Me 6 gusht 2020 ndrroi jetë MUSTAF MEMIA – fotografi i “Qytetit të Alpeve”, i cili u varros me nderime në ditën e djeshme në vendlindjen e tij, në Tropojë.

Po ju percjellim dhe një falenderim e njoftim:

_____________

Miq, shokë dhe të afërm, ju falenderojmë për ngushëllimet dhe pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes nga jeta të babait tonë, MUSTAF SALI MEMIA. 

Ju njoftojmë se presim vizita edhe në Tiranë, në datat 11 dhe 12 Gusht, në këtë adresë: Rruga “Loni Ligori” (zona ASTIR) në lokal, në katin e parë të pallatit Vila-L (përballë Pastiçeri “Nela”).

Familjarisht,

Bujar MEMIA