër ekzotike që e bëjnë Znj. Grabar Kitaroviç si njerën prej grave (femrave) ose presidenteve me të bukura, me të mençura dhe me të shkëlqyera të planetit. E sidomos shkèlqimi ose brilanca e saj intelektuale, profesionale, politike ose diplomatike. Feminizmi, akribiteti, eruditeti, luciditeti, subtiliteti, dinjiteti, digniteti dhe eksluziviteti i saj. Dikush do e quante Znj. Grabar Kitaroviç edhe si arkitekte, instruktore ose inxhiniere kryesore të politikës së jashtme ose diplomacisë moderne kroate, si misionare dhe celebruese të spikatur, robuste dhe tepër ekselente të artit të njohur politik dhe diplomatik, e cila përmes sensit dhe narrativit të saj politik dhe diplomatik i shquan, afirmon, fokuson dhe insubordinin edhe një mori vlerash dhe parimësh të tjera shkencore dhe humaniste në sfond. Znj. Kolinda Grabar Kitarovic ishte edhe Mike e çmuar e Kosovës dhe shqiptareve.
Ndonëse, një femër ose një grua e shkëlqyer me edukatë, kulturë, moral, karakter, disiplinë dhe emancipim të lartë akademik, intelektual, politik ose diplomatik si Znj.Grabar Kitaroviç, gjithëmonë i kërkon, studion ose hulumton gjasat ose mundësitë e përbashkëta dhe tëbarabarta në të mirën e përgjithshme të kombit dhe atdheut.
Se këndejmi, kroatët kanë traditë të gjatë në fushën e diplomacisë ose marëdhënieve shtetrore, nacionale, internacionale, politike dhe diplomatike. Sidomos në fushën e njohur të shkencave politike ose diplomatike në veçanti, si dhe në atë shkencore, intelektuale, kuturore, univerzitare ose akademike në pèrgjithèsi.

U morr vesh se me ndryshimin ose evoluimin (evolucionin) e shtetëve, popujve (kombève), shoqërive, sistemëve dhe marëdhënieve ndërkombtare: Edhe në Kroaci, që nga Republika e Dubrovnikut (Raguza ose Dubrovaçka Republika) dhe deri me sot, kanë ndryshuar narrativi, forma, konceptët dhe metodologjia e qasjes në marëdhëniet politike dhe diplomatike ndaj popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme. Po t’iu referohemi shkrimëve ose veprave tè njohura shkencore, univerzitare ose akademike tè ligjèruesve ose profesorève tè njohur tè Fakultetit tè Shkencave Politike të Univerzitetit të Zagrebit etj. : Pos tjerash, mund të mësojmë mbi shfaqjen dhe manifestimin e ideve dhe teorive shkencore ose politologjike në Kroaci në shekullin XVI (16) nga ana e filozofit dhe dijetarit të shquar kroat, I. Severitan Polikarpit, në kuader të veprës së tij “Samovlast” (Vetqeverisja ose Vetpushteti) me 1552. Pa e harruar këtu veprën e njohur të Franjo Petriçit “Sretan Grad” (Qyteti i Lumtur) me 155O, të N.V. Guqetiçit “O ustroju drzava”( Mbi rendin ose rregullimin e shtetève) me 1591 etj.
Ndërkaq, Juraj Krizhaniç, si njeri prej arkitektëve ose ideologëve kryesor të Levizjeve të njohura ilire ose patriotike në Kroaci si “Ilirski Pokret” (Levizja Ilire), “Ilirski Preporod” (Rilindja Ilire) , “Nova Ilirija” (Iliria e Re) etj., në vitin 1666 e kishte publikuar veprën e tij të njohur me titull “Politika ili Razgovori o Vladateljstvu” (Politika ose debatët mbi udhëheqjen ose pushtetin). Në Varazhdin, me 1769, do të ngritët ose themelohët instituti i njohur politiko-kameralist mbi modernizimin ose avansimin e udhëheqjes me popullin (kombin) dhe shtetin.
Ndonëse, termin ose nocionin shkenca politike (politiçke znanosti) për herë të parë në Kroaci, është pèrdorur ose aplikuar nga Stjepan Vranqiç me 1772.
Ndërkaq, me themlimin e Univerizetit të Zagreit (1874) do fillojë edhe ngritja, emancipimi dhe afirmimi i ideve dhe teorive tè njohura politike dhe politologjike nga ana e elitave të njohura intelektuale, kulturore, politike, shkencore ose akademike të Kroacisë. L. Poliç asokohe do i ligjëroi historinë e shkencës mbi shtetin, atë mbi të drejtën zgjedhore ose elektorale, si dhe mbi zhvillimjn dhe modernizimin e mendimit politik etj. Përderisa, itelektualët, dijetarët dhe politikanët e njohur kroat si Dr. Ante Starçeviç, Stjepan Radiç, Lozovina, Prica, Makanec, Andriç etj., do kenë ndimime ose influenca të shumëta dhe të shumëfishta në zhvillimjn dhe afirmimin shkencor ose pluralist të konceptëve, mendimëve, ideve dhe teorive të njohura shkencore, politologjike ose humaniste gjatë shekujve XIX (19) dhe XX (2O) në Kroaci dhe më largë.
