Franca tashmë ka mbyllur 81 shkolla dhe 2,100 klasa për shkak të shtimit të rasteve të reja me Covid-19 që nga fillimi i vitit të ri shkollor, sipas ministrit të Arsimit Jean-Michel Blanquer.
Përveç kësaj, Blanquer tha se rreth 1,200 të infektuar mes nxënësve janë regjistruar që nga java e kaluar. Sipas ministrit 81 shkolla të mbyllura përfaqësonin vetëm 0.13% të shkollave totale në vend.
Franca regjistroi më shumë se 10 mijë raste të reja me virus për herë të parë që nga fillimi i pandemisë gjatë fundjavës.
Këtë javë, qytetet e Marsejës dhe Bordeaux kanë forcuar masat kufizuese të koronavirusit në grupimet publike si një përpjekje për të frenuar rritjen e nurmit të rasteve.
Masat vijnë, pasi kryeministri Jean Castex iu kërkoi të premten autoriteteve lokale të paraqesin masa të reja, duke nënvizuar që qytetet e Marsejës, Bordeaux dhe Guadeloupe ishin veçanërisht zonat më të prekur./CNN