NJËZETENJË DHJETOR….
Ikën me vrap, shpejtë, shumë shpejtë
Ditët, javët, muajt ,iki dhe viti
Pas nesh mbeti zbrazësia e hapësirës së nëmur
Vdekja e fshehur heshtë, pret kafshimin tinëzarë
Dhimbjeve të skajuara qosheve të kullës
Diç po kallet brena, po tymon hapësira
Dashuri e mbetur peng në vargje të shurdhëta
Vetëm tingëllimat e ngushëllimeve të largëta
Depërtojnë fyshtës së telave të telefonit
Lotët, (si) hingëllimë malli ujisin rrudhat e thella
Mbështjellë me frazave poetike, epsh kujtimesh…
Eee! Sa larg rrahë zemra e poetit të përlotur….
Sa shumë thumbime përjetoi rrathëve të ferrit
Duke rrëmihur tokën deri te ashti i tretur
Në gurin e burimit të lotëve
Duke pritur hurbin e afshët të rrezeve të diellit
Pas një viti do kujtoj këto vargje të vona
Si sumbulla të tymosura n’erë
Do shkruaj një tjetër këngë……
Një tjetër melos, me ngjyrë shkrumbi.
DËSHIRIRA TË LODHURA
Pata dëshirë, shumë dëshirova
Të fluturoj lartësive, kah shikojnë sytë
Sy të mbuluar me vragë kohe ,bojë qielli
Nga djersë të njelmëta ,lëkurë e kripësuar
As pleqëria s’mund të më ndalë hapin
Këmbët le të ecin pas dëshirave të shkrifëta
Le ta çmendin ashtin që pikset nga dhimbët
Mjaft në ngujim nga virusi i djallëzuar
Janë lodhur dëshirat nga pritë të zëna
Motet gati po ndërrohen cicërimave pazëshëm
Vajtimet nuk përkunden si gëzimet gjithmonë
Në gotë të verës do i ngujoj të gjitha vuajtjet…
Do i hedhë përtej shtat bjeshkëve bleroshe
Do këndoj me zë deri në kupë të qiellit
Dua të çmend gjithë lagjen time
Kështu dëshiron shpirti kur humbë në dashuri
Dhimbjet ngatërrohen rrugëtime të ylberta
Dikush lexon thellësinë e gjurmëve të djegura
Mbetur rreshkave të buzëve si hi i tretur
Pas zjarreve të gjata
Shpirti mbetët sërish i trazuar….
PSHËRETIMË NATE
Dëgjoja fishkëllimë jashtë dhome, natën
Gjumi ishte çmendur kujtimeve, frikësuar
Nuk di a mos ishte përvëluar gëzimeve të rreme
Më vinin pamje të ngjyrosura, si në ankth
Regëtin bebëzave të syve
Në një anije shëtisja dallgëve të detit
Gjëmonte në thellësi i gjori det, si zemra ime
Stuhitë kishin krijuar tmerrin
Psherëtimat kërkonin ankorim
Në skelën e durimit, në trarët e shpirtit
Tmerrin po e zë gjumi i mërdhirë
Derisa valët e valëta merrnin arratinë…
Psherëtimë i quajta këto vargje
Pa emër mbetët zjarri që nuk e kall detin…