Arrestimet e ditëve të fundit në Kosovë nukkanë qënë të panjohura dhe për pasojë tëpapritura. Dorëheqja e ish presidentit Thaci, drejtuesit të PDK, Kadri Veselit, ish Kryetarit tëKuvendit, Jakup Krasniqit dhe kryetarit të grupitparlamentar të VV, Rexhep Selimit, në një farëmënyre janë ngjarje të paralajmëruara prejkohësh. Së paku, prej vitit 2000, ish prokurorjae Hagës, Karla del Ponte, e një vit më pas, prokurori i Zvicrrës, Dik Marti bënë publikeakuzat kundër eksponentëve të lartë të UCK.

Në vitin 2015, Bashkimi Evropian dhe ShBArritën presionin për krijimin e dhomave speciale, respektivisht të prokurorisë dhe gjykatësspeciale për Kosovën. Mbas shumë debateve, hezitimeve, qëndrimeve pro dhe kundra, Kuvendi i Kosovës, në 2015 bëri amendamentekushtetuese dhe më pas u miratua ligji dhestatuti i krijimit dhe funksionimit të dy dhomavespeciale për Kosovën. Mbas pesë viteshinvestigimesh, në qershor 2020, dhoma specialee prokurorit bëri publike akt-akuzën kundër z, Thaci. Në nëntor po të këtij viti akt-akuza e prokurorit special u konfirmua nga gjykatësispecial. Pas këtij konfirmimi, ish PresidentiThaci dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt të luftësdhe të punës, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u arrestuan dhe u nisën për në Hagë.

       Kështu, Kosova është futur në një situatëkrize që ka dy dimensione: së pari, është krizëqë ka të bëjë me drejtësinë, ballafaqimin me akuzat dhe me ligjin, pra një proces prokuroraldhe gjyqësor dhe, së dyti,  është krizë politikedhe institucionale, që duhet adresuar me qetësi, maturi dhe përgjegjësi të lartë. Të dy krizat janëtë ndërlidhura dhe me ndikime ndërmjet tyre. Ndonëse ballafaqimi me drejtësinë është procesjuridik i pavarur, sërish, konseguencat e tij do jenë edhe politike e shtetërore për Kosovën e fatin e saj. Akt-akuzat dhe arrestimet një grupirelativisht të madh eksponentësh në nivele tëlarta që kanë përfaqësuar për shumë vite shtetine Kosovës, pa pikë dyshimi krijojnë probleme tëmëdha brënda dhe jashtë Kosovës, lënë pas njëvakum në lidershipin e vëndit dhe tronditimazhin dhe reputacionin ndërkombëtar të saj. Kjo situatë lypet të përballohet në dydimensionet e saj: në aspektin gjyqësor dhe nëaspektin politik e shtetëror.      

1. Të zbardhet e vërteta për individët, të mbrohet UCK    

    Askush nuk mund të c’bëjë tanimëekzistencën e dhomave speciale dheveprimtarinë e tyre për Kosovën. Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi iKosovës i kanë bërë ato legjitme. Dy dhomatjanë pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë, por që kanë trupe prokurorale, gjyqsorë të huaj, kanë qëndrën në Hagë dhe dëshmitarët e lidhurme proceset e tyre do të gezojnë mbrojtje tëvecantë jashtë Kosove.

     Tani që procesi ka nisur gjërësisht, nuk ështëkoha as për mburrje historiko-patriotike, përqarje dhe ankime dhe as për zhurmëpropogandistike të brëndshme, as për protesta e manifestime të cfarëdo lloji. Kosova ështëpërballë një procesi që e ka pranuar me vullnetine vet. Tani ky proces kërkon përballje. E përballja ka nevojë për mbrojtje të fuqishme, tëdinjitetshme dhe profesionale.

        Mbrojtja nuk i duhet lënë rastësisë dhe as vetëm individëve të vecantë. Duke qënë një rastqë lidh pashqitshëm individë me historinë e Kosovës, UCK dhe luftën e saj është e domosdoshme që të krijohet një studio e kompletuar mbrojtjeje me avokatë vëndas dhe tëhuaj, ekspertë të së drejtës penale të Kosovësdhe asaj ndërkombëtare. Krijimi, mbështeja dhefinancimi i mbrojtjes lypet të mendohet mirëdhe me kujdes. Procesi do jetë relativisht ikomplikuar dhe i gjatë.

        Në akt-akuzën e publikuar ditën e earrestimit të ish zyrtarëve të lartë të Kosovës ka parashtrime të shumta, të komplikuara, kontraverse, por edhe shumë të rënda. Diku nëmes rreshtave akt-akuza e quan grupin e arrestuar si ‘Joint Criminal Enterprise”, pra njëSipërmarrje Kriminale të Përbashkëtose njëGrup të Strukuruar Kriminal’, një formulimakuze që hedh dyshime të rënda mbi një grup tëmadh drejtuesish të UCK dhe më pas tëudhëheqjes së Kosovës.

