Shkrepja e armës së shtetit policor mori jetën e pafajshme të një qytetari shqiptar 25 vjecar, gjaku i tëcilit po shkakton dhimbje të thellë dhe revoltë tëjashtzakonshme mbarë qytetare. Shqipëria është nërrugën e rrëshqitjes nga shteti ligjor në shtetin policor. Ky proces regresiv antidemokratik tanimë po shpërthenrrugëve.  Protestat që po kaplojnë vëndin ditët e funditnë Tiranë, Shkodër, Korcë, Bulqizë, Lezhë vetëm sapoe vënë në dukje publikisht kombëtarisht dhendërkombëtarisht këtë rrëshqitje shumë të rrezikshmepër demokracinë, stabilitetin dhe paqen sociale nëvënd. Ky është vetëm fillimi i një revolte shoqërore. Fundi i saj nuk dihet nga askush. Ajo që dihet ështëfakti se Shqipëria nuk mund të ecë më në këtë rrugë pakrye.

1. Policimi i politikës

Policimi i politikës do të thotë heqje dorë e politikësnga vlerat, parimet dhe normat e demokracisë liberale, të lindura në një rrugë të gjatë mbi dyqind vjecarenëpër rrugët e Francës së Versajës në shekullit 18-tëdhe të ndritura në betejat Amerikane të luftës civilepërgjatë shekullit 19-të. Këto vlera, parime dhe normatanimë njihen dhe dëshirohen së tepërmi edhe ngapopulli shqiptar, i cili po bën tridhjet vjet qëstërmundohet për triumfin e tyre në Shqipëri. Mjerisht, në këto vitet e fundit, vlerat, parimet dhe normatdemokratike liberale në Shqipëri po zbehen, duke u injoruar, shkelur dhe braktisur nga qeveria aktuale dhepolitika publike përgjithësisht. Janë katër parime tëlarta të qeverisjes demokratike liberale që qeverisja aktuale dhe politika publike nën drejtimin e saj po shkel në Shqipëri.

       Mungesa e legjitimitetit qeverisës solli policimine saj dhe të politikave publike. Në mënyrë të vecantëduke nisur nga zgjedhjet e vitit 2017 dhe në mënyrëedhe më flagrante në zgjedhjet lokale të vitit 2019, institucionet qeverisësë në Shqipëri, parlamenti, qeveria dhe pushteti vendor kanë humbur legjitimitetin.Ato nuk përfaqësojnë më vullnetin politik të qytetarëvetë Shqipërisë, por thjeshtë përfaqësojnë pyshtetin e ardhur nga krimi i organizuar që gjatë zgjedhjeveprodhoi kërcënim, presion, dhunë e manipulim dhe ngakorrupsioni i lartë, që në zgjedhje prodhoi shit-blerje, vjellje dhe deformim flagrant të vullnetit politik mbarëqytetar. Një pushtet i ardhur mbi krimin e organizuardhe korrupsionin galopant natyrshëm qeveris me policim të politIkës, pra me dhunë, forcë, kërcënim e shantazhim të qytetarëve.

      Mungesa e transparencës qeverisëse ushqenpolicimin e politikës. Vecanërisht në këto katër vitet e fundit nisur nga zgjedhjet e vitit 2017 dhe në mënyrëedhe më flagrante në zgjedhjet lokale të vitit 2019, institucionet qeverisësë në Shqipëri, parlamenti, qeveria dhe pushteti vendor kanë fshirë parimin e transparencës në politikat publike. PPP-të, koncesionet, monopolet, ekskluzivitetet, gjobat e kërcënimet mbibiznesin e ndershëm e mbi qytetarët e thejshtëdominojnë financat publike, politikat tatimore dhefiskale, që së bashku me financat e oligarkisë-private, trafiqet e paligjshme, larjen e parave e turlillojtransaksionesh financiare e kanë shndërruar botënekonomike e financiare shqiptare në një hapsirë horroripolicor. Hapja rrugë korrupsionit galopant ka bërëinkriminimin e të dy sektorëve, publik dhe privat, duke sjellë kështu përmes policimit të politikave publike e private ekonomike e financiare shkeljen e dhunshmeme forcë, imponim, presion, shantazhim të interesavekombëtare dhe qytetare, publike e private në ekonomi e financa.

Mungesa e përgjegjshmërise e llogari-dhënies ështëdëshmi e qartë e policimit të politikës, pra të qeverisjesqëndrore dhe vendore dhe politikave të tyre publike. Përgjegjshmëria dhe llogari-dhënia, si një parim i lartëi demokracisë liberale gradualisht po zëvëndësohet ngamashtrimi publik, nga tallja me premtimet, ngapropaganda e manipulimi zyrtar e mediatik. Është njëproces helmatosës sistematik mbi opinionin publikkombëtar dhe një tentativë për të ndikuar edhe mbi atëndërkombëtare në rrugë e forma të ndryshme. Fjala e lirë shprehja e lirë po burgosen me prangat e mashtrimit, propogandës dhe manipulimit. Ky është njëpolicim i rëndë i qeverisjes dhe politikave publike nëvënd. Prangat e mashtrimit, agresviteti i propogandësdhe imponimi i manipulimit janë po kaq të dhunshmesa edhe vetë represonin policor.

