“Hygge”* ka tashmë një shtëpi. Emri i tij është Happiness Museum (Muzeu i Lumturisë) dhe është një rrugëtim, i hapur për të gjithë ata që janë në kërkim të lumturisë

Ekziston një vend në Kopenhagën në të cilin qytetarët dhe udhëtarët më së fundi mund të gjejnë përgjigjen e pyetjes: Çfarë është lumturia?

Quhet Happiness Museum dhe nuk na befason që një vend i tillë ka lindur pikërisht në qendër të Kopenhagën. Qyteti njihet tashmë si një ndër destinacionet më të lumtura në botë. Sepse në Danimarkë, lumturia është një çështje serioze dhe këtë e mësuam nga “Hygge”, ajo filozofi jete, që përmbledh në një term të vetëm, një botë me nuanca, të gjitha në ndjekje të lumturisë.

Një fjalë që merr konotacione të ndryshme, por gjithnjë të orientuara drejt mirëqenies së njerëzve, e që sot i përket një bote të tërë. Jo rastësisht, Danimarka synon ta përfshijë termin “Hygge” në listën e Trashëgimisë së UNESCO-s.

Vendi duket se ka gjetur atë që është ilaçi kundër ankthit dhe stresit që karakterizojnë ditët tona, një formulë magjike të lumturisë, që tashmë mund ta zbulojnë edhe vetë ne brenda Happiness Museum, një hapësirë në qendrën historike të Kopenhagën.

Projekti mban firmën e Meik Wiking, Ceo i Happiness Research Institute, një think-thank që prej kohësh monitoron shkallën e mirëqenies dhe cilësinë e jetës së njerëzve, jo vetëm në vend, por në të gjithë botën. Muzeu i fton vizitorët të eksplorojnë lumturinë në perspektiva të ndryshme.

Muzeu i Lumturisë gjendet brenda një ndërtese të ndërtuar në fund të shekullit XVIII dhe ka tetë dhoma, të cilat ftojnë vizitorët të eksplorojnë lumturinë. Falë teknologjisë, përvoja bëhet multimediale dhe ndërveprimi mes vendit dhe personit vendoset në qendër të gjithçkaje.

Në këtë rrugëtim, njerëzit e gjejnë veten të përballen me ndjenjat e tyre – çfarë i bën me të vërtetë të lumtur? Puna, shëndeti apo të ardhurat? Nuk mbetet gjë tjetër vetëm ta zbulojmë në Happiness Museum.

“Duket se të gjithë ne kërkojmë lumturinë, por ndoshta e kërkojmë në vendet e gabuara. Jemi bërë gjithnjë e më të pasur si shoqëri, por shpesh nuk arrijmë të bëhemi më të lumtur” – thotë Muzeu i Lumturisë në një deklaratë. “Për këtë arsye, Instituti i Kërkimit të Lumturisë vendosi të krijojë një muze kur të mund të gjejmë lumturinë në jetë”.

I themeluar nga Happiness Research Institute, muzeu sjell konceptin danez “Hygge” (të ndihesh rehat) te një publik më i gjerë. Në këtë muze shfaqen edhe cilësi të tjera “të lumturisë nordike”.

Muzeu ka tetë dhoma, dy prej të cilave kushtuar “Politikës së lumturisë” dhe “Historisë së lumturisë”. Muzeu ngre pyetje të tipit “A ndikon PBB në lumturinë e vendit?”.

“A mund të zbuloni se cila gjysmë e gojës së Xhokondës qesh?”, “”Çfarë do të bënit nëse do të gjenit një kuletë?”, “Si do ta përkufizonit lumturinë?”.

Muzeu i Lumturisë i fton vizitorët të angazhohen në nivel person dhe shënimet e shumta të lëna me kujtime të lumtura janë dëshmi e këtij misioni të suksesshëm.

A e dini se Aristoteli ishte një ndër filozofët e parë të lumturisë? Edhe shkrimtarët e periudhës së iluminizmit mendonin shpesh për kuptimin e lumturisë. Ju mund të shihni librat e tyre në muze.

Vizitorët ftohen të japin edhe përkufizimin e tyre mbi lumturinë…

*Hygge është një fjalë daneze dhe norvegjeze dhe tregon një gjendje shpirtërore të qetë, dhe një atmosferë miqësore me ndjesi mirëqenieje dhe kënaqësie. Si një kategori kulturore me grupet e saj të praktikave shoqëruese, Hygge ka pak a shumë të njëjtat kuptime në gjuhën daneze edhe atë norvegjeze, por nocioni përdoret më shumë në Danimarkë sesa në Norvegji

Burimi: My Modern Met