Moti na ka humbur motivi i daljës në zgjedhje.Ky motiv qytetarëve të lodhur po ju humb edhe më shumë ?!Nuk po shoh së çka na ka mbetur nga politika të zgjedhim kur të vjen koha e zgjedhjëve?Zgjedhjet na kan mbetur vëtem si shikim optik i daljës nga kriza.Nese jo, atëherë kjo është vëtem një fiks ide e jona, e besimit të rremë së më këta njerëz e kemi shpëtimin tonë .Është brengosëse drejtpëshimi dhe pamundësia e shtetit që të identifikon sëmundjën e vet.Edhe këtë ska kush e bënë.Gabimet janë bërë aq të mëdha sa vështirë do të jetë të dalim prej tyre, kur bota demokratike po shkon pandalshem kah progresi .Kosova ,sikur po e dëshiron ndarjën nga realiteti në mënyrë patologjike.Sikur dashatazi po i lëshojmë rastët historike që të tubojmë poena politik si mbrenda vendit, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.As këtë nuk po e bëjmë lexues të ndëruar.Synim yni ishte dhe ka mbetur Evropa e Bashkuar.Por, shtrohet pyetja më kënd të arrihet synimi i dëshiruar, apo do të mbetet edhe kjo vetëm fontanë dëshirash.Me këtë elitë politike që po e shkatërron sistemin dhe që është verifikuar së nuk ka lidhje më shtetndërtim dhe mirëqenje ,sigurisht së jo kurrë! Në atë vend ku bëhët luftë e grupcioneve politike për pushtet, nuk ka shtet.Kjo luftë për pushtet e këtyre grupcioneve duket së eshtë rrugë e largë kur do ta ketë përfundimin. Nuk po e zëmë hapin, dhe as që po e kërkon kush hapin për ndryshime pozitive në shoqëri.Kjo kërkon qasje konstruktive dhe dije.Kërkon njerëz krejtë tjerë të politikës.

Po tingëllon pesimiste?

Pesimizmi asnjë herë nuk e ka fituar luftën.Unë veten e definoje më afër reales.Është shumë e kjartë tashmë së problemet tona nuk janë si kur njeriu ka të ftohur, apo sikur ka leukemi!Aspirini nuk ndihmon , më fjalë nuk gjindet rrugëdalja ,por me vepra.Mbajtja e syve mbyllur nuk është mënyra e mirë e pilotimit në ardhmeri. Me gjithë këto budallaki dhë më gjitha këto poshtërsi nuk ka qelës të daljës nga kriza.Dihet së krizat në një shtet janë të ndryshme dhe më mundësi të thellimit deri në shkatrrim.Ne ,jemi në spirale .Kemi hy në një rrugë njëkaheshe që na dërgon në greminë.Për këtë duhet të bëhëmi të vetëdijshem të gjithë.Kur e gjëjmë shkaktarin e sëmundjës, e gjejmë edhe ilaqin.

Njeriu i ynë po e kryen borgjin ndaj familjës, shtetit , fëmijëve dhe kombit.Nese ka punë, punon.Nese nuk ka, e pret të nesermën.I dërgon fëmijët në shkollë .I mëson së duhet respektuar ligjin, traditat , njerëzit e vjetër…Ju rritë atyre shpresat për jetë .Ndoshta fshehurazi dhe natën qanë .Pa knaqësia më e madhe e tyre është e natyrës sociale.Duron deri në atë masë , kur varfëria i kthehet në lëmoshë. Natyrisht së në Kosovë janë njëmijë arsye për frustrim.Gjithë këto probleme zor që dikujt nuk I soset durimi. Elitat kan bërë pakt, që ta ruajnë pasurinë e pandershme dhe ta ruajnë edhe pushtetin, për atë edhe po ia ruajnë njeri-tjetrit shpinën. Kjo elitë i ka trdhëtuar idealet tona për liri, pavarësi dhe barabarësi.Ata në vend që të ofrohen më popullin , po i ofrohen njeri- tjetrit për interesa meskine.Gjithëqka në Kosovë po ndahet sipas përkatësisë partiake.Nese inkuadrohesh në bisedat e tyre në     Kuvend dhe në medie , i gjithë muhabeti i tyre për gabimet dhe lëshimet, po kthehe qëllimshem në pamflet, më synime të caktuara politike. Na duhet edhe 10 vite të dalim nga vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar ,ku jemi katandisur më logjikën tonë, dhe tek të hym në shekullin 21! Çka duhet bërë? Të shpërbëjmë këtë pakt të grupcioneve politike, që tu lëshojnë pastaj rrugë ndryshimeve dhe gjerave të mira…