Me 1962 ndërkaq, në kuader të Univerzitetit të Zagrebit, do ngritët ose themelohët Fakulteti i Shkencave Politike (Fakultet Politiçkih Znanosti)- si njeri prej fakultetëve të para, më të njohura dhe më të specializuara në fushën e politologjisë ose shkencave politike në ish Jugosllavi dhe në Europën Juglindore etj.
Ndryshe nga kjo, përderisa gjatë etapave ose periudhave të ndryshme mesjetare, feudaliste, independetiste dhe tè tjera të “Republikës së Dubrovnikut” dhe të ngjajshme, për marëdhëniet ndèrshtetrore, shtetrore, politike ose diplomatike, ishin përkujdesur mbretërit, banët ose zyrtarët tjerë të autorizuar: Disa etapa ose epizoda të ndryshme mesjetare të marëdhënieve, zhvillmëve dhe aktivitetëve politike dhe diploatike në Kroaci, janë të identifikuara dhe karakterizuara nga marëdhëniet ose raportet e njohura të mbretërve, sundimtarëve ose udhëheqësve (prijësve) të atëhërshëm kroat me Bizantin (si ato në mes Zdesllavit dhe Bazilijes I-rë me 878), ato me Venedikun gjatë shekujve X dhe XI, të mbretit të njohur kroat, Branimirit me Papën Ivani VIII-të dhe Selinë e Shënjtë (Papatin) në Vatikan (me 879), të Mbretit Zvonimir me Papën Gërguri VII-të (me 1O75)-mbi të drejtën dhe legjtimitetin absolut të popullit, mbretërve ose prijësve kroat në truallin ose teritorin e Kroacisë, dikur me vonë, gjatë periudhave të ndrydhme kameraliste, aboslutiste dhe të tjera: Marrëveshjet e njohra të Bernard Frankopanit në Nürnberg (Gjermani, me 1522), të Katarina Zrinskit me të deleguarin e mbretit të Francës me 1644, Mbretit Tomisllav etj.
Për me tepër ndërkaq, pjesa me e madhe (e përgjithshme) e politikës së jashtme ose diplomacisë kroate të asaj periudhe i,përket ose takon ‘Republikës së Dubrovnikut'(1358-18O8): Kjo për shkak të rrethimit ose pozitës së njohur strategjike ose gjeopolitike të Dubrovnikut, si dhe të veçantive ose specifikave të njohura patriotike, intelektuale, ushtarake, politike dhe diplomatike të mbretërve, prijësve, liderëve, politikanëve ose diplomatëve kroat. Kjo duke filluar nga “Traktati i Vishegradit” në mes ‘Republikës së Dubrovnikut” dhe Ludvig Anzhuinit (1358), në aftësinë, shkathtësinë ose zgjuarsinë e njohur politike dhe ushtarake të shtetit, senatit, direktoriatit (drejtoratit) ose kancelarisë së njohur politike dhe diplomatike të Dubrovnikut (Raguzës) në kohën e luftërave të njohura mesdhetare (157O-1571) si dhe në shumë elemente dhe instrumente tjera subtile, lucide, sublime, relevante ose akribike të politikës së jashtme ose diplomacisë kroate në sfond.
Ndonëse pa i  harruar këtu edhe ndikimet, influencat, reflektimët ose interferimët e shumëta dhe të shumështa të elitave të njohura shkencore, intelektuake, kulturore, politike, ushtarake, diplomatike, patriotike dhe të tjera të Kroacisë gjatë periudhës së “Dinastisë së Habsburgëve” ose ish Mbretërisë Austro-Hungareze, në kohën e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene, ish RSFJ-s etj. Duke e veçuar epokën e shkëlqimit (brilimit), restaurimit, rilindjes ose renesansës së përgjithshme dhe më të madhe të kroatëve dhe Kroacisë-nën udhëheqjen e komandantit (gjeneralit) dhe presidentit legjendar, Dr. Franjo Tuxhman kur Kroacia e fitoi luftën e lavdishme çlirimtare dhe patriotike për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike. Duke qenë sot anëtare e Natos, OKB-s, UE-s si dhe e të gjitha mekanizmave tjera relevante botërore ose ndërkombtare. Respektivisht, fuqi e respektuar politike dhe ushtarake në regjionin e njohur ballkanik dhe më gjërë.
