Sabrie Lushaj, (1952-2020)
Në vitin tjetër,
Në muaji shtator,
Do të vij pran varrit,
Me një lule në dorë.
Është lule bozhuri,
Nga Prekazi i varreve vëllazërore,
Është me ngjyrë të kuqe gjaku,
Nga Shqipëria Veri-lindore.
Do t´i them dy fjalë…:
–Sabrie, – nuk bëre mirë,
Që të vetmuar ke lënë ,
Bacën tonë Zeqir!
…!
–Aaah, oj motra ime,
Mendjen do ta mbush,
Mbi pesë dekada jetë,
Me të nuk më ndau kush.
As dimrat e egër,
As bora mbi cati,
As shiu kur pikonte,
Në fshatin tonë Gri.
Më ndau i madhi Zot,
Mua nga i imi shoq,
Që shpirtin ma mori,
Se gjithë ja kemi borxh!
Prandaj motra ime,
Po ju lë një amanet,
Zeqirin tim të dashur,
Ta nderoni për-jetë.
Është djalë Krasniqje,
I biri i Sadik Selmanit,
Cdo herë pushka e tyre,
Ndihmë i dha vatanit.
Edhe penda e tyre,
Ka shpue si shigjete,
Që për dhjetëmijë vite,
Testament ka mbetë.
Është i kullave të Grisë,
Të gjakut të Kastriotit,
Që mushkëritë freskonin,
Me erën e barotit.
…!
Javët, muajt e vitet,
Kalojnë orë pas ore,
Prap një ditë prej ditësh,
(Me Bacen tuaj Zeqir),
Do jem` unë dorë-për-dore!
./.
Shënim:
Poezia është shkëputur nga letërkëmbimi ngushëllues me rastine ndarjes nga jeta më 14 shtator 2020, të bashkshortes sëatdhetarit, publicistit e poetit Zeqir Lushaj, zonjes SabrieLushaj, nga fshati Gri i rrethit të Tropojës.
–Isniq, Kosovë, Shtator 2020-