Mbi një milion persona janë vaksinuar në Izrael kundër koronavirusit. Ky është numri më i lartë në botë sa i përket vaksinimit të popullsisë. Izraeli ka një shkallë prej 11.55 doza vaksinimi për 100 njerëz e ndiqet nga Bahreini me 3.49 si dhe Britania me 1.47.

Ndërkohë Franca ka vaksinuar 138 persona në total që prej 30 Dhjetorit. Më shumë se 1.8 milionë njerëz kanë vdekur prej koronavirusit në të gjithë botën.

Nga statistikat e mbledhura nga “Our World in Data” në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it u llogaritën personat që kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.

Shumica e vaksinave që janë aprovuar deri më tani bazohen në dy doza.