Shkatërrimi i dhunshem i Jugosllavisë shkaktojë maskra dhe gjenocid nën komandën e Millosheviqit.Ishin këto përjetimet më të rënda gjatë gjithë historisë për popullin shqiptarë.Përjetimet tona ishin plotë dhëmbje, trishtim, por në fund rezultuan më lumturinë tonë të madhe , së e hoqëm qafe okupatorin serbosllavë.Vërtetë kishim për çka të jemi të lumtur, por edhe të pikëlluar së humbëm shumë njerëz nga dora gjakatare serbe.Pse u gëzuam tjetër? Ju gëzuam rrëzimit të diktaturës 50 vjeqare të një regjimi të huaj .Varret e shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit , janë dhe do të ruhen si kujtesa jonë më e ndritur historike.Shumë ju gëzuam lirisë dhe pavarësisë.Shumë ju gëzuam së do ti kemi njerëzit tanë në krye të shtetit.
Mbajtëm shumë palë zgjedhje të lira , që më votën tonë mos të lejojmë më ngritjën e diktaturës . Demokratizimi nuk matët më jetë gjatësinë e partive politike, por matët më procese demokratike dhe më institucione demokratike.Kujt ti gëzohemi?Jo reformimit të duhur të sistemit, klientelizmit , korrupcionit dhe keqpërdorimit të pushtetit?Sigurisht së jo.Jeta politike në shtetet ballkanike dhe në Kosovë, nuk është as për afër çfarë e kemi pritur.Nuk kemi pritur që proceset të mbesin në gjysëm të rrugës.Këtë gjë nuk e kemi menduar së do të mdodhë.Për çka bëhët njeriu i lumtur në këtë botë? Bëhët i lumtur kur jetën e ka të siguruar për vete dhe familjën.Kur nuk brengosët së si do të agoj dita.Askush nuk e ndien vetën mirë dhe nuk është i lumtur , kur sheh rreth veti kaq shumë njerëz të vuajtur. Askush nuk e dëshiron ta këtë një shtet ku zhvillohen kontrabandat.Kostoja e jetës është bërë tepër e rëndë për xhepin shumë të vogël të shumicës .Nuk po kemi shumë pse të gëzohemi, kur vendi ynë ka mbetur i izoluar si në geto edhe për shkak të eskprimentimit të faktorit ndërkombëtar që po e bëjnë më Kosovën e vogël që 21 vite.Eshtë duke na u bërë diskriminim i hapur .Po jetojmë në shekullin e 21 , e nuk kemi mundësi qarkullimit të lirshëm në Evropë , e jemi në zemër të Evropës! Kjo sigurisht së nuk ka lidhje më lumturinë tonë , por ka lidhje më dhëmbjën dhe zhgënjimin tonë .Jemi ndër popujtë më të lashtë të gadishullit , e po jetojmë të skajuar në një kënd.Kemi resurse natyrore dhe nëntokësore për një ekonomi moderne të parametrave të Evropës. Pse të gëzohemi? Të gëzohemi pse na vranë serbët aq shumë historikisht dhe viktima po barazohet më xhelatin! Asnjë kusht nuk ju vu palës serbe , thua së ata janë viktima në gjithë këtë mesele.Serbia po faktorizohet në vend që të vuaj dënimin për shumë vite për gjenocid. Po rrënohet njeriu ynë dhe përspektiva e tij .Për çka të jemi të lumtur? Mos suksesit tonë , dhe padrejtësive të burakratëve të Evropës.Sikur na është kthyer rrota e historisë mbrapa?!Po na shuhen synimet që më shpejtë ti bashkohemi botës së civilizuar.Kosova po zbrazët pa mëshirshëm dhe pandalshëm.Kjo është tepër e dhëmbshme për rininë tonë dhe për vendin tonë .Luftuam për liri dhe pavarësi që të kemi një gjendje krejtë më ndryshe, shumë më të mirë , që ta shijojmë lumturinë dhe tu gëzohemi mëngjeseve tona .Sistemi pluralist shumë partiakë u keqpërdor pa dallim nga ata që erdhën në pushtet!Qytetarët janë ata që duhet të lëvizin rrotën historike të ndalur.Qytetarët votuan për politika krejtë tjera. Në Republikën tonë , kan kaluar dy decenie , më figura të njejta politike.Nuk kemi në shoqëri ndryshime dhe as politika të reja që i ngjallin shpresat për ditë më të mira.Vendit më shumë së kurrë i nevoiten ditë më të mira , që njeriut tonë ti kthehet lumturia dhe gëzimi i venitur…!!!