Ndaj, meqè me nocionin ose termin ‘politike’ ose ‘politikë’, në radhë të parë e nënkuptojnë praktikën dhe teorinë e përgjithshme shkencore dhe metodologjike me anë të të cilave ngritën, formohen dhe konstituuhen sistemi (pushteti) politik së bashku me rendin kushtetetues ose juridik si dhe vizionet, idetë ose teoritë e njohura shkencore dhe humaniste nè të gjitha vendët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit. Në këtë kontekst, të shumëta (shumëfishta) dhe tepër të larmishme janë edhe idetë, konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, historike, diplomatike dhe të tjera që mund të lëxohen dhe mësohen nga shteti dhe populli (kombi) i njohur mik dhe aleat i Kroacisë.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe të të ashtuquajturat mekanizmat ose institucionet e ndryshme socioekonomike, sociodemografike, sociodemokratike, sociofetare, sociokulturore, sociopolitike dhe të tjera së bashku me njeriun, familjen, shtetin, pushtetin, shoqatat ose organizatat e ndryshme humanitare ose joqeveritare, partitë ose subjektët e ndryshme parlamentare ose politike, gazetat (mediet) ose institucionet e njohura kulturore dhe informative dhe të tjera atje.
Në këtë frymë të gjithëmbarshme moderne ose bashkohore: Filozofia e sotme politike dhe analitike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, me tepër do mund të quhej (definohej), konceptohej dhe përceptohej si syzim, bashkëdyzim, komparacion, periodizim, enkodim, amplifikim dhe unifikim (konvencionalizim) ekskursivë dhe diskursivë i marëdhëniëve, raportëve, relacionëve ose konstelacioneve të ndryshme ndèrkombtare në frymën e njohur të arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithëmbarshme shkencore, arsimore, kulturore, industriale, teknologjike, tregtare, ekonomike etj. Respektivisht, si studim dhe një vështrim i përgjithshëm kritik dhe analitik i çështjeve, aspektëve, nevojave dhe kërkësave esenciale ose substanciale të njeriut, shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Përse ( pse) kjo ? Sepse, për dallim të të ashtuquajturës filozofisë postmoderne ose neobashkohore, të mbiquajtur dhe proklamuar përndryshe edhe  si ” biehorvinizem ose feminizëm shkencor”, si ” fat tè përgjithshëm” (global ose kolektivë) , si manifest tè ri shkencor, humanist dhe pozitivist, si inkarmin të përgjithshëm ose ataraksionist të njeriut si ‘cityoen’ ose ‘burgeros’ modern ose bashkëkohorë, si simbol dhe reaksion të logjikshëm, të ndërgjegjëshem ose racional-ndaj arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të gjithembarshme të arsimit, shkencës dhe teknikës e kështu me radhë: Filozofinë e sotme moderne ose bashkohore mbi njeriun, popullin (kombin), shtetin dhe shoqerinë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare, në radhë të parë e përcjellin dhe karakterizojnë natyra dhe karakteri i njohur furioz, fluid, hektik, eklektik dhe tepër i ashpër ose dinamik i zhvillimëve, procesëve, trendëve, standardëve, raportëve, marëdhëniëve, referimëve, interferimëve ose konstelacioneve të sotme botërore ose ndërkombëtare. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin “tregun global” të vlerave, resursëve dhe kapitalit të njohur shtetror, nacional dhe internacional etj. Aty i kemi edhe ideologjinë ose kauzalitetin e lartë shtetror, nacional, politik, ushtarak (luftarak), historik, gjeografik dhe kështu me radhë së bashku me besimin, intuitën, refleksionet (reflerktimet) ,parandjenjat, përjetimet dhe interpretimet e njohura gneseologjike, ontologjike, epistemologjike, antropologjike, sociopsikologjike dhe të tjera të fenomenëve ose “dukurive të larta” shtetrore, nacionale, internacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, historike, ushtarake, tregtare, ekonomike dhe të tjera. Me fjalë të tjera, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar (edhe egalitar) të kulturës shtetrore, nacionale, politike, diplomatike etj., do duhej të vendoseshin ose profilizohëshin kundër funksionit të palës kundërshtare antropologjike ose antropolitike. Ndërkohë që impulset progresive të së dytës duhej t’i kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës.
Në këtë prizëm, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e shumtë, shkaqet, faktorët, indikatorët dhe predikatorët determinant ose paradigmatik të arritjeve ose pèrparimëve të ndryshme individuale dhe kolektive, i kanë gjetur dhe zbuluar të koncepti ose narrativi i arsyes, ndërgjegjiegjies, vetëdijes, moralit, disiplines, edukatës dhe kulturës së lartë shtetrore, nacionale, institucionale, konstitucionale, politike, diplomatike, intelektuale, profesionale, shkencore, akademike, etj. Gjithënjë duke menduar në narrativin, modelin ose shëmbullin e njohur kroat. (ASh)