Jeta e njeriut është një ‘numratore e madhe’ më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond….Një ‘tabelë e madhe’ shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi, ku brenda saj futën ose përbirohen koha dhe vitët e ikura në pakthim, lëkura thahët, terët dhe bëhet e vrazhdë, sytë rrudhën dhe nuk shohin më si dikur, mendja vyshkët, vërbohet, dryshket.., trurit i mungon kimia ose biokimia e brendshme, shpirtit fizika dhe metafizika e dikurshme, trupit ose organizmit të njeriut i mungojnë gjaku i freskët, albuminët, kaloritë, forca (fuqia), enërgjia e dikushme, vitaminat ose lëngjët e preferuara dhe kështu me radhë. Njeriu fillon të xhindoset dhe bëhet i egër ose tepër i vrazhdë sipas natyrës, origjinës familjare, gjenealogjike ose biogjenetike, si dhe moshës së tij…Me çarst, çdo gjë sikur ikën ose emigron nga ai (njeriu) me tendencën e natyrshme dhe të logjikshme për t´u kthyer përseri në fillim ose embrion….Kjo vlen edhe për botuesit ose editorët e gazetave, agjensive të lajmëve, themeluesit e radio-televizionëve, e sidomos për të të ashtuquajtrit politikanët e ndryshëm ditor, ordiner ose periodik në Kosovë etj. Ata pra që para zanatit ose profesionit të politikës ose diplomacisë, u kanë grahur kijëve (kishkave), delëve ose dhive atyre lugjëve të verdha me plot bari dhe kullosë. Disa thuhet se kanë qenë luftëtar ose komandant të UÇK-s, disa janë me “profesion patriot” ose bedel, mercenar, vasal, poltron, sërvil, kameleon, spiun, agjent, ose kurirë (kamarier) të dëgjueshëm ndaj klikave, konjukturave ose nomenklaturave të huaja dhe kështu me radhë.
Disa e shitën motrën ose nderin e familjes për të çelur ose themeluar “gazeta kombtare”, disa e shitën bythën dhe gjithëçka tjetër, për t’u “berë lider, politikan ose diplomat” pa e lëxuar kurrë as edhe një faqe libri nga shkencat politike ose diplomacia. Disa madje, u bënë edhe jurist, historian, filozof, psikolog, sociolog ose politolog me diploma, pa e mbaruar (kryer) rregullisht as shkollën fillore ose të mesmën. Shumë të tjerë ndoçën “rrugën e lavdishme” të Ibrahim Rugovës, të “bërjes së lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës me tespih, urata, dua, sehire, rruza ose hajmelia të ndryshme paranormale ose parapolitike si në librin ose romanin e njohur “Krimi dhe denimi” të Fjodor Dostojevskit.
Shqiptarët e Kosovës janë tru trashë, saqë disave prej tyre me ua kërkuar trurin edhe me tarrakop, laser, teleskop, mikroçip ose mikroskop, nuk ua gjenë dot robi ose njeriu normal.
Ndaj, mu për këtë, demagogët, hipokritët, dogmatikët, horrat dhe maskarënjët e ndryshëm paranormal ose parapolitik, gjithëmonë gjejnë strehë dhe audiencë të plotë tek shtresat ose kategoritë me të pazhvilluara dhe prapambetura të shtetit dhe shoqërisë. Kështu që Ibrahim Rugovën, ata të shtresës ose kategorisë së ulët shqiptare ose kosovare e quajnë “president historik”, “profet” ose “arkitekt të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës”. Pa i harruar këtu edhe famulltarët, vikarët ose “gjon turqit” e ndryshëm fanatik ose kriptokatolik që e përhapin dhe propagandojnë vazhdimish të “vërtetën” ose “lavdinë e madhe” mbi “Gjon Pagëzuesin” e Kosovës (Ibrahim Rugovën) dhe “apostujt e parë” të LDK-s.
Se këndejmi, ne vazhdimisht duhet ë kemi kujdes optimal ose maksimal me mendimin ose opinionin e gjërë publik ose mediatik- përmes artit të njohur politik, gazetaresk ose publicistik tè dialogut ose komunikimit praktk dhe teorik. Sidomos ndaj çështjeve” ose “temave të nxehëta” në faqet e ndryshme të gazetave, medieve ose internetit shqiptarë të cilat i kanë për qëllim luftërat e posaçme speciale, psikologjike, propagandistike, fetare, kulturore, politike, partiake, konceptuale, ideologjike, rajonale, krahinore dhe të tjera në një periudhë sfiduese dhe turbulente për Kosovën.
