E ndjejmë që përgjigjen e dini që kur gjëja e parë që bëni sapo hapni sytë është të merrni smartphone-in në duar, por gjithsesi provojeni veten.

Smartphone-ët tanë kanë aftësinë për t’u shndërruar sa hap e mbyll sytë në harta, ora me alarm, enciklopedi, e shumë gjëra të tjera, për të na e bërë kështu jetën më të thjeshtë. Pjesa më e madhe e njerëzve të marrë në studim e konsiderojnë celularin e tyre si diçka esenciale pa të cilën nuk jetojnë dot.

Po si mund ta marrë vesh secili nga ne nëse është apo jo i varur nga telefoni?

1. Nervozoheni nëse nuk ju punon telefoni, nëse ju bllokohet interneti apo një aplikacion i caktuar.

2. Kaloni kohë në celular megjithëse mund të keni diçka shumë më të rëndësishme për të bërë.

3. Përdorni telefonin edhe kur ndodheni në vende të papërshtatshme.

4. Hiqeni sikur nuk e përdorni shpesh celularin.

5. Kaloni pjesën më të madhe të orëve të ditës në celular.

6. Ndjeni lodhje dhe pagjumësi.

7. Keni përqëndrim të ulët.

8. Marrëdhëniet tuaja me njerëzit janë bërë më të largëta.