Doruntinën makinë në rrugën Skënder Përpepaj e ngjitën kalorësit e Curraj Epër

Nga:Agron Prebibaj

Malësia e Gjakovës në historinë e saj të mbushur me plot dhimbje e gëzime, por gjenetikisht forcë e qëndresës e identitetit tonë kombëtarë gjithnjë sipërmarrës e në tyezën e parë për Shqiprinë shtet, pse jo të pakursyer nga politikat e mbapeshta kryesisht komuniste, sot kanë kapur majat e paqes e dashurisë për njerëzoren.
Malësia e mirë Tropoja ose si Malesi e Gjakovës, pas trazirave të dhimbëshme të “97-ës, tashmë ka kalur 16 vite në qetësi, stabilitet të shtrënguar shpirtërisht rreth lirisë, paqës sociale e dashurisë për jetën e familjen e shënjët.
Ky stabilitet padyshim se ka përsonazhe burrash në politikëbërje; është Besnik Dushaj, nga më të zgjedhurit në Shqipri, pinjolli i klerikut të madh të veriut, i cili me përkushtim bëri misionin e pamundur të mundur, paqësojë qytetarët në plagët e tyre, krijoj stabilitetin social e shoqëror, krijoj të gjithë infrastukturën e demosdoshme me trastën e vogël të parave, me kanale kulluese e ujitëse, me shkolla e kopshte të ndertuara e rikonstruktuara, e deri me rrugët e ngjitura në çdo bjeshkë, për të afruar mrekullitë e alpeve me njëra-tjetëren, e plot me shumë.
Por nuk vonon ti bëhet krahu i djathtë profesori i rracës së shkëlqyer shqiptare Vuthjani Isuf Çelaj.
Prof.Çelaj i shkëputur nga bota akademike me qellim për të marrë më shumë përsiper, e për të sherbyer në institucione të larta shtërore, por një shebesë për katarsis në politikën e kontaminuar.
Kjo, vëzhgohet lehtë se kryebashkiaku Dushaj e deputeti Çelaj, janë binjakët politik në sherbim të qytetarëve të vet, referencë e cila duhet të këtë gjithëshrirje kombëtare.
Vërtetë Dushaj e Çelaj janë krenaria e Malsisë Gjakovës.
Një referencë e imja do të jetë rruga e djerësitjes shqiptare, ajo e atëletëve të Curraj Eper si forcë epokale e pasqyruar në kohë moderne, por jo të vetmuar.
Ajo, rruga për Curraj Eper me patjeter se duhet pagëzuar me një emer si çdo rrugë e botës, pasi ka një personazh kryesor e garant që në formatin e saj nga kolorëst e kapjes së majave kryebashkiaku Besnik Dushaj e deputeti Isuf Çelaj, por emrin e zotëron si kudo vendasi si sponsori e garanti gjeneral, i cili tashmë është krenaria jo vetem e jona, por shqiptare për vlersimet që merr nga shtetarët e Londres.
Ai është i ri i fortë e shumë energjik, pinjolli i një familje nacionaliste e anti-komuniste, i një burri personalitet për Malsinë e Gjakovës e shumë më gjere, është vetëm Skender Përpepaj i cili theu rekordet kombëtare e Europiane për të garantuar rrugën e vetme të vrapimit shqiptar për në zemrën e Eposit të kreshnikeve, atje ku pushojnë zanat, te Muja e Halili, Omeri e Ajkuna e shtoj zo vallet.
Atje, në Curraj Eper ku Zoti ndaloj për të pikturuar më mirë, me florën më të pasur të Europës me 99 bimë për 1metër katrorë, me dy lumej, pyje të bollshme e të shumëllojshme, mbi 100 burime uji, mbi 300 ha livadhe, etj, po ashtu fauna e mjaftueshme me, ujkun, dhelprën, lepurin, kaprollin, derrin e egër, dhia e egër e deri tek ariu e bëjnë të mrekulleshme bukurinë që mahnit.
Curraj Epër, mrekullia që befason!

Fotografia e Agron Prebibaj