Ballina Shëndet A e dini se çfarë ndodh në trupin tuaj kur pushoheni nga...

A e dini se çfarë ndodh në trupin tuaj kur pushoheni nga puna?

Mid section portrait of handsome businessman holding box of personal belongings leaving office after quitting job, copy space

 

Të gjendeni papritur pa punë, nuk ka efekte vetëm psikologjike. Edhe trupi juaj reagon ndaj pushimit nga puna. Më poshtë janë disa këshilla psikologjike për ta rimarrë veten sa më shpejt

 

Kushdo që është pushuar nga puna e di mirë (edhe nëse ka ndodhur vite e vite më parë, e mban mend si të ishte dje): pasojat psikologjike të kësaj përvoje janë të shumta, dhe të gjitha negative. Por është fakt, se edhe trupi juaj reagon ndaj pushimit nga puna, duke shfaqur shenja të forta stresi në nivel fizik – siç shkruhet në një artikull interesant të publikuar në HuffPost.

 

Nëse jeni pushuar nga puna ka të ngjarë të keni shqetësime psikosomatike

Psikoterapisja dhe psikanalistja Rossella Valdré thotë se: “Pushimi nga puna – përkufizohet një ngjarje traumatike – ndiqet nga një reagim psikologjik zemërimi, shkurajimi, humbje. Natyrisht, pasojat psikologjike të pushimit nga puna ndryshojnë në varësi të historisë dhe karakterit të personit, të burimeve personale dhe ekonomike, si dhe shkallës së rezistencës, ose aftësia për t’iu përshtatur statusit të ri (në këtë rast, i imponuar).

Ata që hyjnë në një fazë depresioni post-pushim nga puna, me siguri do të vuajnë nga pagjumësia, çrregullime gastrointestinale, migrena, shtimi në peshë. Çdokush ka një pikë të dobët nga pikëpamja fizike, në të cilën trauma e shkarkimit nga puna gjen mundësinë për të nxjerrë dufin. Në këtë rast flitet për sëmundje psikosomatike, e cila gjithsesi nuk duhet të nënvlerësohet. Këshillohet që në këto raste të flisni me mjekun e familjes për të parandaluar përkeqësimin e shqetësimeve fizike.

 

Gabimet që duhet të shmangni në fazën e largimit nga puna

Është edhe një pikë tjetër e rëndësishme që duhet të merrni parasysh. Psikologia shprehet se “shumë njerëzve të pushuar nga puna u ndodh që të ndihen në faj. Edhe nëse objektivisht nuk kanë bërë asnjë faj, ata që janë pushuar nga puna ndiejnë se kanë gabuar diçka, ose gjithçka. Me pak fjalë, ndihen të përgjegjshëm.

Një mekanizëm i ngjashëm psikologjik u ndodh edhe fëmijëve që rrihen apo abuzohen, të cilët ndihen në faj për të gjithë jetën, si të kishin kontribuar, në njëfarë mënyre, në atë ngjarje dramatike. Në këtë rast, ia vlen të lini mënjanë krenarinë dhe t’u kërkoni ndihmë njerëzve të afërm, miqve, prindërve, por, mbi të gjitha, një psikologu.

Tundimi për t’u izoluar / apo pretendimi i të qenët i vetëmjaftueshëm, duke shmangur ballafaqimin me brishtësinë dhe botën e jashtme, është një mekanizëm mbrojtje që më shumë i bën dëm, se e ndihmon një person të pushuar nga puna.