Mbrojtja e klimës është një enigmë e madhe. Por një vend i vogël Finlanda tregon se ç’mund të arrijë madje një qytezë e vogël ndaj një problemi kaq global.

Fshati Ii në veriperëndim të Finlandës ka arritur t’i ulë emetimet e CO2 me 80 përqind. Një nga çelësat e suksesit është krijimi i stimujve në mënyrë që në mbrojtjen e klimës të marrin pjesë të gjithë. Kursimi i energjisë elektrike, kursimi i ujit dhe riciklimi praktikohet që në kopshte dhe në shkolla.

“Gjithçka filloi me projektin 50:50. Ne e provuam atë në tre shkolla. Aty fëmijët masin konsumin e tyre të energjisë elektrike dhe të ujit dhe nëse bëjnë kursime gjysma e tyre u jepet që të vendosin vetë se si t’i shpenzojnë paratë e kursyera. Modeli ishte aq i suksesshëm saqë ne e zgjeruam atë në të gjitha shkollat ​​dhe kopshtet në Ii.” – thotë Leena Vuotovesi,  drejtore e kompanisë “Micropolis – Greener for Growth”.”

Fëmijët kanë blerë gjëra të bukura me kursimet e tyre: bimë, lodra, madje edhe një tryezë bilardoje.

Jo vetëm aktorët e mëdhenj

Konsumi i energjisë elektrike në Ii gjatë 10 viteve të fundit është përgjysmuar. “Ne e kuptuam se ndryshimi i klimës nuk po vjen, por që tashmë po ndodh. Dhe kuptuan po ashtu se jo vetëm aktorët e mëdhenj politikë në botë duhet të veprojnë, por edhe ne vetë duhet të bëjmë diçka.” – thotë Teijo Liedes, anëtar i këshillit bashkiak.

Ii është i rrethuar nga një natyrë mistike. Këtu gjendet zona kënetore më e madhe me torfë e Evropës. Për shekuj me radhë torfa digjej për të prodhuar energji.

Finnland Mitternachtssonne über dem Intarsie im Sommer

Por moçalet me torfë depozitojnë sasi të mëdha dioksidi karboni që dëmton klimën. Dhe mbrojtja e tyre zvogëlon gazrat që shkaktojë efektin serë në atmosferë.

Shumë aspekte

Ii e ka ndaluar gjithçka që ndot ajrin, si ngrohjen me naftë dhe energjia prodhohet vetëm nga era dhe uji. Tani qyteti prodhon dhjetë herë më shumë energji të gjelbër sesa i nevojitet dhe fiton nga shitja rreth 4 milion euro në vit.

“Po ne kemi gjithashtu shumë diskutime në lidhje me energjinë e erës. Për shembull për zhurmën, apo shpërfytyrimin e peizazhit,” – thotë Teijo Liedes, anëtar i këshillit bashkiak.

“Të gjithë kemi një qëllim të përbashkët të mbrojmë natyrën në Ii. Ne kemi nevojë për energjinë e erës. Por gjithashtu duhet të mbrojmë edhe mjedisin. Ka pra shumë aspekte dhe ne duhet t’i analizojmë të gjitha dhe të gjejmë kompromisin më të mirë.” – shton  Leena Vuotovesi.

Mbrojtja e klimës është një enigmë e madhe. Çfarë mund të arrijë një qytezë e vogël ndaj një problemi kaq global? Shumë, mendojnë banorët në Ii, p.sh. duke u bërë shembull për të tjerët, sepse ajo që bëjmë ne banorët këtu në provincën finlandeze, mbase mund të imitohet në të gjithë botën.