I nderuar Kryeministër, Hoti!
Jemi dëshmitarë të propagandës serbe kundër shtetësisë dhe historisë së Kosovës, e sidomos pas botimit edhe në gjuhën angleze të librit KOSOVA, të autorit Jusuf Buxhovi. Ofensiva propaganduese serbe, përmes lobeve të tyre, është jashtëzakonisht aktive edhe në SHBA.
Letra që po ua dërgojmë juve, Kryeministër Hoti, ka për qëllim që t’iu njoftojë me veprimtarinë tonë lobuese si kundërpërgjigje të propagandës serbe, por edhe të merrni masa që kjo veprimtari të bëhet pjesë e propagandës shkencore e shtetit të Kosovës. Shteti serb po bën propagandë të madhe në SHBA dhe gjithandej botës, kundër qenies historike dhe kulturore të shtetit të Kosovës, me anën e librave të shumta, siç janë ato për Kishat Ortodokse serbe në Kosovë dhe “Gjenocidin e shqiptarëve të Kosovës në shekullin XX”, propagandë që udhëhiqet Kisha Ortodokse Serbe. Sipas mendimit tonë, do ishte e udhës që shteti i Kosovës, të shfrytëzoj çdo burim të saj shkencor, të shfrytëzoj gjitha veprat historike dhe shkencore, sidomos ato vepra që i kemi në gjuhën angleze, për të argumentuar faktografinë shqiptare, dhe t’i vëjmë në dispozicion si kundërpërgjigje kundër kësaj propagande, anti shqiptare. Meqë Shtëpia botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni, para katër vitesh ka përkthyer dhe botuar librin “Kosova” të historianit Jusuf Buxhovit, tri vëllime në anglisht, dhe se ky libër tashmë është futur në Universitetet amerikane si literaturë alternative për Evropën Juglindore, e shohim të udhës që Qeveria e Kosovës, të marrë përsipër, që libri “Kosova”, nëpërmes ambasadave tona në botë, veçmas në  SHBA, të shpërndahet në qarqet diplomatike, politike, kulturore dhe shkencore. PO ashtu, Qeveria e Kosovës duhet t’i detyrojë, institucionet shkencore dhe akademike, të krijojnë një plan për botimin dhe përkthimin e veprave historiografike që do të shpërndahen në botë. Shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, pos KOSOVA, përkthyer edhe librat tjerë të Buxhovit, si: Dardania dhe Maqedonia, të cilat argumentojnë lashtësinë historike të popullit shqiptar. Kjo shtëpi botuese ka përkthyer dhe botuar edhe librin e Blerim Reka  sikurse që do përkthejë punime edhe të autorëve që kanë të bëjnë me historinë, kulturën, trashëgiminë dhe shkencën e kombit tonë. Por, që kjo punë të jetë sa më e organizuar, kërkohet edhe përfshirja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që për fat të keq, deri më tash ka munguar.
Me respekt,

Ramiz Tafilaj, drejtor i Shtëpisë botuese Jalifat Publishing në Houston-Texas, njëkohësisht si i dekoruar i Presidentit të SHBA-ve për arritje jetësore.