Nga Xheladin Gjonaj, mësues veteran, Geghysen Tropojë

 

-Sabrie Lushaj-t, ne shenje rrespekti per Ju si bashkshorte e mike shembullore e jetes se ish nxenesit tim ne shkollen fillore Gri, (me vone koleg e tash sa kohe, shok perjete), i dashur, i nderuar e i respektuar, Zeqir Lushaj-

 

Babe e nane kofshin bekue

Te paten rrite e edukue.

E Sadiki mire pat gjue

Me Zeqirin te pat martue.

 

Ne Amerikë e ne Shqipni,

E kaluet jeten si zotni…,

Shpitrin borxh kena gjithmone

Dikush shpejt, dikush ma von!

 

Kush t`ka njoft Ty moj Sabrie,

Po te thote sot, apet mu kthye.

Ktheu Sabrie ku po shkon?

Te erdhi mesa qe shume te don.

 

Qe nga Zvicrra u lshue me vrap

Me lot n`sy bani cdo hap.

E mbi gjoksin tan u lshue.

Ne ate bote s’po don me te cue.

 

Erdhi Luli qe se ka shoqin

Plot me lot e ka lag token.

Ati shume po i vjen rande

Spo don baben vetem me lan.

 

Cohu Sabrie priti nji here,

Sic i prite per cdo vere.

Cohu Zeqirit me i ndihmue.

Ai me ty kudo ka shkue.

 

Cohu Sabrie e del ne bace,

Me mledh rrush e molla laçe

Me mledh dardha e qershi

E pusho ne hije nen selvi.

 

Une Sabrie due me te thane

Heret asht burrin me lane.

Nji or shpise me ju largue

Drynin s`duhet me ja ndue.

 

Kush te njofti ty moj Sabrie

Moj bi Gashi e nuse Grije,

N`konak tuej sa miq kan ra,

S`harrojne nderet qe ju keni ba.

 

Ti ke ik plöt mall te Malsise,

Si prej Begaje e prej Grise.

E te gjithe te knojne rahmet:

-Shkofsh Sabrie ne xhenet!

 

Njerzit kurr skan me te harrue,

Ke lane emnin  te nderue.

E  Noemi me babe e nanen

Kurr per ty se harrojn gjamen.

 

Te vjen djal-Luli pa pritue

Mbi vorr lulet me ti ndue.

Gjaku yt gjithesa jan gjallë

Per Ty ruejne respekt e mall.

 

Kush t`ka njoft me pleq e t`ri

Kunore lulesh sjell për ty.

Kurr Sabrie s`kan me t` harrue

Gjithkah shkove i ke ndihmue.

 

Kush ka vdek nuk kthehet ma

Drite e diell pac ne at dynja.

Me gjithe shpirt të bekon robi

Plot miresi t`u  shenjterofte vorri.

 

 -Nga Geg-hyseni i Tropojës, Dhjetor 2020)