Rritet kërkesa për punë në distancë në LinkedIn. Faqja e specializuar Remotive publikon njoftime vetëm për smart worker

 

Nuk ka dyshim që COVID-19 ka ndryshuar zakonet tona të të punuarit. Pas cunamit të lock down (mbylljes) që detyroi shumë të punësuar të punonin nga shtëpia, smart working mund të bëhet rregull për shumë kompani, të cilat edhe më parë e praktikonin në mënyrë sporadike.

Shumë punonjës, të cilët e gjetën veten të menaxhonin papritur aktivitetin e tyre nga shtëpia, do të vijojnë në këtë mënyrë. Këtë e kanë njoftuar kompani të ndryshme. E para ishte Twitter, e cila revolucionarizoi smart working e përjetshëm, e më pas PSA, kolosi i shtëpisë automobilistike franceze, i cili njoftoi një erë ndryshimesh, por edhe Google dhe Facebook, edhe pse me më shumë kufizime.

Natyrisht, jo të gjithë profesionet mund të vijojnë aktivitetin në distancë, por profesionet që lidhen me dixhitalizimin, custumer experience dhe marketingun mund të përshtaten më së miri me këtë mënyrë të re të të punuarit. Shumë shoqëri po kapin mundësinë dhe po punësojnë punonjës në distancë. Avantazhet janë të shumta: mundësia për të peshkuar talentet e reja, për të cilët kanë nevojë dhe për përmbushjen e objektivave të rinj.

LinkedIn ka publikuar të dhëna të reja në lidhje me punësimin në distancë, që janë më të klikuara për ata që kërkojnë punë, duke analizuar njoftimet për punë me kohë të plotë, të publikuara në platformë, në periudhën 1 mars – 31 maj në 6 vende europiane. Më pas, platforma i klasifikoi këto punë në bazë të rritjes së numrit të kërkesave, duke nisur nga 1 marsi, krahasuar me të dhënat në janar dhe shkurt.

Ndër punët më të kërkuara në LinkedIn spikasin profesionet që lidhen me fushën e Marketingut dhe Customer experience, si pasojë e bumit në e-commerce. Por edhe Asistentët administrativë dhe Key açount manager. Natyrisht nuk mungojnë edhe punët e lidhura me dixhitalizimin si Data Analyst dhe punonjësit e informatikës të specializuar në gjuhën e programimit Java.
Kjo tendencë, e cila ishte shfaqur shumë kohë më parë lock down vijonte kurbën rritëse dhe pandemia e ka përforcuar edhe më shumë.

Një kompani franceze po kryen revolucionin në mënyrën e të punuarit. Quhet Remotive, faqja e parë që publikon punë të disponueshme vetëm në distancë. E themeluar nga Rodolphe Dutel, ka një databazë me më shumë se 900 start up të shpërndara nëpër botë.