Ballina Art Ja cilat janë 25 destinacionet më të mira për vitin 2021, sipas...

Ja cilat janë 25 destinacionet më të mira për vitin 2021, sipas National Geographic

 

Në pritje që të marrim sërish pasaportën në dorë dhe të udhëtojmë pa asnjë kufizim, nuk na ndal asgjë të nisim të zgjedhim se cili do të jetë destinacioni i udhëtimit tonë të ardhshëm. Në ndihmë na vjen National Geographic që edhe këtë vit ka publikuar listën Best of World 2021, 25 vende në botë për të provuar emocionin e zbulimit…

Dream now, go later” (Ëndërro tani, shko më vonë) është slogan i zgjedhur për të prezantuar listën e përvitshme të destinacioneve më të mira të udhëtimit, e realizuar nga ekspertë ndërkombëtarë të National Geographic Traveler.

Edhe pse sot nuk mund të udhëtohet lirisht për shkak të emergjencës së pandemisë, të ëndërrosh ku të shkosh për pushime u lejohet të gjithëve dhe gjithmonë. Kjo listë synon të jetë një burim frymëzimi… 25 vendet e zgjedhura ndahen në pesë kategori: natyra, aventura, kultura, qëndrueshmëria dhe familja.

“Edhe pse pandemia ka bllokuar udhëtimet, nuk e ka shuar kuriozitetin tonë. Bota ka plot vende të mrekullueshme, edhe kur janë të vështira për t’u arritur” – thotë George Stone, drejtues ekzekutiv i National Geographic Traveler. “Tani është momenti i duhur për të zbuluar diçka të re për një vend apo një kulturë të jashtëzakonshme në botë dhe ndoshta për të ëndërruar për udhëtimin e ardhshëm, kur të vijë momenti”.

Nga Kopenhagën tek ishulli Guam, më poshtë janë disa destinacione të mrekullueshme të përzgjedhura nga ekspertët e National Geographic.

Kopenhagën, një kryeqytet kozmopolitan me zgjidhje të qëndrueshme që ju shpërblejnë

Pabarazitë e përhapura nga pandemia Covid-19 kanë rritur interesin global për zhvillimin e qyteteve më të qëndrueshme dhe të shëndetshme. Me fjalë të tjera, Kopenhagën është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeqyteti i parë në botë me emetime zero brenda vitit 2025.

Në zbulim të Dominikës

Malet që zbresin përgjatë shpinës së Dominikës formuan një mburojë natyrore, duke mbrojtur, në pjesën më të madhe, ishullin lindor të Karaibeve, i quajtur Waitukubuli prej vendasve të Kalinago, nga pushtimet e kolonizatorëve dhe zhvillimi i tepruar. Ishulli i Karaibeve ka një pyll të dendur dhe një sërë mrekullish natyrore përrallore për ata që janë në kërkim të emocioneve: nëntë vullkane aktive, 365 lumenj, ujëvara të larta, plazhe me rërë të zezë etj.

Rajoni Svaneti në Gjeorgji, një tokë e largët e mirëseardhjes së ngrohtë

Svaneti, i cili shtrihet në hijen e majave të larta mbi 4,000 metra, në Malet Kaukaz të Gjeorgjisë veriperëndimore, mund të duket i paarritshëm. Peizazhi i thyer është i mbushur me kulla mesjetare prej guri, që shërbenin gjithashtu si shtëpi dhe vende mbrojtëse. Këto fortesa dëshmojnë për një kohë kur familjet Svan luftuan ashpër për të mbajtur në zotërim tokat e tyre në fshatra të vegjël si Ushguli. Trashëgimi e Njerëzimit në Svanetin e Sipërm, Ushguli është një nga komunitetet më të banuara në Europë, i cili jeton gati 8,000 metra mbi nivelin e detit.

Gyeongju, një mbretëri e lashtë koreane që shkëlqen ende.

I shpallur Qyteti i Kulturës Koreane i Azisë Lindore për vitin 2021, Gyeongju njihet më shumë me pseudonimin “muzeu pa mure”. Qyteti ndodhet në cepin juglindor të gadishullit korean, dhe është i pasur me një mori vendesh arkeologjike si kryeqyteti i mbretërisë së lashtë koreane të Silla që zgjati gati një mijëvjeçar (nga viti 57 para Krishtit deri në 935 pas Krishtit). Pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, zonat historike të Gyeongju përfaqësojnë një koleksion të mrekullueshëm të artit budist të asaj kohe të artë.

Ishulli i Lord Howe në Australi, “parajsa e fundit” në Detin Tasman

Të qenët jashtë rrugëtimit drejt çdo vendi e ka ndihmuar ishullin e vogël Lord Howe, në Detin Tasman, të ishte i lirë nga njerëzit deri në shekullin XVIII. Sot, hyrja u lejohet vetëm 400 vizitorëve (pak më shumë se popullsia e përhershme) në çdo kohë, duke ndihmuar në mbrojtjen e një prej ekosistemeve më të izoluar në tokë, që vendasit me të drejtë e quajnë “parajsa e fundit”.

