Kryetari i Komunes se Junikut, Agron Kuci, se bashku me ministrin e Ministrise se Ekonomise dhe Ambientit, Blerim Kuci, nenshkruan marreveshjen per furnizimin me pajisje teknologjike informative per Gjimnazin Kuvendi i Junikut, projekt ky qe do te krijoje dhe ofroje nxenesve, kushte me te  mira per zhvillim e mesimit praktik.

Me këtë rast, kryetari Kuçi, ka deklaruar se Komuna e Junikut, e ka si prioritet, që të përkrahë, jo vetëm shërbimet që janë të domosdoshme për qytetarët, por krahas këtyre, edhe ato të sistemit arsimor, që t’u krijojmë mundësi gjimnazistëve dhe gjeneratave të reja, që të kenë një klasë studimore, ku nxënësit mund të ndjekin zhvillimet profesionale, dhe zhvillimet të tjera përmes internetit, për të cilën kemi gjetur bashkëpunim dhe përkrahje financiare prej ministrit të ekonomisë, Blerim Kuçi.

Sipas tij, ky është hapi i parë që do të licensojnë një klasë të tillë, por nuk do të jetë i fundit, ngase do të kenë edhe klasa të tjera të ngjashme në shkollën e mesme, sikurse që do krijojmë edhe në shkollën fillore, përkatësisht në ciklin e lartë (klasa 6 -9). “Qëllimi ynë nuk është që të ndalemi vetëm me një klasë studimore, por në një të ardhme të afërt, t’i pajisim të gjithë gjimnazistët me kompjuter, duke filluar që nga muaj janar i vitit 2021”, ka treguar kryetari i Juniku, Agron Kuçi, i cili ka bërë të ditur se kostoja e projektit është rreth 10 mijë euro”.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Junik, Fatos Shala ka deklaruar se ky projekt është shumë me rëndësi, sepse lehtëson mësimnxënien dhe po ofron kushte më të mira studimi nxënësëve të Gjimnazit. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk i gëzon vetëm nxënësit por dhe vet drejtorin Shala, sepse sipas tij më të vërtetë është një projekt shumë i nevojshëm për nxënësit.
Gjithashtu, tregoi se fillimisht kërkesat për realizimin e këtij projekti kanë qenë nga Drejtori i Gjimnazit Naim Kuçi, i cili i është drejtuar Ministris së Ambientit dhe Ekonomisë, për ndihmën financiare në këtë projekt, ku më pastaj kërkesa është pranuar dhe ka filluar financimi më vlerë prej 10 mijë euro.