Një nga shtetet që gjithashtu po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve është edhe Gjermania. Nisur nga përkeqësimi i situatës, Kancelarja Angela Merkel iu drejtua të shtunën gjermanëve me një mesazh duke u kërkuar shmangin kontaktet e panevojshme dhe të qëndrojnë sa më shumë në shtëpitë e tyre.
Ajo iu bëri thirrje gjithashtu qytetarëve të saj të heqin dorë nga udhëtimet dhe festat që nuk janë vërtetë të nevojshme.
Kancelarja theksoi se vetëm kështu Gjermania mund të jetë e suksesshme në ndalimin e përhapjes së virusit
Ndërkohë që presidenti gjerman Walter Steinmeier është futur në karantinë pasi një truprojë e tij doli pozitiv për koronavirus.