Suedia ka vetëm 13 pacientë në qendra të kujdesit intensiv që po trajtohen për shkak të infeksionit të Covid-19, dhe ka një mesatare prej një vdekje në ditë gjatë dy javëve të fundit, pavarësisht se nuk i kanë aplikuar masat e izolimit.

Strategjia e imunitetit kolektiv të Stokholmit ishte kritikuar nga vendet e tjera të botës, por të dhënat e fundit tregojnë se në këtë vend brenda 24 orëve po e humb jetën një person si pasojë e Covid-19.

Suedia (me 10 milionë banorë) ka vetëm 13 pacientë në qendrat e kujdesit intensiv, derisa në Britani të Madhe (me 66 milionë banorë) janë 843 pacientë në spitale ku 80 prej tyre në respiratorë.

Për më shumë Suedia ka një mesatare prej një vdekje në ditë gjatë 2 javëve të fundit, kurse Britania 9.3 gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Deri më tani ka vend ka regjistruar 5.838 vdekje që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vendi i pestë për kokë banori në Evropë, por këto infeksione kanë rëndë dukshëm që nga qershori.