Mungesa e parimit të lartë të gjithëpërfshirjes nëpolitikë-bërje dhe vendim-marrje shënon një shkallë tëlartë të policimit të qeverisjes dhe politikave publike. Shqipëria po qeveriset nga pak koka, po drejtohet ngapak individë, po vidhet nga pak duar, po varfërohet ngapak njerëz. Me pak fjalë vëndi është nën sundimin e dyshes politikë-mafia që lufton me dorë të hekurt në tënjëjtin territor e mbi të njëjtën popullsi, herë nëkonflikt dhe herë në marrëveshje midis tyre. Simbiozapolitikë-mafia është një kleptokraci që nuk lë asnjëhapsirë për aktorë dhe faktorë politikë a social, publik e privat që të mund të përfshihen në politikë-bërje dhevendim-marrje. Lidhja politikë-mafia është shkalla mëe lartë e policimit të qeverisjes dhe politikave publike, kur pak duar hajdutësh dhe kriminelësh i imponohenqeverisjes së vëndit me mjete, rrugë e metoda aspakdemokratike, por të imponuara dhe të dhunshme.

2. Politizimi i policisë                          

Policimi i politikës, pra zëvëndësimi i parimeveqeverisëse dhe politikave publike të demokracisëliberale me politikat pa legjitimitet, pa transparencë, pa përgjegjshmëri e llogaridhënie dhe pa gjithëpërfshirjeshoqërohet pashmangësisht edhe me politizimin e policisë. Politizimi i policisë është drejtimi, menaxhimidhe operacionalizimi i policisë së shtetit dhe tëqytetarëve nisur nga interesat e ngushta politike tëpushtetit aktual. Duke pasur parasysh se pushtetiaktual, qeveria dhe instrumentat e saj politik janë nëpak duar dhe mbrojnë pak interesa politiko-mafioze nëvënd, për konseguencë edhe policia e shtetit dhe e qytetarëve po shndërrohet gradualisht në instrument isimbiozës politiko-mafioze në vënd.

Këtë devijim shumë të rrezikshëm për demokracinë nëShqipëri po e vëmë re në rritje. Nxjerrja e policisë sështetit me drapër në dorë duke korrur kanabisin e trafikantëve, duke mbështetur eskavatorët në prishjet e banesave të qytetarëve, duke dhunuar studentët e qytetarët në mënyra aspak proporcionale, duke arrestuar e hetuar pa urdhër të prokurorisë e vendimegjykatash, duke cënuar privatësinë e banesave dhebizneseve private, duke rrahur dhe arrestuar gazetarë, duke përdorur gaz-lotësjellësh në mjedise publike dheprivate e deri tek rasti kulmor i qëllimit me armë prapashpine të një qytetari të pafajshëm duke i marrë jetën-dëshmojnë se policia e shtetit ka dalë nga binarët e ligjit, të statusit, të misionit dhe të funksionit të saj  dheështë vënë nën sundimin e pushtetit politik dheinteresave të tij politiko-mafioze.

Politizimi i policisë është helmatosje e kësaj strukturëtë zbatimit të ligjit në mbrojtje të rendit publik dhe tëqytetarëve. Helmatosja politike e policisë së shtetitështë kërcënim i rëndë për ekzistëncën dhefunksionimin e demokracisë në Shqipëri, ështëshmangje e plotë nga shteti logjor, është injorim dhedhunim i lirive dhe të drejtave të njeriut dhe vjedhje e plackitje e ekonomisë publike dhe private ngakleptokracia politike-oligrarkike-mafioze në vënd.

Arma e shtetit policor mori jetën e pafajshme njëqytetari 25 vjecar Tiranë me 8 dhjetor 2020. Gjaku iviktimës pafajshme ka shkaktuar dhimbje thellëdhe revoltë jashtzakonshme mbarë qytetare. Shqipëria po rrëshqet nga shteti ligjor shtetinpolicor. Kjo rrëshqitje është shumë rrezikshme përdemokracinë, stabilitetin dhe paqen sociale vënd. Protestat e ditëve të fundit të qytetarëve të revoltuarkanë pushtuar sheshet e Tiranës dhe të disa qyteteve tëtjera në Shqipëri janë të drejta, të arsyeshme dhe tëdobishme për demokracinë në vënd. Ato, ndonëse tëpaorganizuara mirë, disi kaotike dhe herë-herë dhunshme, në thelbin e tyre janë një denoncim i plotëdhe thirrje e fortë kombëtare e ndërkombëtare përgjëndjen në të cilën po rrëshqet Shqipëria, nga shteti isë drejtës drejt një shteti autoritarist policor.