The Guardian e rendit Shqipërinë në top dhjetë vendet më të mira dhe të qeta në Evropë.

Thethi 2 days tour

Një udhëtim në Luginën e Thethit, një prej zonave më të bukura në Shqipëri, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e të huajve.

Thethi si zonë malore turistike dhe klimaterike, e mirënjohur për bukuritë natyrore, ofron mundësi turizmi për të gjitha stinët e vitit.

Të gjitha këto bukuri të papërsëritshme të këtij fshati në zemër të Alpeve shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën, traditën e kulturën shqiptare. Për këtë arsye, Parku i Thethit, si zonë pranë kufirit, është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, i cili përfshin territore edhe nga Kosova e Mali i Zi.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Thethi turistik, zbulohet projekti i transformimit të tij - Real Story

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj., janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone, /Albinfo.ch