       Përmenda këtë pjesë nga akt-akuza publikepër të bërë me dije se kemi të bëjmë me njëproces ku eshte bërë mpleksje e akuzaveindividuale me akuzë në grup, cka e rëndonshumë më tepër këtë proces, duke implikuarudheheqjen e UCK, politikat, qëndrimet dhevendimet e saj si organizatë. Prandaj, mbrojtjaështë përballë një sfide të konsiderueshme për tëhedhur dritë mbi të vërtetën dhe për të mbrojturpërballë gjykatës individët dhe UCK, e historinëe saj të lavdishme njëkohësisht.

2. Jo instrumentalizim politik, por zgjidhjetë krizës           

    Bazuar në Nenin 90 të Kushtetutës sëKosovës, paragrafin 1 thuhet rast se Presidenti i Republikës Kosovës përkohësishtnuk është i aftë për përmbushur përgjegjësitëe tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarishtdetyrat e postit tij/saj, Kryetarit Kuvendit, icili do jetë ushtrues i detyrës Presidentit Republikës Kosovës. Në paragrafin 2 thuhet…“Nëse Presidenti i Republikës Kosovës është përkohësisht i paaftë për ushtruar përgjegjësitë e vetaKryetari iKuvendit Kosovës do shërbejë si ushtrues idetyrës Presidentit Republikës KosovësDhe në paragrafin 3 thuhet se Postii ushtruesit detyrës Presidentit Republikës Kosovës, nuk mund ushtrohetpër një periudhë gjatë se gjashtë (6) muaj.

     Sikundër shihet Kushtetuta e Kosovës nuk ka parashikuar posaqërisht dorëheqjen e presidentittë Kosovës specifikisht. Por, kjo mangësi, nuk e pengoi Kosovën në rastin e dorëheqjes së z. Thaci dhe arrestimit dhe dergimit të tij në Hagë, për të ngarkuar në ushtrimin e detyrës sëPresidentit të Kosovës për 6 muaj, Kryetaren e Kuvendit, znj. Vjosa Osmani.

     Brenda 6 muajve Kosova është përballë dyalternativave: ose të arrijë një kompromis politikdhe institucional të gjërë dhe gjithëpërfshirës, ose të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Të dy këtoalternativa kanë avantazhet dhe dizavantazhet e tyre. Alternativa e parë, pra kompromisi i gjërëpolitik dhe institucional ka avantazh sepse do tëmund të sigurontë një stabilitet dheqëndrueshmëri politike, institucionale dheshoqërore në Kosovë, duke shmangur vakumet, tensionet, polarizimet dhe instrumentalizimetpolitike për proceset e Hagës. Dizavantazhiështë se ky kompromis do të dobësontepluralizmin politik, debatin dhe në një farëmënyre edhe legjitimitetin e inastitucioneveqeverisë në vënd.

    Alternativa e dytë, pra që lidhet me mbajtjene zgjedhjeve të parakohëshme brënda 6 muajvetë ardhshëm do kishte avantazh se do të silltenjë ri-legjitimim të institucioneve qeverisë tëKosovës në të gjitha institucionet e saj, nëKuvend, Presidencë dhe Qeveri. Zgjedhjetlegjitimojnë institucionet dhe drejtuesit e Kosvës me votën e lirë dhe të ndershme tëqytetarëve të Kosovës. Natyrisht, legjitimiteti do ishte edhe një stabilitet e demokratizim mëafatgjatë institucionalisht. Dizavantazhi ialternativës së zgjedhjeve të parakohëshmeështë rreziku i lartë i instrumentalizimit politiktë procesit të nisur në Hagë, instrumentalizim, icili në procesin zgjedhor e më pas do rristetensionet, polarizimin, ndarjen dhe pse jo, edhekonfrontimet në politikën dhe shoqërinëKosovare për momentet kritike që kalon vëndi. Konjulturalisht zgjedhjet i kanë këto rreziqe.

      Mbetet në dorë të politikës dhe tëinstitucioneve aktuale të Kosovës të vendosinpër zgjedhjen e njërës prej këtyre dyalternativave: kompromis të madh politik e institucional ose zgjedhje të parakohëshme përkonstituimin e legjitimitetit organeve qeverisë Kosovë. Nga altërnativa e zgjedhur do varetshumë stabiliteti dhe zhvillimi Kosovë, ecuria e procesit Hagës si dhe vijimi idialogut me Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre.