Bora që kishte rënë ditë më parë, erërat e forta dhe rrjeti elektrik i stërvjetëruar, kanë bërë gë
Komuna e Deçanit me orë të tëra të mbetet pa energji elektrike. Pos fshatrave, pa energji është
edhe vet qyteza e Deçanit. Administrata komunale punon nën zhurmën e gjeneratorit, ku zyrtarët
kryejnë shërbimet për ata qytetarë, që iu kishin drejtuar zyrave komunale. Ekipet e KEDS-it,
pothuajse janë, 24 orë në terren, duke punuar në sanimin e gjendjes dhe kyçjen e fshatrave në
rrjetin elektrik, edhe pse dëmet janë, jashtëzakonisht të mëdha. Përkundër kësaj gjendje, qytetarët
bëjnë përpjekje që të furnizohen me energji përmes gjeneratorëve dhe këtë falë punës
profesionale që bën, Shpend Ramosaj, i cili mundohet t’u dalë në ndihmë qytetarëve me
riparimin e gjeneratorëve, e të cilët nuk janë të paktë. Numër i madh i qytetarëve kishin sjellë
gjeneratorët e tyre (siç thonë ata), nga “duart e arta të Shpendit”, do iu mundësohet furnizimi me
energji elektrike. Njëri nga ata që priste në radhë për ta rregulluar gjeneratorin e tij, ishte edhe
Isuf Mazrekaj nga Dranoci, për të cilin, Shpend Ramosaj, është “hero” i këtyre ditëve, kur
Deçani po përballet me krize të energjisë elektrike. “Për mua, Shpendi është një hero, ngase me
duart e tij, po bën që familja ime, sadopak të mose ndjej mungesën e rrymës elektrike, e cila na
mungon për orë të tëra”, është shprehur Mazrekaj, duke u treguar falënderues për shërbimin e
bërë nga Ramosaj. Sikurse Mazrekaj, shprehët edhe djaloshi me emrin Shkumbin, nga fshati
Shaptej, i cili kishte qenë i detyruar t’a zë një vend, në njërin nga restorantit e Deçanit, qëishin të
furnizuar me energji nga gjeneratorët e tyre, për përcjelljen të ligjëratave, ngase në fshatin prej
nga vije, për dy ditë me radhë, nuk kishte energji elektrike. “Jam në vitin e tretë në FSHM-së, e
ligjëratat i mbajmë përmes platformës online. Pasi që dy ditë nuk kishim rrymë, edhe
gjeneratorin e kishim me defekt, jam i detyruar të përcjellë mësimet në këtë lokal. Shpresoj që
sot do e ndreqëm gjeneratorin, ndaj edhe do kam mundësinë, që mos të humb asnjë minutë të
ligjëratave të mia”, ka thënë ky student, duke shpresuar se avaritë e shkaktuara nga moti i keq, të riparohen sa më shpejtë.
Ndërsa, personi kyç i këtyre ditëve, Shpend Ramosaj, shprehet modest dhe ndjenë kënaqësi që
është në gjendje t’u dalë në ndihmë bashkëqytetarëve të tij. Ramosaj, edhe pse mbanë familjen
me biznesin e tij, më shumë ndjehet i kënaqur që qytetarët e vlerësojnë punën që bën në këto ditë
tË vështira, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. “Këto ditë punoj deri në orët e vona,
ngase familjet janë në terr. Eshtë e kuptueshme se e kam zanat dhe sadopak fitoj nga kjo, por
këto ditë, nuk më intereson nëse fitoj gjë, sepse prioritet i imi është, që familjet të kenë mundësi
t’a përballojnë kohën pa energji, e mos të mbesin në terr, në dritën e qirinjve'”, na thotë Ramosaj
ku para lokalit të tij, prisnin me radhë gjeneratorët që kërkonin “duart e Shpendit”.