Megjithëse është e gjatë më pak se 12 kilometra dhe pak më shumë se 1 kilometër e gjysmë në pikën e saj më të gjerë, Lord Howe është më i madhi i një zinxhiri ishujsh me të njëjtin emër, pjesë e Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. Përreth ishullit ndodhet Parku Detar Island Lord Howe, i cili është shtëpi e shkëmbinjve nënujorë koralorë në planet, më shumë se 500 specie peshqish dhe disa nga speciet detare më të njohura të mbrojtura dhe të rrezikuara, peshkaqeni-balenë, peshkaqeni i bardhë dhe breshka-skifter.

Ishulli i Guam dhe përvjetori i udhëtimit të Magelanit

500-vjetori i udhëtimit të parë rreth gjithë tokës nuk është arsye për t’u festuar për Guam, një territor i SHBA dhe më i madhi i Ishujve Marianne. Gjatë një qëndrimi treditor, në mars 1521, eksploruesi portugez, Ferdinand Magelani, vrau vendasit Chamoru dhe i etiketoi gabimisht Marianne Islas de los Ladrones (Ishujt e Hajdutëve).

Një anije lufte spanjolle do të ndalet në Guam në mars të 2021, si pjesë e një udhëtimi përkujtimor, që rikthen rrugëtimin nëpër botë të Magelanit, i nisur në vitin 1519 dhe i përfunduar nga lundërtari spanjoll, Juan Sebastián Elcano në vitin 1522. Sot, për Chamoru, kjo është një ngjarje dhe një mundësi për të treguar historinë e tij, kapitujt e së cilës përfshijnë udhëtimin e Magelanit, historinë e kolonizimit të Guam dhe realitetin e të jetuarit në këtë vend që është cilësuar ‘maja e shtizës’ të ushtrisë amerikane në Paqësor.

Destinacionet e propozuara nga ekspertët e National Geographic Traveler ndahen në disa kategori:

Vendet për qëndrueshmërinë

• Alonissos, Greqi (zgjedhur nga National Geographic Traveller Indi)
• Kopenhagën, Danimarkë (zgjedhur nga National Geographic Traveller Itali)
• Kaledonia e Re (zgjedhur nga National Geographic Traveller Francë)
• Freiburg, Gjermani (zgjedhur nga National Geographic Traveller Gjermani)
• Gabon, Afrikë (zgjedhur nga National Geographic Traveller Holandë)
• Denver, Colorado, SHBA (zgjedhur nga National Geographic Travel SHBA)

Udhëtime me familjen

• England Coast Path (zgjedhur nga National Geographic Traveller Mbretëri e Bashkuar)
• Transilvani, Rumani (zgjedhur nga National Geographic Traveller Rumani)
• Space Coast, Florida, SHBA (zgjedhur nga National Geographic Traveller Rusi)
• Hortobágy, Hungari (zgjedhur nga National Geographic Traveller Hungari)
• Indigenous British Columbia, Kanada (zgjedhur nga National Geographic Travel SHBA)

Aventurë

• Dominika (zgjedhur nga National Geographic Travel SHBA)
• Rajoni i Svaneti, Gjeorgji (zgjedhur nga National Geographic Traveller Poloni)
• Parku kombëtar Los Glaciares, Argjentinë (zgjedhur nga National Geographic Traveller Amerika Latine)
• Parku kombëtar i rezervës së Katmai, Alaska, SHBA (zgjedhur nga National Geographic Travel SHBA)

Vende të egra

• Ishujt Royale, Miçigan, SHBA (zgjedhur nga National Geographic Travel SHBA)
• Yellowknife, Territoret veriperëndimore, Kanada (zgjedhur nga National Geographic Traveller Republika Çeke)
• Cerrado, Brazil (zgjedhur nga National Geographic Travel SHBA)
• Ishujt Lord Howe, Australia (zgjedhur nga National Geographic Travel SHBA)

Kulturë dhe histori

• Guam, Micronesia, ShBA (zgjedhur nga National Geographic Travel SHBA)
• Pueblo Nations, New Mexico, SHBA (zgjedhur nga National Geographic Travel SHBA)
• Vitoria-Gasteiz, Vendet Baske, Spanjë (zgjedhur nga National Geographic Traveller Spanjë)
• Gyeongju, Koreja e Jugut (zgjedhur nga National Geographic Traveller Kore)
• Tulsa, Oklahoma, SHBA (zgjedhur nga National Geographic Travel SHBA)
• Tonglu, provinca e Zhejiang, Kinë (zgjedhur nga National Geographic Traveller Kinë)

Burimi: Forbes