Në të 18-ten ditë të shtatorit 2020, në Prishtinë, në mjedise të hotel “Grand”, kolonel Ahmet Alishani, u nderua me çmimin e lartëAhmet Krasniqi, me motivacionin: “ Për kontribute të larta për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, të dëshmuara gjatë jetës së tij ushtarake e civile, veçanarisht në strukturat e FARK-ut me ministër të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqin dhe me shkrime studimore e publicistike në media”.

Çmimi i lartë Ahmet Krasniqi”, i akorduar nga “Gazeta e Alpeve” (gazetë rajonale, panshqiptare e ndërballkanike) iu dorëzua nga bartësi i këtij Çmimi për vitin 2019, nga atdhetari e veprimtari i njohur Hilmi Gashi i Drenicës: drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Gjermani, Austri, Luksemburg e Lihtenshtejn;publicist; Veteran i Luftës së Kosovës; mik, bashkëluftëtar e bashkëpunëtor i afërt i kolonel Ahmet Krasniqit, ish-Ministrit tëMbrojtjes së Kosovës (FARK) e“ Hero i Kosovës”; ma herët dhe ish-antar i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes të Kosovës tëudhëhequr nga heroi Ukshin Hoti.

Atdhetari e veprimtari Kolonel Ahmet Alishani– ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm i FARK-ut, është një ndër miqtë ebashkëpunëtorët më të afërt të kolonel Ahmet Krasniqit, Ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Komandantit të Shtabit tëPërgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës sëKosovës (FARK), autor i disa shkrimeve në media, si në “Gazeta e Alpeve” etj.

Në këtë event ceremonial, në kushte të kufizuara nga masat e Covid-19, nderonin me praninë e tyre dhe drejtues e bashkëpunëtorë të “Gazeta e Alpeve” nga Tirana e Kosova.

Kolonel Ahmet Krasniqi u lind me 15 janar 1948 nëZhilivodë të Vushtrisë të Kosovës, gjirin e familjes patriotit hero Aziz Zhilivoda. Kreu suksesshëm AkademinëUshtarake të Ushtrisë Tokësore (1969-‘73) dhe AkademinëKomanduese (1981-‘83). E filloi karrierën ushtarake Zagreb,pastaj komandant Garnizonin e Gospiqit, por në kohën e Luftës Kroato-Jugosllave dezertoi nga rradhët e APJ- dherreshtohet anën e Luftës Kroate, cilës i bën sherbime larta e shumë dobishme, çfarë nuk kishin mundur t’ia bënin as vet institucione ushtarake Kroate. Pas ngjarjeve Qirez e Likoshanë Drenicës dhe 4-6 mars 1998 Prekazinlegjendar, formohet Ministria e Mbrojtjes me ministër KolonelAhmet Krasniqin, njiherash dhe Komandant i Shtabit të Përgjithshëm Forcave Armatosura Republikës Kosovës, duke krijuar qendra e kurse stërvitore, ngriti njësitë e brigadat e para në Zonën e Dukagjinit si Brigada 131 me komandant Rrustem Berishën, Brigada 133 me komandantKemajl Shaqirin, brigadat në Kolsh e Kalimash me komandantëpërkatës major Fuad Ramiqi dhe Rashit Mustafa (Karadaku), etj.; kryhet beteja e madhe frontale me armikun në Loxhë ngaBrigada 134 e Tahir Zemajt, etj. Ndërkohë që kolonel AhmetKrasniqi po udhëhiqte Luftën e Kosovës për Liri e Pavarësi, dora e zezë e qëlloi fshehurazi dhe e vret në natën e vonë të 21 shtatorit 1998, në Tiranë, para 22 vitesh.

ÇmimiAhmet Krasniqi” u nda për herë të parë nëTakimin e Plavë-Gucisë”, në Vuthaj, më 1 gusht 2019, organizuar ngaGazeta e Alpeve”, në prani të Nënkryetarit tëKuvendit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu; të këshilltarit përRajonin të Presidentit të Shqipërisë, z. Flamur Gashi; ishambasadorit Shqipërisë Kosovë, dr. Islam Lauka e tjerë. Fitues i parë i këtij Çmimi madh ishte atdhetari e veprimtariHilmi Gashi nga Drenica, publicist, Veteran i Luftës Kosovës.

RALI  LURA