Qeveria franceze do të prezantojë së shpejti dënime me burg ose gjobë për doktorët që japin të ahstuquajtura “çertifikata virgjërie”, për martesa tradicionale fetare.

Drafti është pjesë e legjislacionit për përforcimin e vlerave laike franceze kundë asaj që presidenti Emmanuel Macron quajti dy ditë më parë “separatizmi islamik”.

Ministria e brendshme franceze tha se ligji propozon një vit burg ose gjobë €15,000 për punonjësit e mjekësisë që lëshojnë “çertifikata virgjërie”.

Sipas rrjetit France 3 TV, rreth 30% e doktorëve franceze kanë pasur kërkesë për çertifikata të tilla edhe pse shumica e tyre i refuzojnë.

Organizata botërore e Shëndetësisë ka thënë se inspektimi vizual apo me gishtërinj i membranës së vaginës nuk mund të provojë nëse një vajzë ka kryer marrëdhënie seksuale apo jo. OBSH thotë se kjo gjithashtu shkel të drejtat e saj njerëzore.

Gjinekologia vendase Dr Ghada Hatem tha për mediat franceze se “në Francë kjo nuk prek shumë gra. Më kërkojnë maksimumi dy-tre certifikata të tilla në vit”. Ajo shton se janë kryesisht gra nga Afrika veriore me origjinë muslimane.

Mjekia tha se kishte dhënë çertifikata të tilla prej frikës se vajzat mund të bëheshin objekt dhune apo diskriminimi nga të afërmit e familjarët.
“Kur ato më thonë se ‘do të më rrahë vëllai’ apo njerëzit e burrit, unë nuk kam arsye të mos u besoj.”

“Testet e virgjerisë” janë dokumentuar se përdoren në shumë vende, jo vetëm për arsye fetare por dhe në hetimet e perdhunimeve dhe arsye të tjera.
Vitin e kaluar BBC raportonte se ato ishin të zakonshme në vende të Afrikës, Lindjes së Mesme, Indi, Afganistan, Bangladesh dhe Afrikën e Jugut.

Marlène Schiappa, ministrja franceze për qytetarinë tha se ligji i ri do të përfshijë dënim dhe për ata që i kërkojnë testet, si prindërit apo të fejuarit.

Në fjalimin e fundjavës Presidenti Macron foli kundër radikalizimit në disa komunitete muslimane franceze, duke thënë se një pjesë e gjashtë milionë muslimanëve të vendit po kthehen në një “kundra-shoqëri”. (BBC)