Stadiumet e futbollit në Angli nuk do të hapen për tifozët në 1 tetor.

Plani i qeverisë britanike për të lejuar 1000 tifozë në impiante është anuluar lajm që u konfirmua nga Ministri për Kabinetin, Michael Gove. Alarmi për Covid-19 ka shkuar në nivelin 4 që do të thotë se rreziku i përhapjës është i lartë ose po rritet në mënyrë eksponenciale dhe kjo ka bërë që të merreve vendimi për anulimin e planit për rihapjen e stadiumeve për tifozët Shumica e eventeve sportive në Britani janë zhvilluar me dyer të mbyllura që nga shfaqja e coronavirusit në mars dhe këtu përfshihen ndeshjet e Premier League, finalja e FA Cup në futboll, ndeshjet e kriketit dhe 2 garat e Formula 1 në Silverstone.

Ndërkaq, drejtuesit e më shumë se 100 institucione Sportive i dërguan kryeministrit britanik, Boris Johnson një letër teksa i kërkuan një fond emergjence duke e paralajmëruar për humbje të medha financiare për shkak të pandemisë coronavirus. Në letrën e tyre drejtuesit e institucioneve sportive i kërkuan qeverisë të miratojë një fond rikuperimi në mënyrë sektori sportiv të mbijetojë dhe të stabilizohet. Ndër nënshkruesit e kësaj letre ishin edhe drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit, Premier League apo Unioni i Rugby.

Në letër kërkohej një kombinim i investimeve, ulje të taksave dhe reformë rregullatore. Në muajin korrik qeveria britanike aprovoi një paketë ndihme 1.57 mld Paund për artin, ndërsa sporti përfitoi 200 milionë Paund fond për raste emergjence dhe pjesa më e madhe ishte për sektorët që u mendua se kishin më shumë nevojë