Nga Hazir GASHI

 
Nuk e kisha ndërmend të shkruaj fare lidhur me problemin që kisha gjatë kthimit nga pushimi, por duke menduar e qarë brengën në vete thash ta ndaj me ju në mos për tjetër së pakut si vërejtje dhe paralajmërim që mos të u ndodh edhe juve njësoj si mua! U apeloj që të jeni më të kujdeshëm se unë! Të dielën mbrëma u ktheva nga pushimi me Autobusin e Sharr Travel bashk me familjen time. Isha i lodhur nga udhëtimi i ngadaltë dhe temperatura e padurueshme në Autobus! Edhe familjarët e mi ishin të lodhur njejtë! Gjatë zbritjes nga Autobusi për të marrë valigjet kontrollova xhepin dhe kisha kuletën në xhep! Por gjatë tërheqjes së valigjeve në atë tollovi pata ndjesinë se dikush më preku xhepin. Shpejt u ktheva dhe lëshova valigjet e kontrollova xhepin, por kuletë nuk kishte më! Bërtita sa munda të ndalet hajni dhe mos e pa kush, por kot! Hajni mund të ishte secili në atë tollovi! Kërkova policinë, por asnjë polic nuk gjindej në stacion! U solla u pshtolla- s’ kisha çtë bëja e thirra Taxin të nisë familjarët për shtëpi dhe vet të shkoj në Stacionin Policor! Ashtu veprova duke u ndal në qendër, por nuk më pranuan! Duhet të shkoj në stacionin e II të Dardanisë më thanë! Unë nuk kisha as kuletë as të holla për tu endë rrugëve në mesnatë me Taxi, por fati im që më afroi një polic i njohur me makinë te stacioni policor afër Hotel Viktoria! Më doli para një polic që belbëzonte! E kuptova se është Serb. I tregova rastin dhe shkoi të gjejë një polic kujdestar për të marrë paraqirjen e rastit tim! Por asnjë nuk vinte! Reagova me zë dhe polici serb më tha se spo vjen kush! Janë kaotik pas pandemisë dhe kan humb rendin e rregullin krejt – vetëm nëse dua që ai të më marr raportin! Pranova se isha edhe i lodhur edhe i acaruar e thash të iki. Më morri shënimet dhe përshkrimin e rastit. Më tha se do të më lajmërohet ndonjë polic për të më marrë në pyetje më gjerësisht. Deri tash askush nuk më ka thirrë! Zemërimi fillestar që kisha për humbjen e kuletës më kaloi gradualisht , por tash prap po vi duke u nervozuar! Nga Taksisti mësova se hajnat janë duke bërë gërdi në stacion se nuk po rrinë policia aty fare! Po pyes veten, juve dhe organet policore: 1.Si është e mundur në mesnatë të mos ketë asnjë polic në stacion të autobusëve? 2. Si është e mundur të sillen aq shumë hajna në stacion në kohën kur vlen ndalimi i aprovuar nga qeveria për shkak të pandemisë? 3. Si është e mundur të mos ketë kamera sigurie në stacion? 4. Pse nuk ka rend ku duhet ndaluar autobusët por ndalen në hyrje të stacionit tek Laura? 5. A duhet të mirret policia me rastin tim apo kan punë shumë dhe humbja ime është shumë e pavlerë për ta? Këto e shumë pyetje tjera po më sillen vërdallë në kokë! Dikush duhet të më përgjigjet. Është hera e dytë që vidhem nē qytetin tim! A duhet ta marr drejtësinë në duart e mia unē dhe fatkeqët si unë që vidhen e plaqkiten në qytetin ku jetojnë? Jam shumë i zemëruar që policia jonë nuk reagon fare! Në apo pa pandemi, policia duhet të na mbroj! Stacioni i autobusëve është vend frekuentimi për qytetarë. Si mos të gjindet asnjë polic në te? Uroj miq të mos ta keni fatin tim e të keni kujdes , por dijeni se jeni të rrezikuar! Më poshtë shihni shkresën e thatē qē më liroi polici si dëshmi e paraqitjes së rastit! Por duket se kot e mbaj! Tash më duhet të humb kohën duke vrapu për nxjerrjen e dokumentacionit të ri personal! E paratë e humbura shkuan për vitra të bajramit! Nëse rastësisht dikush gjenë Letërnjohtimin,Lejen e vozitjes apo kuletën me kartela të ndryshme i lus të më lajmëroj në kutinë postare në fb.