Greqia shtyn sërish afatin e mbylljes së kufirit me Shqipërinë, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia. Ky njoftim u publikua nga ambasada greke në Shqipëri.

Masat kufizuese tashmë në fuqi për personat që hyjnë nga Shqipëria në Greqi zgjaten deri më 25 tetor.

“Në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që vlejnë sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 25 tetor”, shkruan ambasada.

Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit çdo ditë, numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë është 750 persona dhe 300 në Kapshticë.

Mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë. Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 7 të mëngjesit çdo ditë, ndërsa mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë.