Rita Ora do të performojë në Barnard Castle më 26 dhjetor, në atë që njihet si “Boxing Day”.
Biletat për koncertin në ambient të hapur u shitën katër minuta pasi dolën në shitje. Fansja e Orës, Talia Harris, komentoi: “Hyrja në Nivelin 4 ishte si: ufaa! Pastaj morëm biletat dhe e dinim se gjëja e duhur për të bërë ishte të largoheshim qindra milje nga Londra për të parë Ritën, në ditëlindjen e partnerit tim gjithashtu”.
Rita, fituese e shumë çmimeve, gjithmonë ka ndjekur opsionet alternative ndaj udhëzimeve për ndalesa nga qeveria në lidhje me sigurinë ndaj pandemisë, kryesisht duke marrë pjesë në festën e saj të ditëlindjes së tridhjetë së bashku me tridhjetë të ftuar ndërsa ishte ende në karantinë.
Lidhur me koncertin në Barnard Castle, Rita komentoi: ‘Unë do të interpretoj një grumbull këngësh të reja që nxjerrin në pah dhimbjen dhe vuajtjen që njerëzit tjerë e ndjejnë ndërsa janë në Nivelin 4. Dhe të gjitha hitet e mia!”.
Kënga e re e Ritës: ‘Tear 4 Tier 4’ është në dispozicion për shkarkim që nga nesër.