Ballina Rajoni OBSH hap qendrën në Stamboll për gatishmëri gjatë emergjencave

OBSH hap qendrën në Stamboll për gatishmëri gjatë emergjencave

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) hapi sot zyrën e saj rajonale në Stamboll për të ndihmuar vendet të përgatiten më mirë për emergjencat humanitare dhe shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Krijimi i Zyrës së Shpërndarë Gjeografikisht për Gatishmërinë për Emergjencat Humanitare dhe Shëndetësore përbën një hap konkret drejt qëllimit tonë për ta shndërruar Stambollin në një qendër rajonale për Kombet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Kjo zyrë do të përforcojë marrëdhëniet tona me OBSH-në, do të rrisë praninë tonë në fushën e ndihmës humanitare dhe do të mbështesë përpjekjet globale për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19”, shtoi ajo.

Siç theksohet në faqen e internetit të OBSH-së, zyra do të ofrojë ekspertizë teknike dhe operacionale për të ndihmuar në forcimin e kapaciteteve të vendeve anëtare në rajon ndaj emergjencave të tilla si COVID-19.