Ballina Art Diamanti “perfekt” 102 karatësh shitet për 15.7 milionë dollarë

Diamanti “perfekt” 102 karatësh shitet për 15.7 milionë dollarë

Në një ankand të zhvilluar në Hong Kong është shitur për 15.7 milionë dollarë diamanti 102 karatësh i cilësuar si “perfekt”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, kompania Sotheby për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) organizoi një ankand në Honkong nëpërmjet internetit.

Në ankandin e zhvilluar diamanti 102 karatësh i përshkruar si “perfekt” gjeti blerës në vlerën prej 15.7 milionë dollarë.

Diamanti është prerë nga një diamant 271 karatësh i cili u zbulua në një minierë në vitin 2018 në Kanada.

Ekspertët thanë se diamanti është shitur me një çmim të lirë.