Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e quajti “historik” vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në Parlamentin Europian, Von der Leyen tha se e ardhmja e gjithë rajonit është në Bashkimin Europian.
Sipas saj, Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe jo vetëm një ndalesë në rrugën e mëndafshit.