Nga Adem Lushaj
Shqiptaro-Amerikani, Ramiz Tafilaj, në përfillje të porosisë së John F. Kennedy!
(John F. Kennedy: “Mos pyet çfarë bëri vendi yt për ty, por çfarë bërë ti për vendin tend!”
Libri i Jusuf Buxhovit, “KOSOVA I, II,III” i përkthyer në anglisht, siç duket ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Kjo gjë po ndodhë, sidomos pas reagimeve të institucioneve të Serbisë, të cilat me reagimet e tyre po e fyejnë historianin Buxhovi, me epitete nga më të ndryshme. Për interesimin e madh dhe kërkesave të shumta për ta lexuar dhe poseduar “KOSOVA”, e konfirmon edhe drejtori i Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing”, me seli në Houston-Texas, Ramiz Tafilaj, sipas të cilët ky interesim po “zbrazë depot e shtëpisë së tij botuese“. Tafilaj, duke parë rëndësinë e njohjes së historisë shqiptare, sidomos të Kosovës, histori e shpalosur në “Kosova I-VIII”, e ka përkthyer vëllimin e parë të këtij libri (Kosova I, II dhe III), gjë që është mirëpritur nga lexuesit amerikanë dhe kanadez, e sidomos ata të historisë dhe shkencës. “Krahas shitjes online në Amazonë, libri po kërkohet edhe nga Institutet dhe Bibliotekat Universitare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kanadasë, ngase është radhitur në kuadër të teksteve të rekomanduara të literaturës për historinë e Evropës Juglindore“, ka treguar botuesi, Ramiz Tafilaj, duke bërë të ditur se kohëve të fundit, komuniteti shqiptar në SHBA, ka shtuar kërkesat, jo vetëm për versionin në anglisht, por edhe për atë në shqip, të librit Kosova. Shqiptaro-amerikani, Ramiz Tafilaj, i lindur në njërin nga fshatrat e Deçanit (Dubravë) dhe i migruar në vitet e 70-ta në ShBA, i njohur për humanitetin e tij, sidomos në përkrahjen e çështjes kombëtare, i dekoruar nga Presidentit, Donald Trump, kishte pranuar që me shpenzimet e tij ta përkthen librin historik ”Kosova” të Buxhovit, e assesi të mos i pranon gjysmë milion eurot e ofruara, e të mos e përkthen këtë libër, gjë që ka nxitur reagime të mëdha në qarqet serbe dhe tek disa historian shqiptar. “Duke parë rëndësinë për ta njoftuar botën e gjerë demokratike, për historisë kombëtare, e sidomos historinë e Kosovës apo të Dardanisë, histori e shpalosur në “Kosova I-VIII”, kam vendosur që ta përkthej komplet vëllimet e historianit Buxhovi, gjë që është mirëpritur nga lexuesit amerikanë dhe kanadez, e sidomos ata të historisë dhe shkencës. Sipas Tafilaj, vetëm brenda një dite janë shitur 130 komplete të librit “Kosova“, libër i disponueshëm edhe në Bibliotekën e Kongresit amerikan, dhe i vlerësuar lart nga Instituti i historisë i cili i kualifikon librat si material studiues, ku “Kosova“, veç është kualifikuar si material studiues. Pos këtij libri, shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, ka përkthyer në anglisht edhe librat tjerë të Jusuf Buxhovit si: “Dardania-antika, mesjeta“, si dhe “Maqedonia nga mesjeta deri në ditët e sotme“, të cilat do plasohen për lexim edhe në Amerikë dhe shtetet tjera me ndikim botëror. Por, nuk janë vetëm librat e Buxhovit të cilat do gjinden nëpër bibliotekat amerikane, ngase Shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, do bën edhe promovimin e vlerave tjera kombëtare, pos asaj të fushës së historiografisë. “Kemi përkthyer dhe botuar edhe libra të tjerë të fushave të ndryshme, me qëllim të promovimit të vlerave kombëtare shqiptare në botë“, ka treguar Ramiz Tafilaj, duke përmend librat e përkthyer si: “Lubri i luftës” i gazetarit Nuhi Bytyqi, “Pavarësia e Kosovës, stabilitet apo destabilitet në rajon” i Hajredin Kuçit, “Resurset malore të Deçanit dhe turizmi“, Adem Lushaj, si dhe veprat e Gjon Nikollë Kazazit. Por, Tafilaj premton se do ndihmon në përkthim dhe botim, edhe të punimeve tjera të karakterit kombëtar, duke treguar anekënd botës për vlerat kombëtare, historike, letrare, shkencore, mjedisore dhe turistike.