U mor vesh se në fushën (tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjitheçka tjetër pra i takon mbretëreshës, të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.
Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), intelektuale, profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një “lavjerrësi” ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit.
Roli dhe misioni i kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes ‘grafikonit’ ose ‘rubikonit’ të njohur të aktivitetit ose ‘pleshmërisë së lartë’ kriujese ose profesionale që ka për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kutimin e jetës si art, artit si jetë dhe jetës si filozofi.
 Për me tepër ndëkaq, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur ose njeriu i thellë, sipas Siegmund Freudit, ajo patjetër do duhej të ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si “derivate të dorës së dytë”, Siegumnd Freudi, perveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose jondërgjegjies, përreth së cilës gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit.
Shtypja dhe robëria, nuk i tejkalojnë kurrë komplekset e mesipërme evolutive të Edipit, gjegjësisht, komplekset e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Jo kurrë. Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, në instancë të fundit të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, stupid, paranojak, nebulozë dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose transcentedentale, mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura intelektuale, kulturore, informative, profesionale, politike, diplomatike etj.
Sidoqoftë, duke qenë si revolucion, evolucion ose manifest suprem i një lufte të gjatë ose shumëshekullore për çlirimin e familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë nga rendi, diktati ose tutelja e egër e etërve ose baballarëve të ndryshëm autoritar, diktatorial ose despotikë, gjegjësisht, nga rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare, tek Alfred Adleri (187O-1937) gjejmë një parashtrim ose formulim të njohur shkencor ose metodologjikë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit. Mbase, një sintezë ose instancë njohjeje komunitare, identitare, sociopolitike ose sociopsikologjike që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit të fuqisë së personit ose individit i cili në fund të  fundit, nuk është asgjë ose askush tjetër, përveçse një kafshe politike i destinuar të jetojë në bashkësi ose komunitet me të tjerët si kafshèt nè kope.
Ndaj, problemi i integrimit, socializimit ose risocializimit si dhe pëlqimi pa rezerva i frustrimeve, egoizmave, anomalive dhe psikopatologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të grupit ose kolektivitetit ku jeton ose punon, për individin, është problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës dhe mbijetesës së tij.
Ndërkaq, çdo inferioritet ose maliciozitet, edhe i vogël apo, vetëm i supozuar ose paragjykuar qoftë ai, e bën të vështirë ose të pamundur integrimin dhe socializimin e tij me të tjerët. Atëhere personi ose individi hasin në psikozë ose në një neurozë të lidhur ngushtë me komplekset e inferiotitetit dhe maliciozitetit. Për kompensimin e këtyre komplekseve të inferioritetit dhe maliciozitetit, në personat ose individët e prekur nga këto sindroma ose simptome, mepastaj zhvillohet një vullnet i tepruar force (fuqie) dhe enërgjie, për t´i mohuar, injoruar ose shpërfillur ose anashkaluar të tjerët. Kjo për të tërhequr vemendjen ose simpatinë e etërve ose baballarëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik. Por, kjo normalisht se i largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së masës ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.
 Alfred Adler e shpjegon një gjë të këtillë në veprën e tij “Rregulla dhe teori të posikologjisë individuale” (1920). Fenomeni i mesipërm, sigurisht se ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur ngushtë me komplekset e lartëpërmendura të inferioritetit dhe maliciozitetit.
Përderisa, Erich Fromm (1900-1980), në veprën e tij me titull “Ikje nga liria” (1941), e prezanton njeriun si qenie të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. Sidomos aty dhe atëherë kur vëllau-vëllaut, kushëriri-kushërit ose miku -mikut, ia zënë pritat e vrasjes edhe për një qen, për një mushkë, për një kali ose gomar. Apo, atëherë kur për “çështjet e larta” shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, kulturore, informative dhe të tjera, kanë të drejtè të, mendojnë dhe konkurojnë vetëm “kujdestarët e përjetshëm” të “kombit” dhe “atdheut”! Gjegjësisht, të “pafjeturit” ose të “pagjumët e përhershëm” të kombit dhe atdheut.

Ndryshe nga kjo, nerëzit e kompleksuar, inferiorë, malicioz, cnik, injorant, prepotent, megaloman, skizoften, oligofren, flegmatik, dogmatik, hipokrit, depresiv, mizantrop, paranoid, skizofrenik, infatil ose psikopatologjikë, janë gjithëmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose ‘botës’ së tyre të ç’rregulluar mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh. Apo, iu gëzohen vuajteve ose fatkeqsive tè ndryshme objektive dhe subjektive tè dikujt tjetèr, dhe..gjithëmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren dhe të paekzistueshmen. Janë të padurueshëm, infantil, violent dhe patologjikë ndaj të tjerëve që janë jashta “kosmosit” ose “orbitës” së tyre instiktive, imagjinare ose fiktive. I vëjnë menjëherë barrikadat, bllokadat ose gërshërët e censurës ose mediokoracisë institucionale, forumiane, kabinetike, editoriale, redaksionale etj. Djemt dhe vajzat e llastruara të etërve ose baballarëve të dikurshëm proletar dhe internacionalist të sistemit (regjimit) të egër jugokomunist ose udbist në Kosovë dhe ish Jugosllavi, të trafikuar, kontrabanduar dhe involvuar si të thuash, në të gjitha mekanizmat ose institucionet e mundshme shkencore, kulturore, informative, qeveritare, politike, diplomatike etj.
Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, reaksionare, paradoksale dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore.
Ndjenjat ose emocionet e mësipërme iracionale dhe tepër negative, mund tè kuptohen ose përceptohen si sëmundje ose situata psikotraumatike me pasoja të rënda për individin dhe kolektivitetin.
Thonë se personat ose individët e ndryshëme të prekur nga komplekset ose sindromet e njohura të Edipit, gjegjësisht, nga komplekset e pashëruara të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental (psikologjikë), intelektual, profesional dhe të tjerë, janë arketip dhe prototip të vasalëve, poltronëve ose kameleonëve të njohur konformist ose oportunist që i zhvaten dhe imponohen vazhdimisht tutelës së njohur politike, sociale dhe materialiste të ” aristokracisë” ose “borgjezisë së lartë” ndërkombtare.
Ndërkohë që sërvilizimi, vasalizmi, kameleonizmi, oportunizmi, konformizmi dhe makiavelizimi i tyre inflator dhe inflamator, bëjnë që të shpërthejnë dhe shpërfaqen si të atilla edhe skemat ose “ekuacionet” e njohura të diletantizmit, mediokritetit, mercenarizmit, kolaboracionizmit, shantazhit, komplotit ose tradhëtive të larta individuale dhe kolektive. Sidomos kundër njerëzve krijues ose inovatorë si ‘cityoen’ ose ‘burgeros të lartë’ shkencor, intelektual, kulturor dhe politik’ në veçanti si dhe ndaj popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.
Në ketë rast, natyra dhe karakteri i komplikuar i njerëzve të kompleksuar, stupidë, maliciozë, nebuloz, paranoid, mizantrop, maniak, depresivë, infantilë ose patologjikë, ndonëse, të deskriptuara, detektuara (deshifruara), identifikuara dhe interpretuara përmes “artit” të dialogut, komunikimit ose korrespondencës së tyre ireale ose surealiste me të tjerët, gjegjësisht me anë të një subjekti dhe objekti të determinuar, iracional, negativ dhe tepër kompleksiv, sikur substituohën, transformohën, barten dhe transmetohen vazhdimisht edhe në natyrën dhe karakterin e njohur (global ose kolektivë) të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme kosovare.
Ndonëse, arti, talenti, edukata, kultua, emancipimi, morali, disiplina, përvoja, tradita dhe aftësia e njohur e intelektuale dhe profesionale, pos tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit i zgjedhur (preferuar) ose ‘demirurg i përzgjedhur’ që arrin të bashkojë emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, idealet, vizionet, imagjinatat ose fantazitë e ndryshme individuale dhe kolektive. Duke e bërë kështu lirimin (çlirimin) e subjektit nga objeki dhe të ngjajshme. Kjo është vlera globale ose universale e njerëzve krijues ose inovatorë. Individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre global ose universal, respektivisht, ekskluziviteti, integriteti, globaliteti ose universaliteti i tyre individual.
Çdo gjë tjetèr i takon grupit ose individi të caktuar pushtetmbajtës ose politik të mbrojtur ose privuar nga psikoanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirterërore, emocionale, mentale ( psikologjike), gjenealogjike, biogjenetike etj.. E tërë kjo sipas Erich Fromit, deri me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë shkencor, kulturor, intelektual dhe politik në Kosovë dhe gjithandej, por- jo paranormal, abnormal, paramodern, antimodern ose pseudobashkohorë si ky sot.
Me fjalë tjera, Kosova nuk bën t’i ngjajë gjithëmonë një “klinike të mbyllur” patologjike ose neuropsikiatrike, në të cilën, të gjithë vuajnë nga e njëjta sëmundje ose diagnozë: Edhe personali kompetent i klinikës (lidershipi politik), edhe pacientët (elektorati) i tyre atje.
ASh