Shkruan: Ramiz Tafilaj, drejtor i Shtëpisë Botuese “Jalifat Publishing” në Houston 

Nga Beogradi kanë filluar të vijnë reagime të ashpra (politike dhe assesi shkencore, siç̧ do të duhej të ndodhte) me rastin e botimit të librit më të ri të historianit tonë, Jusuf Buxhovi “Dardania – antika, mesjeta”, bashkëbotues janë “Faik Konica”, me seli në Prishtinë dhe “Jalifat Pulishing” me seli në Houston-Texax.  Kjo fushatë kundër Buxhovit që vie nga Beogradi, na përkujton fushatën e para tetë vitesh, kur dolën nga botimi tri vëllimet e “Kosova”, ku ndaj autorit ishin ngritur akuza nga më të ndryshmet, ndër to edhe si “falsifikator” apo të ngjashme, të cilave (për fat të keq) iu bashkuan edhe disa “akademikë” dhe “historianë” dembelë nga Kosova.  

Por, kjo fushatë e orkestruar nga mediumet e Beogradit dhe disa në Prishtinë,  sikur u fashitën sapo “Kosova” u përkthye në anglisht në SHBA,  nga Shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, kë në shumë  dhe atje u pranua në shumicën e universiteteve si literaturë  universitare.  Libri, pra hyri në konkurrencë me shumë e shumë botime serbe, kryesisht propaganduese, me ç’rast, disa prej tyre, në saje të argumenteve që  solli “Kosova” u hoqën nga raftet e bibliotekave universitare si falsifikime. Ndër to duhet përmendur librin e historianit S. Novakoviq “Zakonik Stevana Dushana, cara serbskog”, që u diskualifikuar si jo shkencor, ndonëse nga një pjesë e mirë e historiografisë shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë vazhdon të trajtohet  “fundament” me të cilin “arsyetohet” prania e shtetit mesjetar e lidhur me dinastinë rasiane të Nemanjajve me origjinë tribale, çështje kjo argumentohet  hollësisht në botimin “Dardania – antika, mesjeta”.  

Meqë çështjet që ngre historiani Jusuf Buxhovi në librin “Dardania – antika, mesjeta” janë shkencore dhe në përputhje me konceptin e tij të paralajmëruar te “Kosova” (Kosova, I-VIII), rreth asaj se nuk ka shtet mesjetar serb dhe se identifikimi i dinastisë̈ së Nemanjajve me të, është falsifikat, që argumentohet nga burime të shumta bizantine, nga Halkokondili e deri te “Historia e Bizantit” e perandorit Kantakuzini. Shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, sikurse që ka përkthyer të tri vëllimet e librit “Kosova” dhe librin “Maqedonia”, tashmë ka filluar ta përkthehej në anglisht, edhe librin “Dardania-antika, mesjeta” të historianit Buxhovi, që do  të kundërshtojë pikëpamjet e  gabuara dhe të falsifikuara të historiografisë̈ serbe, në nivel shkencor dhe akademik. 

Pra, botimi në anglisht, do të jetë një̈ rast i mirë që çështjet e ngritura të shpalosen dhe të trajtohen në  rrafshet akademike, ku edhe bëhen “gjykimet” shkencore dhe jo ato politike, siç̧ po ngjet tani dhe mund të sforcohen edhe më nga shkaku se shkenca institucionale shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, jo vetëm që nuk është liruar nga limitet e historiografisë̈ serbe, por për fat të keq, vazhdon të jetë edhe zëdhenëse e saj, siç̧ ua pa këto ditë  madje, kur disa “historianë” shqiptarë nanën e Skënderbeut e quajtën  serbe, duke u mbështetur në konvertimin që historiografia serbe, ua ka bërë Tribalëve duke i kthyer në serbë

p. s. Autori është shqiptaro-amerikani i dekoruar nga Presidenti i ShBA-vë, për arritje jetësore

ImageImage